Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë studentëve që zhvendosen për të jetuar në Tiranë që të rezervojnë online dhomën në konviktet e “Qytetit Studenti”. Veliaj shprehet se regjistrimi mund të bëhet fare lehtë, ashtu siç veprohet për një udhëtim apo hotel, përmes aplikacionit “Tirana ime”. “Hej, përshëndetje të gjithë studentëve që kanë ardhur në Tiranë. Mirë se keni ardhur! Duam të regjistroheni ashtu siç bëni për një udhëtim apo hotel në aplikacionin “Tirana ime”. Tek aplikacioni mund të regjistroheni për konviktin tuaj që është i ri dhe modern. Mezi presim t’ju kemi pjesë…

Read More

Këtë të hënë, studentët e këtij viti në Shkollën e Integrimit Evropian që zhvillohet nga Kuvendi, u përballën me shijen e vërtetë të sjelljes së klasës politike. Në hapje të ceremonisë ra në sy mungesa e Jorida Tabakut e cila drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ajo erdhi në sallë vetëm kur u largua kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. ”Do të kisha dashur të isha që në fillim të takimit pasi unë jam kontribuuesja kryesore që kjo shkollë të vijojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht si cdo aktivitet tjetër edhe ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet publike,…

Read More

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvana Bino, bën me dije se nuk ka asnjë person të infektuar deri më tani nga gripi i shpendëve H5N1. Bino shton se ekspertët e ISHP kanë nisur monitorimin e situatës së personave që kujdesen për shpendët. “Personat që kujdesen për shpendët natyrisht janë edhe më të rrezikuarit. Kjo është dhe arsyeja që ISHP sëbashku me ekspertë të Shëndetit Publik të Tiranës kanë kryer mbikëqyrje, kanë analizuar çdo lloj sindrome respiratore. Janë marrë mostra, janë testuar njerëzit dhe s’ka rezultuar asnjë i infektuar”, nënvizoi ajo. Bino tha se mundësia e…

Read More

Indrit Çullhaj, një kampion në sportin e xhudos ka arritur një rezultat fantastik në garat ndërkombëtare. Sportisti shqiptar ka fituar medaljen e artë në garën e xhudos zhvilluar në shtetin fqinj të Greqisë. Xhudisti shqiptar këtë sukses ia shton atyre të tjerëve të akumuluar në gara të tjera të sportit të xhudos. Kampionati ku triumfoi shqiptari quhet International Judo Championship dhe u mbajt këtë vit në Athinë, kryeqyteti grek. Atleti mundi kundërshtarë vendas, moldavë, serbë e bullgarë dhe në finale triumfoi përballë një greku. Pra, gjithsej 5 sfida të fituara me gjithë finalen brenda. 700 sportistë ishin aktivistë në këtë…

Read More

Kombëtarja e Ukrainës ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin nëntor. Ndeshja e fundit do të jetë pikërisht ndaj Shqipërisë, sfidë e planifikuar më 19 Nëntor, në stadiumin “Air Albania”. Këtë herë ukrainasit kanë rikthime të rëndësishme në ekip, siç është edhe sulmuesi i Romës, Dovbyk. LISTA E UKRAINËS Portierë: Georgiy Bushchan, Anatoliy Trubin, Andriy Lunin. Mbrojtës: Mykola Matviienko, Yukhym Konoplia, Valeriy Bondar, Oleksandr Tymchyk, Vitaliy Mykolenko, Illia Zabarnyi, Maksym Talovierov. Mesfushorë: Mykola Shaparenko, Volodymyr Brazhko, Georgiy Sudakov, Mykhailo Mudryk, Viktor Tsygankov, Oleksiy Gutsuliak, Oleksandr Zubkov, Dmytro…

Read More

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Kukës, ku inauguroi hapjen e Urës së Madhe të Kukësit. Ajo që ra në sy është ”surpriza” e një moshuari për kryeministrin, i cili e cilësoi Edi Ramën si Skënderbeun e dytë. Madje i moshuari u përul t’i puthte dorën shefit të ekzekutivit, por kryeministri nuk e pranoi një gjë të tillë. “Rrofsh sa malet, Skënderbeu i dytë je. Hallall e paç. Na ke ndryshuar Kukësin dhe gjithë Shqipërinë. Zoti të ruajt me familje dhe çfarë ke”, tha i moshuari.

Read More

Të dielën e 3 nëntorit, kryeministri Edi Rama mbajti një takim me shqiparët në Selanik, në kuadër të turit të takimeve me Diasporën. Më pas Rama mbajti një konferencë për shtyp për mediat vendase, me fokus çështjen e pronave në Himarë, minoritetin grek në Shqipëri dhe çështja e Fredit Beleri. “Ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Në…

Read More

Amerika është në ethet e zgjedhjeve presidenciale. Pensilvania është një nga shtatë shtetet që do të vendosin zgjedhjet. Kamala Harris po kalon ditën e saj të fundit të fushatës atje, teksa dhe Donald Trump gjithashtu do të bëjë dy ndalesa atje më vonë. Përzierja e shtetit të popullsisë urbane dhe rurale e bën atë një shtet konkurrues për të dy kandidatët, thotë Christopher Borick, drejtor i Institutit të Opinionit Publik të Kolegjit Muhlenberg. Ai tregon se kandidatët presidencialë duhet të jenë të vëmendshëm ndaj çdo demografie ndaj votuesve dhe duhet të bëjnë fushatë në platforma që trajtojnë çështje kyçe: ekonominë,…

Read More

Sfida mes Bylisit dhe Laçit është mbyllur pa gola. Ndeshja e vlefshme për javën e 12-të të Superligës, e luajtur në ”Adush Muça” dhuroi shumë raste, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë. Me këtë barazim, Bylis mban vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Laçi renditet i parafundit me 1 pikë më shumë. Sot luhen dhe dy sfidat e fundit të javës së 12-të të superligës: Elbasani-Dinamo City dhe Partizani-Teuta. Ndërkohë kjo javë nisi një ditë më parë me dy ndeshje: Egnatia-Tirana 1-0 dhe Vllaznia-Skënderbeu 2-0.

Read More

Pas masakrës me 4 viktima në Shkodër, Partia Demokratike ka propozuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar për lidhjet qeveri-krim, të quajtur Komisioni Parlamentar i së Vërtetës. PD thekson se gjaku i viktimave në Shkodër duhet të rëndojë mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, të cilën e kanë quajtur të inkriminuar. Po ashtu për PD të pafajshmit e Shkodrës dhe viktima të tjera atentatesh në të gjithë vendin, duhen rehabilituar, më së pari duke zbuluar dhe dënuar fajtorët. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Masakra e Shkodrës, me tri viktima, është përmbyllur dje me vdekjen nga plagët e marra të Bashkim…

Read More

Amerika është gati të zgjedhë presidentin e ri. Historiani dhe profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë rezultatin e nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale. Ai parashikon se zëvendës-presidentja Kamala Harris do të fitojë. Sistemi i tij, i cili quhet “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, kalon përmes “13 parametrave” në një listë për të llogaritur parashikimin përfundimtar, duke mos marrë parasysh sondazhet e përdorura në prag të zgjedhjeve. Edhe pse është i sigurt në parashikimin e tij, Lichtman tha se ishte nervoz pjesërisht për shkak të numrit të ngacmimeve dhe “urrejtjes” që ai dhe familja e tij kanë marrë, dhe…

Read More

Athina zyrtare nuk e ka lënë pa komentuar qëndrimin që mbajti kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Selanik të dielën e 3 nëntorit. I pyetur nga gazetarët grekë në konferencën për mediat që zhvillohet dy herë në javë se cila është përgjigja e Athinës ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Vorio Epiri është një term që ka vdekur, zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis ka deklaruar: ”Epiri i Veriut mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por besoj se është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek me të drejtat e tij. Respekti ndaj tyre…

Read More