Author: tirana

Nesër Amerika është në zgjedhje, mes Trump dhe Harris për ta parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Mbështetja për Kamala Harris nga figura të njohura të industrisë së artit ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve. Emra të famshëm si Beyoncé, John Legend, Megan Thee Stallion dhe Jamie Lee Curtis janë shfaqur hapur në mbështetje të kandidaturës së saj për zgjedhjet presidenciale. Për këta VIP-a, Harris përfaqëson një shpresë për të ardhmen, duke u fokusuar në çështje që janë me rëndësi të veçantë për audiencën e re dhe për komunitetet që përfaqësojnë. Një arsye kryesore pse shumë artistë e…

Read More

Nisja e diskutimit të buxhetit për vitin 2025, do të bëjë që PD dhe opozita të rikthehet në normalitet të sjelljes në Kuvend. Tonet e mëhershme ultimative për të vijuar rrugën e nisur, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duket se po i zbut, teksa pohon se po diskutohet cili do të jetë qëndrimi në Kuvend. Kthimin në normalitet demokratët duket se mund ta justifikojnë me propozimet konkrete që do të dërgojnë. ”Një vendim do të merret, por qëndrimi ynë është i prerë, minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që ne do…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të jetë të enjten në Budapest, me ftesë nga homologu hungarez Viktor Orban për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Pjesë e samitit do të jenë mbi 50 liderëve të tjerë evropianë. Në qendër të këtij samiti, Orban ka vendosur luftën ndaj emigracionit të paligjshëm. Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave. Orban ka mbështetur publikisht paktin…

Read More

Qendrat e votimit në SHBA kanë forcuar masat e tyre të sigurisë këtë vit, duke parashikuar dhunën e mundshme bazuar në përvojën që nga viti 2020 dhe gjatë një rritjeje të vazhdueshme të kërcënimeve dhe ngacmimeve të fokusuara ndaj punonjësve të zgjedhjeve. Shumë qendra kanë trajnuar punëtorët e tyre për taktikat e de-përshkallëzimit. Ata kanë kryer stërvitje në mënyrë që të shmangin ndonjë përplasje mes votuesve. Po ashtu do të mbahen shënime kërcënimet e mundshme. Qindra zyra zgjedhore janë përforcuar me xham antiplumb dhe dyer çeliku. Autoritetet janë të shqetësuara për ngritjen e lëvizjes së krahut të djathtë për mohimin…

Read More

Presidentja pro-Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu siguron një mandat të dytë pas balotazhit të tensionuar që u konsiderua një zgjedhje mes Europës dhe Rusisë. Rivali i saj Alexandr Stoianoglo, i cili u mbështet nga Partia e Socialistëve pro-ruse, ka kërkuar lidhje më të ngushta me Moskën. Ai iu drejtua mbështetësve si në gjuhën rumune, ashtu edhe atë ruse. Stoianoglo pati fillimisht përparësinë dhe ishte një kandidat më i sukseshsëm brenda Moldavisë, me 51% të votave. Por, Sandu fitoi në kryeqytetin Kishinau dhe dominoi plotësisht mes votuesve të diasporës. Gjatë gjithë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, autoritetet denoncuan…

Read More

Dashi Ti i meriton të gjitha, Dash. Marsi në Luan të kujton që nuk ke nevojë të bësh ose të kesh më shumë ose më pak për të qenë i/e denjë për dashuri. Lidhja e Diellit dhe Saturnit të hënën të ndihmon të thuash të vërtetën për diçka që të sjell më shumë qartësi dhe lidhje. Ndërsa katrori i Afërditës dhe Saturnit e bën lidhjen pak të ngatërruar; mbaj qëndrimin të lehtë dhe shfaq kureshtje për atë që po ndodh. Demi Çfarë të duhet, Demi? Marsi në Luan të kërkon të përdorësh fjalët për të shprehur nevojat e tua, sepse…

Read More

Masakra e Shkodrës me 4 viktima, vijon që të jetë end pa autorë. Policia e Shkodrës ka dyshime të forta që Ibrahim Lici të ketë qenë i pranishëm në makinën tip “Benz” që iu bë atentat më 30 tetor në Dobraç e ku mbeti i vrarë mes disa personave edhe vëllai i tij, Hamza Lici. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë pasi në disa pamje të tjera, personi i veshur me të zeza shfaqet duke i dhënë ndihmën e parë Hamza Licit. Siç duket nga fotoja, mbi të shfaqet edhe një punonjës i repartit “Shqiponja”. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle…

Read More

Derbi i Barcelonës i ka kushtuar shumë mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbullës. Ai u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga fusha pas 39 minutave lojë. Kumbulla ndjeu probleme muskulore dhe stafi teknik i Espanyol njoftoi se kjo ishte një masë paraprake, për të mos e përkeqësuar situatën e futbollistit. Derbi katalanas përfundoi me fitoren 3-1 të “blaugranave”. Lëndimi i Kumbullës nuk është një lajm i mirë për Kombëtaren, pasi erdhi vetëm pak ditë përpara grumbullimit për sfidat e “Nations League” me Çekinë dhe Ukrainën.

Read More

Me batuta u shoqërua takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit. Një nga banorët i uroi kreut të qeverisë “mos u plaksh kurrë”. Këtë urim Rama e ktheu në batutë duke thënë “për mosplakje kemi vetëm Pandin”. Në hapjen e urës ishin zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku dhe Pandeli Majko. Pjesë nga takimi: Majko: Është ngjarje shumë e madhe. Qytetari: Mos u plaksh kurrë. Rama: Jo mor burrë jo, për mosplakje kemi vetëm Pandin. Ne të tjerët ndryshojmë. Është plakur që i vogël ky edhe…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares Elisa Spiropali të thërrasë Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet. Kërkesa e demokratëve vjen në lidhje me shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, për të cilin deri tani janë zhvilluar dy mbledhje. Bardhi thotë se kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, që prej datës 18 Shtator duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.“Ky pengim i kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu një cënim flagrant i…

Read More

Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur. Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit. Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e arrestuan se ai e vrau kryebashkiakun sepse nuk e mbajti premtimin për ta punësuar. Hilmi Şen, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies, dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar. Shen, i cili vazhdoi detyrën në mënyrë të pavarur, u plagos rëndë…

Read More