Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur në SPAK këtë të hënë. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Dogjani është paraqitur në SPAK. Ai është pyetur në hyrje të prokurorisë përse është thirrur në SPAK, por është përgjigjur duke thënë “Kur të dal”.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku katër persona u plagosën nga një sulm me sëpatë. Ngjarja ndodhin mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 08:00 në një stacion treni Ouxaire-la-Ferrières, rreth 30 kilometra në lindje të Parisit. Një prej të plagosurve ka një krah të amputuar dhe një tjetër ka një plagë të hapur me sëpatë në kokë.

Read More

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë. Shpërthimi ndodhi afër mesnatës të së dielës, duke shkaktuar shtëllunga shpërthyese të llavës dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra përreth. Vullkani në malin Levotobi Laki-laki, që gjendet në ishullin Flores, shpërtheu në orën 23:57, sipas kohës lokale, duke nxjerrë llavë, hi vullkanik dhe shkëmbinj vullkanikë, tha Hadi Wijaya, zëdhënës i Qendrës për Vullkanologji dhe Uljes së Rrezikut Gjeologjik. “Pas shpërthimit, pati shkëputje të energjisë elektrike dhe më pas ra shi dhe kishte shkarkime rrufesh që shkaktuan panik te banorët”, tha ai…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kantierit të kardiokirurgjisë në QSUT. Koçiu shprehet se po punohet me ritme të shpejta për rikonstruksionin e plotë të godinës. “Po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu. Postimi i ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu: Mirëmëngjesi ☀️ nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të…

Read More

Korçë: 52 vjeçari i jep fund jetës në afërsi të kishës së Ristozit në Mborje. Mësohet nga informacionet paraprake se 52 vjeçari me iniciale M.X. është vetëvarur në një pemë në krah të urës, ndërsa u gjet nga banorët e fshatit këtë mëngjes ku lajmëruan policinë. Sipas të dhënave, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia po heton lidhur me rastin.

Read More

Spanja po vuan një nga stuhitë më të rënda të këtij shekulli. Përmbytjet u kanë marrë 217 personave ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur në Valencia. Megjithatë stuhia DANA është ende mbi Spanjë dhe urgjenca meteorologjike nuk ka përfunduar. Ditën e djeshme, kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se qeveria do të dërgojë 5,000 ushtarë në Valencia për të ndihmuar të prekurit, si dhe 5,000 policë të tjerë kombëtarë dhe roje civile. Presidenti shtoi se Mazón duhet të kërkojë të gjithë ndihmën që i nevojitet dhe ekzekutivi do ta sigurojë. Tetë rrugë në Valencia dhe Castellón, janë të mbyllura ose…

Read More

Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e bllokuar në makinën e përmbytur nga uji, në një nënkalim. “Pas tre ditësh, gjetëm dikë të gjallë në makinë”, u tha vullnetarëve të shtunën Martín Pérez, kreu i shërbimit të mbrojtjes civile të Valencias.Pérez më vonë shpjegoi për faqen lokale të lajmeve Levante se, ndërsa përmbytjet kaluan nëpër rajon, makina e gruas ishte në mesin e shumë të shpërndara nga rrymat e egra. Ajo kishte përfunduar në një nënkalim në komunën e Benetússer, e bllokuar brenda një makine që ishte varrosur në një grumbull automjetesh të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga takimi në Selanik me shqiptarët në këtë qytet. Rama shprehet se mikpritja shqiptare është frymëzim kuq e zi për të gjithë. Ndërsa, ka uruar fundjavë të mbarë për të gjithë. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë ju, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur në Spanjë pasi vende u godit nga reshje shiu sa për një vit. Së fundmi kishte të paktën 210 vdekje të konfirmuara në Valencia, dy në Castilla La Mancha dhe një në Andaluzi. Autoritetet lokale lëshuan paralajmërime të martën vonë, por shumë thonë se kjo u dha atyre pothuajse aspak kohë për t’u përgatitur për kushtet që kishin vrarë dhjetëra. Si filluan përmbytjet?Shiu i dendur kishte filluar tashmë në pjesë të Spanjës jugore të hënën. Në kontrast me zonat si Malaga, shiu nuk filloi në rajonin më të goditur të Valencias deri rreth…

Read More

Shqipëria është një nga vendet më interesante në Evropë dhe një nga më miqësoret – me një popullsi prej vetëm 2,8 milionë banorësh, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në revistën globale të udhëtimeve “Culture Trip”. Është gjithashtu një destinacion kryesor për turizmin kulinar, me ushqime të përballueshme dhe pjata të shijshme vendase. Befasohuni nga plazhet e klasit botëror të Rivierës Shqiptare, ose perjetoni aventuren tuaj te paharrueshme duke marrë me qira një makinë dhe duke lëvizur në male. Ja çfarë duhet të dini përpara se të vizitoni Shqipërinë. Shqiptarët janë shumë miqësorë Gjatë udhëtimit tuaj në “Tokën…

Read More

Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të zhvendosin vendet e punës jashtë vendit. Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë burokraci: Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, pothuajse çdo e treta kompani industriale po planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë vendit për shkak të kushteve të pafavorshme të vendndodhjes në Gjermani. Siç zbuloi një sondazh i menaxherëve të lartë nga 115 kompani industriale gjermane të porositur nga firma konsulente EY, 45 përqind e kompanive duan të hapin lokacione të reja jashtë vendit – vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të…

Read More