Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet e arsyeja e thirrjes së tij në SPAK është pyetje në lidhje me “21 janarin”.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Lungomare 3, që po ndërtohet në zonën , që po ndërtohet në zonën nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës. Rama shkruan se ndërkohë që vijon puna për Lungomaren 3, është në fazë përpilimi projekti për Lungomaren 4. Projekti në fjalë, sipas kryeministrit do të përfshijë edhe zonën e Orikumit. “Mirëmëngjes dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën…
Shiu që ka nisur sërish ka vënë në alarm portokalli një pjesë të rajonit të goditur të Valencias, ndërsa 500 trupa shtesë janë përfshirë në kërkimin e personave të zhdukur. Spanja, e cila shpalli tre ditë zie, numëron të vdekurit e saj, të cilët tashmë arrijnë në 158. Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë përfshirë rajonin e Valencias, pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën rajonin të martën dhe të mërkurën, duke zhytur rrugë dhe qytete në ujërat me baltë dhe duke lënë pas skena kaosi dhe shkatërrimi të patreguar. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje banorëve në…
Majat e maleve, lumenjtë e kristaltë dhe ujëvarat e Shqipërisë janë ende të paeksploruara nga turistët, shkruan Anastasiia Abramets në një artikull të publikuar në blogun e udhëtimeve “Rove.me”. Një shëtitje në Parqet Kombëtare të Shqipërisë ju mundëson të zbuloni florën dhe faunën, ujëvarat e mrekullueshme dhe lumenjtë malorë të rajonit. Në veri, larg qytetërimit, shtrihet fshati i Thethit, “porta” e Parkut Kombëtar të Thethit. I themeluar në vitin 1966, parku ndodhet në qendër të Alpeve Shqiptare, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luginës së Shalës. Parku synon të mbrojë ekosistemet dhe biodiversitetin e ndryshëm dhe trashëgiminë kulturore dhe…
Është ndarë nga jeta babai i aktores së njohur Jonida Vokshi. Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshorti i saj, Besnik Kapril, i cili i ka kushtuar një postim prekës, teksa shprehet se demenca e mpri ngadalë, por kurrë nuk arriti që të shuante dashurinë që kishte për ta. “Sot humbëm një njeri të veçantë, jo vetëm babain e Jonidës, por një mik dhe një shpirt të dashur. Ai më deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime të mbushura me muzikë dhe tregime. Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij…
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira te pakta deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veriperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore 5/18°C – Zonat e ulëta 8/25°C – Zonat bregdetare 12/24°C
DASHI Dashi i dashur, është koha për të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku mundësi të reja duken në horizont. Në dashuri përpiquni të komunikoni qartë për të shmangur keqkuptimet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 1 nëntor 2024), ditë intensive nga pikëpamja emocionale. Marrëdhëniet romantike do të jenë në qendër të vëmendjes, me momente diskutimi konstruktiv. Në punë shmangni zgjedhjet e nxituara dhe gjeni kohë për të reflektuar. BINJAKËT Kjo javë i kushtohet introspeksionit. Në dashuri, përpiquni të shprehni atë që ndjeni në të vërtetë; mos kini frikë të tregoni veten të pambrojtur. Profesionalisht, është…
Është zhvilluar sot takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike, ku u miratua draftraporti Vjetor i Monitorimit për vitin 2023 i Strategjisë së Monitorimit të Financave Publike 2023-2030. Kështu bëri me dije ministri i Financave, Petrit Malaj i cili nënvizon se “raporti i monitorimit për vitin 2023 pasqyroi angazhimin për qeverisje efektive të financave publike dhe theksoi progresin në zbatimin e planit të veprimit, me 80% të progresit në nivel tregues performance dhe 82.61% në nivel aktiviteti”. Sipas ministrit, këto arritje, reflektojnë angazhimin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar. Malaj shkruan me tej…
Ish-drejtuesi i Policisë, deputeti i PD-së Asllan Dogjani i prekur nga masakra në Shkodër, akuzoi Policinë për lidhje me krimin. Sipas tij ngjarja e djeshme ishte e paralajmëruar, pasi viktima Arlind Bushati kishte denoncuar para disa ditësh në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Duke mbështetur deklaratën e Berishës se Policia i ka nxjerrë në pritë viktimat, Dogjani thekson se nëse policia do t’i mbante nën kontroll personat me precedentë penalë, ngjarja e djeshme do të ishte shmangur. Ai thekson se grupet kriminale janë më të fuqishme se shteti dhe janë futur edhe…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar deputetes së PD, njëheraz kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Jorida Tabaku, raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se me ambasadorin Gonzato diskutuan lidhur me raportin e progresit, i cili pasqyron gjithashtu shqetësimet reale të opozitës. Duke iu referuar progresraportit, Tabaku ka renditur edhe disa nga shqetësimet e opozitës. ”Parlamenti ka dështuar të realizojë një reformë tërësisht gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nga çështja e ish-ministrit të Jashtëm deri te ligji…
Moderatorja e njohur Bieta Sulo është ndeshur pasditen e sotme me një situatë të papritur në emisionin ”Ftesë në 5”. Teksa drejtonte emisionin dedikuar tematikës së ‘Halloween’, kësaj feste që ngre shumë polemika dhe pikëpyetje, Sulo tregoi se është një nga emisionet më të sikletshme për të, për shkak të prezencës së gjarpërinjve në studio. Në fund të emisionit, pasi akrobatja Fiona Rrushiti ka mbaruar performancën e saj, ka zgjedhur që befasisht ta vendosë gjarprin në kokën e Bietës. Ky ka qenë momenti ku e shtangur autorja e pasdites u bë gati të mbyllë emisionin, gati të humbiste ndjenjat live!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhënë votën qeverisë Kurti. Ai shton se vota u dha në kushte krejtësisht tjera, dhe shton se ishte i bindur se kjo qeveri do të sillte ndryshimin në Kosovë. “Jo unë nuk i bie pishman, dhe nëse do të kishit me pyet Behgjetin tani po të kthehesha në origjinë edhe njëherë, atëherë kur kam qenë fëmijë, e të më thoshe ke disa variante për t’i zgjedhur, cilin rrugëtim do ta marrësh, sinqerisht them nuk kisha dit me zgjedh diçka tjetër. Në rrugën kur isha nis atëherë,…