Author: tirana

Ambientet e shkollës 9- vjeçare ‘Irakli Bozo’ në Golem të Lushnjes janë rikonstrukturuar, duke ofruar kushte më mira për nxënësit. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale, nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamje nga ambientet e shkollës. “Mirëmengjes dhe me shkollën 9-vjeçare “Irakli Bozo” që po rilind në Golem, Lushnje, për të ofruar kushte mësimore sipas standardeve të BE-së për 150 nxënësit e saj dhe duke u bërë pjesë e zinxhirit të shkollave të rilindura në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për deputeten Elda Hoti, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Read More

Janë betuar sot dy deputetët më të rinj në Kuvend, Andrea Mane, i cili zëvendëson Ervin Salianjin i cili është dënuar me 1 vit burg, si dhe Erjon Mekaj, që mori mandatin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin vetëm pak ditë para se të merrej i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Erjon Meka ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.

Read More

Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Forest,” i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kërkimet për kapjen e tij. Si rezultat i këtyre veprimeve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Rauf…

Read More

Këto janë pamjet e atentatit të dështuar ndaj Arlind Bushatit, i cili u ekzekutua ditën e djeshme së bashku me Hamza Licin. Atentati i dështuar ndaj 23-vjeçarit ndodhi më 10 tetor, teksa i riu ishte ulur në një lokal në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Dy persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën, por nuk qëllojnë drejt tij duke u larguar nga vendngjarja. Ndërsa personat e pranishëm në kafe ngrihen të tmerruar nga karriget.

Read More

Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm, kanë thirrur Çelën, ndërkohë që mbetet të shohim nëse ai do të japë deklaratë për mediat kur të dalë nga godina e qelqtë. Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve. Derisa në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator…

Read More

Bombat e telekomanduara ruse kanë goditur një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Harkiv në orët e vona të 30 tetorit, duke e vrarë një fëmijë dhe duke i plagosur 29 njerëz të tjerë, thanë zyrtarët. Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se fëmija, 11 vjeç, ishte nxjerrë nga rrënojat me lëndime të rënda në kokë, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin. Më herët, kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, kishte thënë se “kemi të dhëna për një bombë të telekomanduar ajrore që ka goditur një ndërtesë të lartë. Ka viktima”. Më herët, Synyehubov tha se të…

Read More

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit. Ish-presidenti republikan veshi një jelek fosforeshent ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti të martën nga Presidenti demokrat Joe Biden, që ai tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të ish-Presidentit Trump. Duke marrë pyetje nga gazetarët ndërsa qëndronte i…

Read More

Ekziston mundësia e një armëpushimi të hershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut. Kryeministri i përkohshëm i Libanit tha se shpresohet që një armëpushim do të arrihet brenda disa orësh. Marrëveshja e armëpushimit do të monitorohet nga ushtria libaneze. Hezbollahu dhe Hamasi e shprehën marrëdhënien e tyre shumë më vonë. Mediat zyrtare izraelite publikuan draft propozimet për armëpushim në Liban, të cilat do të shpallen pas disa orësh. Drafti kërkon që Izraeli dhe Libani të zbatojnë rezolutat e OKB-së, duke finalizuar zbatimin e armëpushimit 60-ditor dhe tërheqjen e trupave izraelite. Sipas draftit, Izraeli do të tërheqë ushtrinë e tij nga Libani brenda…

Read More

Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërprenë transportin dhe vranë të paktën 95 njerëz në fatkeqësinë më të rëndë natyrore që ka goditur kohët e fundit këtë vend evropian. Stuhitë dhe reshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia. Përrenjtë me baltë përmbysën me shpejtësi të madhe automjetet në rrugë, ndërsa mbeturinat dhe sendet shtëpiake rrotulloheshin në ujë. Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterët për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre…

Read More