Të shtëna me armë zjarri raportohen në Dobraç të Shkodrës, ku janë shënuar viktima, ku sipas medieve vendore, bëhet fjalë për dy të vrarë dhe dy të plagosur. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe tre ambulanca.
Author: tirana
Një 61-vjeçar i cili goditi me vezë dhe kos, eurodpeutetin Fredi Beleri para kryesisë së Kuvendit është proceduar sot në gjendje të lirë. Ndaj tij rëndon akuza e kanosjes dhe prishjes së qetësisë publike. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal. Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për mosbindjen civile që u mbajt mbrëmë për 3 orë nga PD në 6 akset kryesore. Protesta ishte në vazhdën e tubimeve që Partia Demokratike ka zhvilluar prej burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe gjatë së cilave është bërë thirrje për qeveri teknike, rrëzimin e Edi Ramës dhe lirimin e kryetarit të tyre Sali Berisha. “Kryefjala e çdo shqiptari, lajmet e agjencive botërore, ishin një dhe vetëm një, paralizimi prej 3 orësh i Shqipërisë nga veriu në jug. Për këtë më duhet të bëj një korrigjim: Në pamje të parë dukej se Shqipëria…
Rikthehet Forca Rezerviste Ushtarake pranë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në fillim të vitit 2025, nis krijimi i kësaj force rezerviste, duke përmbushur kështu dhe një detyrim të shteteve anëtare të NATO-s. “Të gjithë oficerët, të cilët për arsye të ndryshme karriere të tyre janë duke zhvilluar provat, mund të rikthehen pranë Forcave të Armatosura, për të zhvilluar më tej karrierën e tyre në misione paqeruajtëse të NATO-s dhe në rajon si dhe për të marrë benefite si financiare dhe karriere”, tha Pirro Vengu. Për forcat rezerviste ushtarake është planifikuar një fond prej 15.5 milion euro në buxhetin…
Në vitin 2025 nuk do të ketë vetëm një indeksim të pensioneve, ai i zakonshmi në muajin tetor. Por më shumë para në xhepat e pensionistëve do të futen që në muajin prill. Qeveria parashikon të indeksojë pensionet në prag të zgjedhjeve parlamentare 2025, duke i dedikuar nga buxheti i shtetit një vlerë prej 50 milionë eurosh. Lajmin e konfirmon Ministria e Ekonomisë, e cila thotë se pensionet mbi 790 mijë të moshuar do të rriten në bazë të ecurisë së inflacionit në prill. Formula e indeksimit të pensioneve ndryshoi në pranverën e 2023-shit, kur në prag të zgjedhjeve vendore…
Mbrëmë në mesnatë shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 3”. Xheneta Fetahu fillimisht tentoi t’i zgjonte konkurrentët në dhomën e gjumit me tiganë, gjë më pas që iu kthye mbrapsht nga Xuxi. U krijua edhe një debat i ashpër mes Vullnetit dhe Drenushës, ku kjo e fundit u akuzua se nxiti Xhenetën. Sidoqoftë, kjo kaloi në një nivel tjetër gati në përplasje fizike mes Mevlanit dhe Xuxit. Ajo pas gjithë këtij sherri në një bisedë me Rezartin theksoi se nuk është pishman. “Nuk jam pishman çfarë kam bërë mbrëmë”, u shpreh ajo.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet masive që kanë përfshirë Spanjën, duke shprehur ngushëllimet e tij për popullin spanjoll dhe veçanërisht për familjet e viktimave. Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria është e gatshme për të ofruar ndihmën e saj. “I tronditur thellë nga përmbytjet e rënda që prekën zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, fatkeqësia më e keqe natyrore, duke vrarë të paktën 51 njerëz. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Duke i dërguar forcë dhe solidaritet popullit dhe qeverisë së Spanjës! Ne dëshirojmë që të gjitha komunitetet e prekura të shërohen shpejt…
Bllokimi i akseve kryesore në vend për 3 orë mbrëmjen e së hënës nga Partia Demokratike, ka shkelje të ligjeve. Policia e Shtetit ka nisur procedimet në pikat ku u zhvillua akti i mosbindjes civile. Mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 195 shtetas, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë. Nga ana tjetër, ka edhe një procedim në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4…
Janë 47 zyrtarë të policisë që kanë shprehur interes sipas ligjit duke konkurruar për drejtor qarqesh. Vilson BalaLuan MemaGjovalin LokaErvin NdreuArtur ShiraNiko BrahimajAlket ShatroAltin QatoArtan BajrajtariIslor IslamiElidon ÇelaErzen CeraNdue DoçiAltin MenaAlfred EleziElton AlushiGjovalin LokaTonin VocajAlfred NomaniBedri HasanajDritan MalajSulë CaraKujtim GjokaArdian ÇipaIzet HysaAdriatik TafçiuErvin NdreuArtur ShiraErion AhmetiLorenc MetaSkender HitaGentian BerberiLorenc ShehuLorenc PanganikaGazmend shehuAkil KaloFatmir HoxhaArdrit ElmaziFatmir LleshajLuigj VathiArtion DukaErmal MuçajAlket ShatroSokol CanaShkëlzen RexhepiDritan LenaAltin Merizaj
Përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin lindor të Valencias të Spanjës kanë lënë të vdekur të paktën 62 persona, thanë shërbimet e shpëtimit kete të mërkurë. Shiu i dendur dhe erëra të forta kanë goditur Spanjën jugore dhe lindore që nga fillimi i javës, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe në rajonin jugor të Andaluzisë. Trupat janë ende duke u gjetur dhe identifikuar, shkruan shërbimet rajonale të urgjencës në X. Disa pjesë të rajonit të Valencias janë pa energji me linjat telefonike gjithashtu të ndërprera, dhe disa vende u ndërprenë nga rrugët e përmbytura, u…
Xhaxhai i 15-vjeçarit të plagosur ditën e sotme nga babai në Pogradec ka rrëfyer momentin kur mori vesh lajmin, ndërsa ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi nipi i tij ishte në telefon dhe shihte TikTok. “E kam nip, është nxënës i mirë. Më iku truri kur e mora vesh. Janë zënë për një punë telefoni. Shihte Tik-Tok dhe i ati ia mori dhe e theu.Nuk e di saktë ku e plagosi, në veshka apo kurriz”, është shprehur ai. Ndërkohë fqinjët e familjes tregojnë se nuk kishin dëgjuar asgjë nga momenti i konfliktit, por se marrëdhënia mes djalit dhe babait…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka certifikuar Shqipërinë, e cila kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës. Rama bën me dije se Shqiëpria është vizituar nga 9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024. “Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në…