Author: tirana

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës. Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale. Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë. Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko. “Siç duket, mënyra e vetme…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga qyteti i gurtë për të përshëndetur ndjekësit e tij. Rama ka hedhur në profilin e tij në “Facebook” një video nga rrugicat karakteristike të Gjirokastrës që siç thotë ai gdhihen çdo ditë plot me vizitorë. “MIRËMËNGJES 😊dhe nga rrugicat e pazarit të Gjirokastrës, që gdhihen çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, tha Rama.

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar pak pas orës 02:00 pas mesnate të në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë. Drejtuesi i një motori ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij është përmbysur me pasojë vdekjen e tij. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk mbante kaskë. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Read More

Policia Kombëtare dhe ajo Bashkiake në Spanjë arrestuan pesë persona në mes të një tentative grabitjeje të një kompanie të shitjes së arit në lagjen Salamanca. Një biznes që përveç mineraleve kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe. Me të mbërritur në vendngjarje agjentët kanë vëzhguar sesi grupi kriminal kishte bërë një vrimë, nga godina e pasme e biznesit me diametër mbi 60 centimetra. Prej aty kishin hyrë në katin e sipërm të pallatit. Autorët e krimit të cilët u kapën ishin të veshur me gatera, kapele dhe doreza. Ata…

Read More

Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara. Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë…

Read More

Ekonomia e Islandës po e tejkalon shumicën e vendeve evropiane pas prezantimit kombëtar të një jave më të shkurtër pune pa humbje page, sipas një sondazhi të publikuar të premten. Ndërmjet viteve 2020 dhe 2022, 51% e punëtorëve në vend pranuan ofertën e orëve më të shkurtra të punës, përfshirë javën katërditore, zbuluan dy institute kërkimore, duke vënë në dukje se shifra ka të ngjarë të jetë edhe më e lartë sot. Vitin e kaluar, Islanda regjistroi rritje ekonomike më të shpejtë se shumica e vendeve evropiane dhe shkalla e saj e papunësisë është një nga më të ulëtat në…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka raportuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në nëntëmujorin e parë të vitit 2024, duke transportuar mbi 8,32 milionë pasagjerë – duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”. Kjo rritje e jashtëzakonshme e numrit të pasagjerëve thekson rëndësinë në rritje të Shqipërisë si destinacion turistik dhe biznesi në Evropë. Vetëm në shtator të 2024, Aeroporti i Tiranës priti 1,1 milionë pasagjerë, duke reflektuar një rritje prej 47% në terma vjetore. Këto shifra nxjerrin në…

Read More

Shkodër/Informacione paraprake Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Shkodër. Policia njofton se një 62-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Lushë Qokaj, është përplasur nga një automjet dhe nuk i ka shpëtuar dot dëmtimeve të marra duke ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Ndërkohë, shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentit është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga vendngjarja. Shkodër/Informacione paraprake Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër. Vijon puna intensive…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me alternime vranësirash për pjesën e parë të ditës, të cilat do të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Pas mesditës mbizotëron mot i kthjellët. Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 8-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në…

Read More

DASHI Në dashuri, dita mund të jetë pak konfuze: përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos reagoni në mënyrë impulsive. Në punë disa sfida do kërkojnë vëmendjen tuaj, por me durim do arrini t’i kaloni. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për sot(e mërkurë 30 tetor 2024), në dashuri, Hëna e favorshme ju jep qetësi dhe harmoni në marrëdhënien tuaj në çift. Nëse jeni beqarë, është momenti i duhur për t’u dhënë pas njohjeve të reja. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe përpjekjet tuaja janë gati të shpërblehen.…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu bashkua protestës së opozitës tek Kthesa e Kamzës, pikërisht në vendin ku u arrestua Ilir Meta. Këtij të fundit ia kushtoi prononcimin për mediat, duke thënë se Meta u rrëmbye në mënyrë terroriste. Blushi sulmoi edhe prokurorët, duke i quajtur mercenarë dhe vrasës me pagesë të opozitarizmit dhe demokracisë. ”U rrëmbye në mënyrë terroriste dhe të paligjshme nga këta banditë me dhe pa uniformë. Të mos provokojnë këtë protestë parësorë, sepse këta qytetarë do detyrohen nga këtu të shkojnë në Surrel, në shtëpinë e Edi Ramës, në shtëpinë e Erion…

Read More