Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj. Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet. Këto ndryshime duket se vijnë në kuadër të ristrukturimit të Bashkisë së Tiranës dhe freskimit me emra të rinj në detyrë.
Author: tirana
Vjen reagimi nga policia pas publikimit të një video në një portal, ku djali tërheq zvarrë nënën e tij dhe ofendon. 48-vjeçari, është arrestuar këtë të premte nën akuzën “Dhuna në familje”. “Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në një portal, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni…
Arrestimet, hetimet dhe dosjet e politikanëve ka qenë tema e debatit mes të ftuarve në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Për gazetarin Arbër Hitaj SPAK ka bërë një punë të mirë deri tani pasi ka goditur përmes dosjeve pa mbajtur krahë politikë. Siaps tij edhe ndaj krimit të organizuar goditjet kanë qenë shumë të forta, ndërsa shtoi se politika po ndëshkohet për keqqeverisje dhe korrupsion. I pranishëm në studio gazetari Shkurti tha se nuk është vetëm keqqeverisja ajo që shqetëson shqiptarët, duke shtuar se nëse Berisha do të dënohej vetëm për kthimin e pronës…
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e 3 shtatorit në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim me vendim gjykate “arrest në burg” njëri prej autorëve, i konfirmuar me prova. Dy të plagosurit, Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj, po pinin kafe në momentin e ngjarjes. Ronaldo Metushi ka marrë plumb në këmb, ndërsa Kastriot Elezaj në gjoks. Në dëshminë e tyre ata kanë mohuar të kenë patur konflikte me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit. Megjithatë, grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit ishte 45-vjeçari…
Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur me doza kanabisi gati për shitje në Tiranë. Shtetasi me iniciale K.T., akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi 250 gram kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje “Finalizohet operacioni policor i koduar “Green” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve. Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në…
Numri i të vdekurve nga stuhia tropikale Trami në Filipine u rrit në të paktën 40 sot, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare lokale, me ekipet e shpëtimit që ende përpiqen të arrijnë banorët e bllokuar në çatitë e tyre. Dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Disa zona regjistrojnë në vetëm dy ditë sasi uji nga reshjet që zakonisht regjistrohen në dy muaj. “Shumë banorë janë ende të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre dhe po kërkojnë ndihmë”, i tha AFP Andre Dizon, shefi i policisë në rajonin e…
Një mozaik natyror magjepsës të ofron në këto ditë vjeshte Lugina e Valbonës, një prej mrekullive të papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kryeministri Edi Rama i cili dje ka udhëtuar drejt SHBA-ve ka përshëndetur sot pikërisht me pamje të lumit Valbona në stinën e vjeshtës. “Gurgullima e lumit të Valbonës teksa rrezet e para të ditës ndriçojnë krejt luginën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) shpall thirrjen e aplikimit për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, për paraqitjen e projekteve në kuadër të Mbrojtjes Civile. Katër fushat në të cilat Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive në të gjithë vendin që të paraqesin projektet e tyre janë: Thirrja bëhet për projekte të reja dhe projekte ekzistuese, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC gjatë ditëve në vazhdim do të zhvillojnë takime informuese me drejtuesit e 12 qarqeve duke evidentuar edhe problematikat në të gjitha zonat me risk të lartë. Ministria e Mbrojtjes rrit në këtë mënyrë vigjilencën dhe…
Policia e Bulqizës ka finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Policia njoftoi se arrestoi në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva. “Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip “Yamaha”, që drejtohej nga shtetasi S.D., por nuk i është bindur urdhërave…
Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar të enjten në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga. Mësohen emrat e katër prej të arrestuarve. Në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit: Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike është rreth 195 kg me canabis sativa të bërë gati për shitje, ndërsa ka më tepër se 100 rrënjë të cilat kanë qenë me canabiss i njomë me boçe dhe kërcell. Personi kryesor që dyshohet të jetë ai që organizonte punën në…
Udhëtuam përgjatë peizazheve mahnitëse të Shqipërisë, një vend përrallor plot surpriza, shkruan Rebecca Hay në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Belfast Telegraph”. Linjat ajrore me kosto të ulët kanë rritur numrin e turistëve që shkojnë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Një aeroport i ri do të hapet në Vlorë në vendin jugor në mars 2025. Shqipëria po hapet për turistët! Dhe të gjithë përjetojnë një kënaqësi pasi është plot magjepsje. Ndërsa fluturoni për në Tiranë, malet dhe kodrat rrethojnë aeroportin i cili ka ndenjëse në natyrë ndërsa prisni të hipni. Dy vjet më pare, Tirana u shpall “Kryeqyteti…
Një sulm ajror izraelit në një kompleks ku strehohen gazetarë në Libanin juglindor ka vrarë tre punonjës të medias, tha të premten Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit. Stacioni lokal i lajmeve Al Jadeed transmetoi pamje nga vendi i ngjarjes, shtëpi që ishin marrë me qira nga media të ndryshme, duke treguar ndërtesa të shembura dhe makina të shënuara PRESS të mbuluara me pluhur. Ushtria izraelite nuk dha asnjë paralajmërim para sulmit. Televizioni Al-Mayadeen me bazë në Bejrut tha se dy nga punonjësit e tij, operatori i kamerës Ghassan Najar dhe tekniku i transmetimit Mohammed Rida, ishin në mesin…