Author: tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të enjten se Rusia e ka ndër mend të dërgojë trupa nga Koreja e Veriut në vijën e parë të luftës nga 27 tetori. Një ditë më herët, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se njësitet e para koreanoveriore, të stërvitura në Rusi, janë dërguar tashmë në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën. Forcat ukrainase e nisën një inkursion të madh në gusht në Kursk dhe kanë kapur territor atje. Kievi thotë se ky territor po përdoret si zonë e sigurisë kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Zelensky…

Read More

TIRANA- Dy aksidente janë rregjistruar sot në pak minuta në autostradën Tiranë -Durrës. Bëhet me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Maminasit, ndërsa aksidenti i dytë në Sukth. Gjithashtu mësohet se në të dyja rastet ka pasur vetëm dëme materiale. Më parë u raportua se në aksidentin e Sukthit u përfshinë katër makina, të cilat u përplasen njëra pas tjetrës. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar…

Read More

Djali i Ilir Metës ka marrë CD e seancës gjyqësore. Top Channel, raporton se djali i ish-presidentit u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi CD audio të seancës në të cilën u mbajt me dyer të mbyllura verifikimi të kushteve të sigurisë. Ish-presidenti u arrestua të hënë pranë një qendre tregtare në Tiranë më urdhër të SPAK. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Read More

TIRANË- Aleancës Kosovare të Bizneseve ka nxjerr disa të dhëna për turizmin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas AKB vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i qytetarëve të Kosovës është trefish më i madh. Kosova dhe Shqipëria kanë një dallim të madh kur bëhet fjalë për turizmin, pasi vetëm 27% e qytetarëve kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i kosovarëve është trefish më i madh. Këto statistika i ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini. “Sipas disa analizave që ne i kemi…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vetëm krahun politik të grupit në listën e zezë. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Gjatë takimit me kryeministrin libanez, Najiv Mikati, në Londër, Blinkeni po ashtu u zotua…

Read More

IZRAEL- Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 36 persona në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 25 tetor. Sulmi, që ndodhi mëngjesin e së premtes, vjen teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë. Sipas tyre, sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit ishin duke pritur në radhë pranë furrës së vetme të bukës që vazhdon të jetë e hapur në këtë qytet në jug të Gazës. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm në mënyrë specifike. Por,…

Read More

3 persona kanë rënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pas disa javësh hetime. Sipas një komunikate zyrtare, 3 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin përgatisnin në doza dhe shpërndanin drogë të llojit kokainë dhe kanabis në Gjirokastër dhe Sarandë.Gjatë operacionit policia ka sekuestruar doza Cannabisi, rreth 50 gramë Kokainë, 1 armë gjahu, 1 radio marrëse-dhënëse, një sasi municioni, 250 paketa me cigare (pa pullën fiskale), shuma parash në valuta të ndryshme, 4 celularë dhe 2 automjete. Në pranga ranë shtetasit M. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, K. K., 45 vjeç, banues në Ksamil dhe K. Xh., 41 vjeç,…

Read More

SPAK kërkon në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të shkallës së parë që shpalli të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Seanca në Apelin e GJKKO ka lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë. Nga seanca në Apelin e Posaçëm, tha se prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të…

Read More

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e PS-së Plarent Ndreca. Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime…

Read More

Adrian Cani është dënuar me 1vit e 6 muaj burg pasi është shpallur fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksion publike”. Sipas njoftimit të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Cani u dënua fillimisht me 2 vite e 3 muaj burg, por përfitoi ulje dënimi, ku si përfundim do të shlyejë 1 vit e 6 muaj burg. NJOFTIM PËR MEDIAT Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes që i përket procedimit penal nr. 74 të vitit 2023, në…

Read More

Nga sot shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht. Sipas Ministrisë së Brendshme nisma ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit. Ministria e Brendshme, përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të…

Read More

50 artistë, 50 vjet dhe një kapitull i ri që çelet nga galeria e famshme e artit kontemporan, Marian Goodman në Manhatten. Një prej galerive të vogla më të mëdha, e përshkruan New York Times, që lartëson historinë e saj konceptuale duke sjellë artistë të rinj për sytë e tyre e duke i shpalosur tregut veprat e tyre. Gazeta prestigjioze e nis shkrimin me një rrëfim-kujtesë të historikut të jashtëzakonshëm të galerisë ikonike, të cilën Marian Goodman e hapi në 1977, kur menaxherët e aseteve nuk e kishin ende në vëmendje botën e artit. Tani, sigurisht gjërat kanë ndryshuar, e…

Read More