Ish-mesfushori i Marokut dhe Marseille, Abdelaziz Barrada, ka vdekur në moshën 35-vjeçare. Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, por raportet e mediave në Marok pretendojnë se ai pësoi një atak në zemër. Barrada u tërhoq nga futbolli në vitin 2021, pasi kishte bërë 26 paraqitje ndërkombëtare për vendin e tij, duke përfshirë lojën në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Ai shënoi katër gola, me të fundit në vitin 2015. Federata Marokene e Futbollit bëri homazhe në rrjetet sociale, duke e përshkruar vdekjen e tij si një humbje të madhe. “Federata Mbretërore e Futbollit Maroken i shpreh ngushëllimet e saj…
Author: tirana
Shqipëria jo vetëm nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj, të transferohen jashtë vendit.“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë…
Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e mallrave që shkaktoi shembjen e urës pranë portit në Baltimore kanë rënë dakord që të paguajnë më shumë se 100 milionë dollarë për të zgjidhur pa gjyq një padi të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë, thanë të enjten zyrtarët. Marrëveshja vjen një muaj pasi Departamenti i Drejtësisë ngriti padi ndaj firmës që ka në pronësi anijen “Dali”, “Grace Ocean Private Ltd.” dhe kompanisë që e menaxhon atë, “Synergy Marine Group”, që të dyja me seli në Singapor.Aktpadia kërkonte një dëmshpërblim prej më shumë se 100 milionë dollarësh të shpenzuara nga…
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë e lehtë përgjatë…
Dashi Ndikimi i planetëve do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë ditës së sotme. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, po ashtu edhe atij sentimental. Demi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe romantike. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë. Binjakët Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuzioni sa i takon sektorit të dashurisë, ku do të ndjeni nevojën për praninë e partnerit. Bëni mirë që të qartësoheni…
SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë së Veriut kanë shkuar në Rusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb konfirmimi nga zyrtarët amerikanë erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dy njësi ushtarake të Koresë së Veriut po stërviten në Rusi mesa duket për t’u dërguar në frontin e luftës në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë thonë se është e paqartë nëse, kur dhe si trupat e Koresë së Veriut që gjenden në Rusi mund të përfshihen në luftën kundër Ukrainës. “Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t’u parë”, tha Sekretari i Mbrojtjes…
Një 30-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri automatik në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, në fshatin Gjormë në Kurbin. “Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.“- njofton policia. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
CËRRIK- Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Cërrik. Mësohet se i moshuar është dëmtuar askidentalisht duke punuar tokën me frezë. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime…
FIER- Një 57-vjeçar ka pësuar arrest ardiak duke drejtuar biçikletën, e për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00, në lagjen “Sheq i vogël”, shtetasi 57 vjeç, duke drejtuar biçikletën, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
FIER- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se i riu shishte doza kanabisi në zona të ndryshme në qytet. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhjetëra doza kokainë të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë operacionit policor të koduar “Dozat”, kanë kapur në flagrancë…
TIRANE – Kombëtarja shqiptare është ngjitur dy pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Nga vendi 67 tani Shqipëria renditet në vendin e 65-të, pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Shqipëria triumfoi 1-0 në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën. Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe…
VAU I DEJËS- Janë asgjësuar 120 kg kanabis në proces tharjeje në Vaun e Dejës. Policia ka njoftuar se lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Shpati i malit” në fshatin Karmë. Bëhet e ditur se një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje. Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Kontrolle intensive në territor dhe në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i…