Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët. Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës…
Author: tirana
Një zjarr i madh ka përfshirë termocentralin bërthamor në qytetin iranian Karaj, rreth 36 kilometra në perëndim të Teheranit, thuhet nga grupe aktivistësh në Iran,. Në mediat sociale janë shpërndarë video të cilat tregojnë tymin që ka mbuluar zonën. Mediat në Iran nuk kanë për momentin asnjë raport mbi incidentin.
Njihet si një nga vendet më të thata në planetin tonë. Por imazhet tronditëse para dhe pas tregojnë saktësisht se çfarë ndodhi kur shkretëtira e Saharasë u godit nga përmbytja e saj më e madhe në dekadat e fundit. Imazhet u kapën nga Landsat 9 i NASA-s, një satelit vëzhgues i Tokës që transmeton rregullisht foto të planetit tonë. Në foton e parë, këneta e kripës shihet më 12 gusht, para shiut. Fotografitë e fundit të 29 shtatorit tregojnë një liqen të madh, pasi uji mbushi liqenin e shkretëtirës. “Liqeni ndodhet përgjatë vargmalit malor Ugarta dhe derdhet në Luginën Saura,…
Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçari pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Rreth Baz. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte. Në vijim të veprimeve procedurale për…
Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, një 22-vjeçare një 33-vjeçar dhe një 34-vjeçar. Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Për dy të dyshuarit e parë, një çift që besohet se ishin në krye të grupit kriminal, është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për burrin dhe “arrest shtëpie” për gruan. Ndërsa dy bashkëpunëtorëve iu ndalua qëndrimi në provincën e Forlì-Cesena. Hetimi nisi në prill, pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës që po zhvilloheshin në qytetet bregdetare. Në maj u arrestuan dy burra nga grupi, një 34-vjeçar dhe…
Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos ka përfunduar me plagosjen e të dyve. Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes dy burrave të moshave 42 vjeç dhe 35 vjeç. Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë. Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek. Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të…
Ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliqi paraqitet në SPAK. Sipas burimeve. Agron Kulliqi do të dëshmojë për 21 janarin.
Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ato që kanë afërsi me të. Një rregullore e publikuar tashmë në QBZ saktëson mënyrën sesi do të procedohet për sezonin e ardhshëm ku subjektet duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të përfituar hapësirë të shfrytëzueshme si stacion plazhi. Kryesori duket se lidhet me faktin që të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do…
Sot, 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 90.8 lekë dhe shitet 91.9 lekë. Euro sot blihet me 98.2 lekë, ndërsa në shitje me 98.9 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.6 lekë, në shitje me 105.5 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë dhe në shitje me 66.8 lekë.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, i ka falur të mërkurën dhjetë të burgosur, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleskin, duke ia hequr një vit nga dënimi me burg për keqpërdorim të detyrës. Taleski ishte dënuar në mars 2020 me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Transportuesi”, lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në këtë komunë. Atij iu llogaritën në dënim edhe tri vjetët e kaluara në paraburgim para aktgjykimit të vitit 2020. Taleski vlerësohet se kishte shkaktuar dëm të përgjithshëm prej rreth 360.000 eurosh. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën…
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen sot në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje. Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe sot pritet që rundi i ri të fillojë me takime dypalëshe të delegacioneve ndaras me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, e pastaj, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të zhvillohet edhe takimi i përbashkët trepalësh. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër…
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.