Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen vijon edhe ditën e sotme vizitën në Tiranë. Ajo pritet të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj, rreth orës 10:00 në Presidencë. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian do të largohet për të vijuar me turin në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, një ditë më parë Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët. Ajo tha se brenda 2025 të gjithë grupkapitujt mund të hapen. Presidentja e KE shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, por vlerësoi punën e…
Author: tirana
Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave deri në 25 gradë Celsius. Mëngjesi ka shënuar temperaturën minimale 4 gradë, ndërsa maksimalja do të variojë nga 23-25 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 5 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1 ballë.
DASHI Pak stres por asgjë e pazgjidhshme. Tregohuni të kujdesshëm në punë, më mirë të shmangni diskutimet e panevojshme. Në dashuri tensioni mund të dalë në sipërfaqe, por me dialog gjithçka do të zgjidhet. Kujdes nga lodhja fizike, bëni pushime që të mos mbeteni pa energji. Sukseset e vogla do t’ju japin shtytjen e duhur për të ecur përpara, veçanërisht në sfidat personale. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte 24 tetor 2024), puna juaj është shumë kërkuese por rezultatet po vijnë. Yjet favorizojnë takime të reja, veçanërisht nëse jeni beqarë. Si çift, qetësia varet nga sa mirë e…
Sapo ka përfunduar seanca ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-kryetares së Partisë së Lirisë. Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e…
Italia nuk do të jetë pritësja e finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2027. Pasi UEFA i hoqi të drejtën stadiumit “San Siro” në Milano, ka rënë edhe hipoteza tjetër, ajo e zhvillimit në Romë të kësaj ndeshje. Stadiumi “Olimpico” ishte i vetmi që siguronte kapacitetin që kërkon UEFA për një finale, por kryeqytetasit nuk kanë marrë përsipër zhvillimin e një aktiviteti të tillë, duke u tërhequr nga gara. Kësisoj, kanë mbetur tashmë vetëm dy opsione zyrtare për t’u shqyrtuar nga UEFA, ai i stadiumit “Metropolitano” të Atletiko Madrid në Spanjë, si dhe stadiumi i Baku në Azerbajxhan. Të…
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shmangur komentet lidhur me kampet e emigrantëve në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen tashmë të hyrë në fuqi mes Shqipërisë dhe Italisë. Zyrtarja e lartë e BE-së tha se kjo është marrëveshje dypalëshe për të cilën ne nuk bëjmë komente, por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja e firmosur nga Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni parashikon që emigrantët që do të kapen në ujrat ndërkombëtare nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe më pas do të akomodohen në kampin e Gjadrit, në pritje të shqyrtimit…
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK. Meta ndodhet në arrest me burg prej të hënës në mesditë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se do të vazhdojë t’i përmbahet parimit të tij për të mos komentuar vendimet e drejtësisë. “Unë s’bëj komente për politikën e brendshme në prani të të ftuarve nga jashtë. Nuk bëjmë komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur përmbyllen çështjet, mbase në ndonjë rast, ia vlen të bësh koment, sikundër…
Seanca gjyqësore ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut po vijon normalisht. Mësohet se kreu i SPAK Altin Dumani ka dalë nga salla, për shkak të një takimi që ka planifikuar me përfaqësues nga Ambasada e Britanisë së Madhe. Në sallën e gjyqit kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Sipas burimeve mediatike, aktualisht, në gjyq po jep shpjegime presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
KORÇË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje. Mësohet se 50- vjeçari ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Njoftimi i Policisë: Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Pavarësisht thirrjeve të tij, sulmet e rënda ajrore izraelite në një qytet të madh historik port libanez, treguan se nuk kishte pushim, raporton Reuters. Izraeli filloi të bombardojë portin e Tirit në Libanin jugor, një vend i listuar në UNESCO, afërsisht tri orë pasi lëshoi një urdhër në internet që banorët të largoheshin nga zonat qendrore. Një numër i madh njerëzish ishin larguar tashmë nga Tiro në javët e fundit, teksa Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij për ta shkatërruar Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza, të dy aleatë të ngushtë të armikut të tij në Lindjen e Mesme,…
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti do të blejë objekte të ambasadave në pesë shtete të ndryshme të botës. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se ka nisur procesi i blerjes së objekteve të ambasadave të Kosovës në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada. “Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë”, tha Kurti. “Pra, po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik, shtoi ai. Deri më tani, përveç objektit të Konsullatës në…
UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën se dhjetëra zyrtarë qeveritarë kishin shmangur shërbimin ushtarak, duke kërkuar që të marrin përfitime për aftësi të kufizuara. Mobilizimi është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, pasi numri i ushtarëve të këtij shteti është varfëruar, teksa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës po vazhdon që dy vjet e gjysmë. Kostin njoftoi për dorëheqjen e tij më 22 tetor përmes Telegramit, pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ku mori pjesë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Kostin “duhet të marrë…