Author: tirana

Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Rreth orës 09:15, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë” automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një operacion policor është zhvilluar sot në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se është bërë sekuestrimi i një pallati, që dyshohet se është bërë me para krimi. Pallati është tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare. Pallati ka qenë në sekuestro preventive. Ndërtesa është në pronësi të Pëllumb Tudës, që është me precedent penal. Dyshohet se pallati është bërë me para nga trafiku i lëndëve narkotike. Ndërtesa po sekuestrohet në mënyrë përfundimtare.

Read More

Siguria ushqimore është një shqetësim i madh për qytetarët, teksa në treg qarkullojnë produket që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre. Ilir Lloha, zv/dekan në Fakultetin e Bioteknologjisë, ishte i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku u ndal ndër të tjera edhe te mishi i importuar nga Brazili. “Pula është një produkt me origjinë shtazore që deri diku është homogjen. Ndyrshon pak nga shteti në shtet, por varet nga raca, kushtet e rritjes, nga ushqyerja. Janë disa lloje pulash, si psh pula për vezë apo pula për mish”, tha ai, teksa shpjegoi se nuk është e…

Read More

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kreut të PL Ilir Meta në GJKKO. Kryemadhi: Sapo pashë 3 musketierët e drejtësisë së Ramës, dhe gjyqtarin Erjon Çela, seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur. Na u la vetëm 3 orë kohë. Për…

Read More

Shtyhet seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë përplasja e ashpër e Metës me prokurorët e SPAK. I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan të njihen me aktet.

Read More

Policia në Berat ka shpallur në kërkim dy 18-vjeçarë, pasi akuzohen për vjedhje. Dy adoleshentët dyshohet se në lagjen “Uznovë” kanë vjedhur dy televizorë dhe vegla pune. “Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim V. Z., 18 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2024, kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Uznovë”, 2 televizorë dhe vegla pune”, njofton policia.

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, për vlerësim të masës së sigurisë. Ajo është parë e veshur me të zeza, ndërsa në dorë mbante edhe kafe. Në fjalën e saj për media, ajo u shpreh se ky është një sistem drejtësie i kastruar, që përdoret për propagandën e qeverisë. Ndaj Kryemadhit, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Në fjalën e saj për media, ajo u shpreh se ky është një sistem drejtësie i kastruar, që përdoret për propagandën e qeverisë. “Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, në…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Minimalja ka shënuar në mëngjes 5 gradë, ndërsa gjatë mesditës pritet që temperaturat të arrijnë deri në 28 gradë Celsius. Era do të me shpejtësi deri në 5 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Shumë turistë spanjollë po kërkojnë alternativa për të shijuar një arratisje të paharrueshme dhe ekonomike – përpara festave të Krishtlindjeve, shkruan Marta Rodríguez Peleteiro në një artikull të botuar në revistën spanjolle “Tikitakas”. Për këtë arsye, ne kemi bërë një përzgjedhje të pesë destinacioneve ekonomike dhe ideale për të kaluar pushimet gjatë këtij sezoni. Revista spanjolle e udhëtimeve “Tikitakas” e ka renditur Shqipërinë mes 5 vendeve më të lira për një arratisje të minutës së fundit këtë fundjavë. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet i gjallë dhe gjithnjë në ndryshim që ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, kulturës bashkëkohore…

Read More

Sot, 23 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 90.6 lekë dhe shitet 91.8 lekë. Euro sot blihet me 98.3 lekë, ndërsa në shitje me 99 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.6 lekë, në shitje me 105.6 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë dhe në shitje me 66.8 lekë.

Read More

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Read More

Kreu i Partisë Ilir Meta së bashku me 3 të pandehurit e tjerë do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë. Meta pritet të dalë në gjykatë për konfirmimin e masës së sigurisë, “arrest me burg”. Seanca për verifikimin e kushteve do të nisë në orën 9:30 dhe pas vendimit Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie…

Read More