Author: tirana

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. DASH thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. “Çifti Meta-Kryemadhi mori miliona”, SPAK: I përfituan për shkak të favorizimit të kompanive private“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Kreu i Partisë…

Read More

DASHI Në dashuri, dita do jetë pozitive, me momente bashkëpunimi dhe dialogu që do të forcojnë marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë, është koha t’i hapni vetes mundësi të reja. Në punë jeni të motivuar dhe gati për t’u përballur me sfida të reja: energjitë tuaja do t’ju çojnë larg. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 23 tetor 2024), në dashuri mund të ketë tensione, por me durimin e duhur do të arrini t’i kapërceni. Mundohuni të mos jeni shumë të ngurtë. Në punë ka disa çështje të pazgjidhura që duhen zgjidhur: është koha për të vepruar me qetësi…

Read More

Deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme. Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në datën 24 Shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë. Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje ne “Ferreti boutique” por karta…

Read More

Protagonisti i serialit “Baywatch” ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Parkinson. Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2006 në moshën 50-vjeçare. Newman ishte i vetmi aktor i ‘Baywatch’ që kishte punuar si roje shpëtimi në jetën reale. Ai u shfaq në 150 episode të serialit, më së shumti nga kushdo tjetër përveç David Hasselhoff. “Kjo sëmundje më ka dhënë shumë kohë për të menduar, gjë që ndoshta nuk e kam dashur, por më ka sjellë mençuri”, tha Newman në gusht. “Trupi im ka ndryshuar aq ngadalë saqë mezi e vërej,…

Read More

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Dritan Nanos, i akuzuar si organizatori dhe porositësi i dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Nano kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg”, në atë të “arrest në shtëpi”, pasi avokati Sokol Mëngjesi ka depozituar një shkresë në Gjykatë ku kërkon që t’i hiqen akuzat Nanos, pasi i ka rregulluar marrëdhëniet me të. Por, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh si nga Gjykata e Shkallës së Parë ashtu edhe nga Gjykyta e Apelit, teksa ditën e sotme vendimi u…

Read More

Njoftimi i Policisë: Përmet/Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë, i koduar “Miçan”. U kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan, vihet në pranga 49-vjeçari. Asgjësohen bimët narkotike. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Miçan”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke…

Read More

Sekekretari i Përgjithshëm i Partise se Lirise, Tedi Blushi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë në burg përgjegjësia është e tij. Blushi, në një konferencë për mediat u shpreh se “jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”. “Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”, tha Tedi Blushi.

Read More

Të mërkurën e 23 tetorit, në orë 09:30, Ilir Meta do të dalë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

Read More

CËRRIK- Një 15-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj se e ka ngacmuar seksualisht gjatë periudhës prill-maj. Ngjarja është denoncuar dje në Cërrik nga adoleshentja. Pas kallëzimit uniformat blu kanë ndaluar mësuesin 48-vjeçar. Mësuesi është identifikuar me inicialet K. J. Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit. Njoftimi I plotë: Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K.…

Read More

SHKODËR- Një mobileri është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Daniel Matlia”. Dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë ka rënë zjarr. Si pasojë, nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilerisë. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. “Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, para bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar tentoi të vetëdigjej me benzinë. Për fat të mirë, kalimtarët që ishin të pranishëm në sheshin “Liria” ndërhynë menjëherë dhe e ndihmuan atë të hiqte rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar vetëm djegie në këmbë. Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti të shpjegonte mirë arsyet që e çuan në këtë akt ekstrem, por tha se veprimi i saj ishte pasojë e problemeve ekonomike dhe braktisjes nga fëmijët. Ajo u transportua…

Read More

Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerjen e më shumë sisteme armësh, njoftoi sekretari i Mbrojtjes, John Healey, më 22 tetor. Njoftimi vjen në kohën kur forcat e Kievit po përballen me luftime të ashpra me forcat ruse në lindje, ndërkaq përditë qytetet dhe infrastruktura ukrainase është cak i sulmeve ajrore. Shuma e huas që Healey përmendi është pjesë e një huaje më të madhe në vlerë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën që u bë publike në qershor nga Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7). Paratë e kësaj huaje do të merren nga…

Read More