TIRANË- Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, që përfshin edhe Shqipërinë, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë regjistruar rreth 17 mijë raste të emigrimit të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e emigrantëve të parregullt të evidentuar kanë qenë nga Siria, Turqia dhe Afganistani. Sipas…
Author: tirana
DVP Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Viza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës. Ndalohet një 21-vjeçar (futbollist), i cili siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin. Sekuestrohen 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë,…
TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e PL-së Ilir Metës, deputeten Monika Kryemadhi, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para nga salla e gjyqit ku duket ish-presidenti Ilir Meta brenda kafazit të xhamit. Kryemadhi ndodhet tek dera e sallës teksa po bisedon me një polic. Në seancën e sotme të sipërpërmendurit pritet të njihen me masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.
Pamje nga salla e gjyqit ku ndodhet Ilir Meta, i cili pret të njihet me masën e sigurisë. Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Po, seanca u shty për në 13:30. Presidenti i PL ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi futet në sallën e gjyqit dhe bisedon me një efektiv policie. Paraditen e sotme, në sallën e gjyqit pati debate mes Ilir Metës dhe prokurorit të posaçëm, Altin Dumani. Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.…
Katër persona kanë mbetur të plagpsur pas të shëtnave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ka ndoddhur rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se lidhur me rastin janë arrestuar 13 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë. “Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informacione për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacioneve policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin…
Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ‘’Sheq i Vogël’’ në Fier. Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga familjarërt. Policia thotë se dyshohet për vetëvarje, por hetimet janë ende në vijim. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Përfundon protesta e opozitës para Parlamentit Evropian në Strasburg. Demokrati Edi Paloka në mbyllje të protestës tha se PD nuk është për mosbindje civile në Strasburg, ndërsa shtoi se partitë popullore evropiane mbështesin Partinë Demokratike në luftën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Janë informuar për sulmin e vazhdueshëm të opozitës, burgosje politike, ndikimin e krimit të organizuar në situatën në vend. Partitë popullore evropiane mbështesin partinë demokratike. Partitë popullore do të mbështesin PD në luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto janë informacionet, vazhdojnë takimet në pjesën tjetër të ditës. Nuk jemi…
Një 41-vjeçar, i kërkuar në Shqipëri, u arrestua nga karabinierët e stacionit Cerro Maggiore në Itali. Shqiptari ishte në kërkim pas një mase sigurimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në Shqipëri në periudhën shkurt-mars 2024. Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie në pritje të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor.
Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka sjellë në vëmendje nevojën për të zhvilluar disa hallka të tjera të rëndësishme që rrisin përfitimet për ekonomitë lokale. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive krijuese dhe nxitjen e zejtarisë dhe produkteve tradicionale që janë një element i rëndësishëm i turizmit. Pikërisht këtë synon të arrijë një konsulencë e ofruar përmes programit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe aksesit në zonat me potencial turistik. Konkretisht në sistemin e prokurimeve të BERZH, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) çeli një tjetër procedurë prokurimi që ka në objekt të…
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, i shoqëruar dhe nga ministrat e tjerë. Në fjalën e tij, Rama u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taks dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen. “Këtu është një grup i rëndësishëm, interesi dhe praktikisht është ana tjetër e medaljes, nevojës për të rritur pensionet, që është sipërmarrje. Rastësisht dje, unë u ndodha midis një shërbimi këtu në Tiranë dhe e…
Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç. Ky i fundit po transportohet menjëherë për në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Big Brother Albania VIP do të rikthehet sërish, kësaj radhe me sezonin e tij të katërt. Tashmë çdo gjë është zyrtare, me “reality show-n” më të dashur për shqiptarët që do të startojë në dhjetor 2024. Por cilët janë emrat që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri? Gjatë një diskutimi në “Ëake Up”, moderatorët Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj përmendën disa nga emrat që ata dëshirojnë të jenë pjesë këtë sezon në Big Brother, duke përmendur emra të ndryshëm të njohur.