Të mërkurën e 23 tetorit, në orë 09:30, Ilir Meta do të dalë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.
Author: tirana
CËRRIK- Një 15-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj se e ka ngacmuar seksualisht gjatë periudhës prill-maj. Ngjarja është denoncuar dje në Cërrik nga adoleshentja. Pas kallëzimit uniformat blu kanë ndaluar mësuesin 48-vjeçar. Mësuesi është identifikuar me inicialet K. J. Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit. Njoftimi I plotë: Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K.…
SHKODËR- Një mobileri është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Daniel Matlia”. Dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë ka rënë zjarr. Si pasojë, nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilerisë. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. “Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, para bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar tentoi të vetëdigjej me benzinë. Për fat të mirë, kalimtarët që ishin të pranishëm në sheshin “Liria” ndërhynë menjëherë dhe e ndihmuan atë të hiqte rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar vetëm djegie në këmbë. Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti të shpjegonte mirë arsyet që e çuan në këtë akt ekstrem, por tha se veprimi i saj ishte pasojë e problemeve ekonomike dhe braktisjes nga fëmijët. Ajo u transportua…
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerjen e më shumë sisteme armësh, njoftoi sekretari i Mbrojtjes, John Healey, më 22 tetor. Njoftimi vjen në kohën kur forcat e Kievit po përballen me luftime të ashpra me forcat ruse në lindje, ndërkaq përditë qytetet dhe infrastruktura ukrainase është cak i sulmeve ajrore. Shuma e huas që Healey përmendi është pjesë e një huaje më të madhe në vlerë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën që u bë publike në qershor nga Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7). Paratë e kësaj huaje do të merren nga…
Monika Kryemadhi ka folur sot hapur para gazetarëve dhe ka ndarë edhe ndjesi personale. Ajo deklaroi se divorcin me Ilir Metën nuk e kishte menduar kurrë dhe se e do sërish. Kryemadhi deklaroi se nuk bëhet fjalë për rikthimin, por tek ajo se si ndihesh. Madje ajo theksoi se në një moshë të re do e kishte vrarë veten për Ilir Metën, por se tani do e vriste për fëmijët. “Do takohemi prapë, por e kisha për t’ju orientuar më shumë, është 167 faqe. Ka ripërsëritje pafund. Ajo do sistemuar nga ana ligjore dhe logjike.Për hir të së vërtetës ju…
Një ditë pasi ndaj saj u vendos masa “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat. Deputetja foli për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, për të cilin tha se nuk ka paguar asgjë vetë, madje dhe rrogën e tij në bankë e merrte ajo. “Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai është marrë me politikë. Edhe rrogën e tij e merrja unë në bankë, paguaja drita dhe ujë, Meta u mor vetëm me politikë të madhe, liberalizimin e vizave “, tha…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat, një ditë pasi u mësua se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo tha se procesi ndaj saj është politik dhe erdhi pas denoncimit për inceneratorët, teksa ka mohuar akuzat në lidhje me operacionet estetike. “Pasi kam marrë materialin prej 167 faqesh nga gjykata për masën time të sigurisë. Në thirrjen time në SPAK gjitha pyetjet kanë pasur lidhje me kallëzimin për Erion Veliajn. Kur lexoja materialin shikoja se nuk kisha asnjë përfshirje. Qëkur ka nisur ka qenë një proces politik, erdhi pas…
Policia në Mirditë ka finalizuar operacionin e koduar “Return”. Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në total 190 kg drogë në proces tharjeje. Autori i veprimtarisë kriminale është vënë në pranga katër ditë më parë. Ndërsa, është proceduar penalisht kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve në zonë. Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Return”, në vijim të operacionit “Procesi”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mirditë, 4 ditë më parë. Shkon 190 kg sasia e lëndës narkotike në proces tharjeje, e sekuestruar gjatë kësaj goditjeje në njësinë administrative Kaçinar. Gjenden të kultivuara, në fshatin Molaj, 130 bimë Cannabisi,…
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me bizneset për rëndesinë e deklarimit real të pagave që refektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se mosdeklarimi i pagave reale në sektorin privat është ende një problem që pritet të adresohet. Ai tha se bizneset duhet të reflektojnë, në të kundërt do të përballen me masa amdinistrative dhe penale. Edi Rama: Askush nga ne nuk duhet t’i shmanget detyrimeve që ka.…
Kryemadhi: Nuk kisha ndërmend të dilja sot, nuk mund të them që isha shumë e qetë shpirtërisht për ta lexuar me detaje, duke parë me atë përqindje të asimilit për të kuptuar se çfarë po ndodhte vërtet. Të gjitha pyetjet që më janë bërë kishin lidhje me kallëzimin penal të erion veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në spak.
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Në fjalën e tij, Gonxhja u ndal dhe te skema e të vetëpunësuarve, të cilët i faturojnë shërbimet e tyre te kompanitë që punon më parë, duke dëmtuar shumë faktorë të njëpasnjëshëm deri te pensionet. “Kemi dhe një problem tjetër që është shumë i rëndësishëm. Të vetëpunësuarit dalin me bindje nga shumë kompani, vetëpunësohen dhe nga ky…