Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët pothuajse gjatë gjithë ditës. Vranësirat do të jenë të pakta në pjesën e parë të ditës, në formën e reve të larta transparente kryesisht në jug të vendit. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.
Author: tirana
DASHI Në dashuri, dita mund të çojë në tensione, veçanërisht nëse keni shmangur adresimin e çështjeve të rëndësishme. Është koha për t’u sqaruar. Në punë ka pengesa të vogla për të kapërcyer, por me durim do arrini t’i menaxhoni. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 22 tetor 2024), në dashuri, situata është e favorshme dhe sot mund të përjetoni momente qetësie dhe afeksioni të madh me partnerin. Nëse jeni beqarë, takime të reja në horizont. Në punë jeni të përqendruar dhe të vendosur: është koha të hidhni hapa drejt qëllimeve tuaja. BINJAKËT…
Deputeti Jurgis Çyrbja në orën 8.30 do njihet me masën arrest me burg. Ai është paraqitur në dyert e Gjykatës së Posaçme mëngjesin e sotëm.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha: Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit. Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë. Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes. Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej…
Pak orë pas arrestimit, në qelinë e paraburgimit ku ndodhet presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar djali i tij. Mësohet se ai është para pak çaste më parë në ambientet e paraburgimit, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. Ky i fundit mbante një çantë në dorë.
Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vu në pranga paraditën e sotme me urdhër të SPAK. Xhixho shkruan se arrestimi banditesk i Ilir Metës është akt që turpëron Shqipërinë, ndërsa e ka cilësuar si një pengmarrje poltike. ”I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë. Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit…
SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ilir Metës, i cili u shoqërua ditën e sotme forcërisht në lidhje me 3 akuzat e ngritura ndaj tij. SPAK bën me dije se arrestimi i Metës dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë është bërë për disa dosje, të cilat janë artikuluar për vite me radhë në media dhe opinion publik. ”Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi…
Dashi, 4 yje: Afërdita në Shigjetar e favorizon këtë shenjë në udhëtime, kontakte me njerëz, flirte dhe punë që lidhen me jashtë vendit. Por në jetën e përditshme me shoqërinë, fisin dhe udhëtimet e shkurtra do të kenë problematika. Demi, 3 yje: Afërdita në Shigjetar nuk është ndonjë favorizuese e madhe e Demave, por dihet që në lidhje me punën dhe ekonominë mund të japë disa situata pozitive. Por duhet të kenë kujdes Demat me ekonominë sepse Jupiteri në retrogradë deri në muajin Shkurt vendos disa frena, disa pasiguri të cilat mund të sjellin vonesa dhe dilema. Kujdes me shpenzimet…
Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës si një akt terrorist të kryer nga narkoregjimi i Ramës dhe se u tërhoq zvarrë nga bandat me uniformën e Ramës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se drejtuesit në qarqe të PD-së do të organizojnë paralizimin e plotë të këtij regjimi më datë 29 tetor. ”Më datë 29 drejtuesit në qarqe do të organizojnë paralizën e plotë të këtij regjimi. Pas datës 29, data tjetër do të jetë shumë e afërt”, tha Berisha.
SPAK-u ka dalë me një njoftimin për arrestimin e Ilir Metës, ku edhe tregohen me detaje akuzat e arrestimit. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. “Janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”, shprehet SPAK. Sipas Prokurorisë Speciale, është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të…
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj së bashku me të deleguarin e qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, kryetarët e bashkive të Vlorës dhe Selenicës, Ermal Dredha dhe Nertil Bellaj, prezantoi sot Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi, për fermerët e qarkut të Vlorës. Denaj theksoi se aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi janë hapur që prej 30 shtatorit. Kjo nismë e qeverisë shqiptare synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e këtij sektori. ”Kemi mundësuar një fond prej 1.5 mld lekësh në formën e një granti prej 50% për investimet kryesore në veçanti në ndërtimin…
Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE-së për Punët e Brendshme, tha se masat e miratuara nga protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve duhet të jenë në përputhje me traktatet europiane. ”Protokolli Itali-Shqipëri zbaton ligjin kombëtar, por sigurisht duhet të zbatohen edhe standardet e përcaktuara në mbrojtjen dhe procedurat e parashikuara nga ligji komunitar. Ne kemi thënë gjithashtu se të gjitha këto masa që autoritetet italiane po marrin duhet të jenë plotësisht në përputhje dhe duhet të mos komprometojë në asnjë mënyrë zbatimin e ligjit dhe traktateve të BE-së”, shtoi ajo. “Jemi në dijeni të vendimit të…