Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kryesocialistit në takimin e hapur me grupin e tretë të aplikantëve në platformën digjitale bëri të ditur se numri i aplikantëve në platformën digjitale ”Deputeti që Duam” dha një përgjigje për ata që mendojnë se janë shumë 3 mandate në krye të qeverisjes së vendit. Ai tha se PS duhet të qëndrojë në krye të detyrës dhe se kjo nuk është ambicie për pushtet, por ambicie për Shqipërinë, dhe pushteti duhet për këtë ambicie. “Ju keni dëgjuar që thonë se janë shumë 3 mandate. Jo nuk janë shumë. Kam parasysh projektin forcën dhe…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Policia thotë se Meta ka kundërshtuar dhe ofenduar policët dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij me forcë. “Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit Ilir Meta, sqarojmë se: Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga…

Read More

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta tha se ajo që mund të përbëjë rrezik është eleminimi i kundërshtarëve politikë përmes drejtësisë. Për të përsa kohë në Shqipëri korrupsioni është rritur, atëherë kjo reformë në drejtësi ka dështuar dhe ka plot prova që ka arrestime selektive. ”Kemi arrestime selektive. Në opozitë po arrestohen mbretër dhe mbretëresha, ndërsa në mazhorancë kemi arrestime ushtarësh, nëse do të bëjmë një krahasim me lojën e shahut. Pra po sakrifikohet një ushtar nga mazhoranca dhe po goditet një oficer nga opozita”, tha Lubonja. Ai tha se kemi një diferencë të madhe…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish pas arrestimit të Ilir Metës dhe dhënies së masës së sigurisë detyrim paraqitje për të. Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë. “Vetëm para pak minutash më është vënë në dispozicion fermani i gjykatës politike të Edi Ramës. Dhjetëra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme të disa kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare në tërësi”, shkruan Kryemadhi në Facebook. “Krimet monstruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC,…

Read More

Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot më 21 tetor 2024, koincidon fiks një vit pasi u arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi për çështjen Partizani nga SPAK dhe kur Sali Berisha u vu në masën e ”detyrimit për tu paraqitur”. Më pas Berisha pas refuzimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore, më 30 dhjetor u vu në masën e ”arrest shtëpie”. Po ashtu Berishës iu bllokua edhe pasaporta duke mos e lejuar që të dalë jashtë vendit. Nga ana tjetër, GJKKO ka caktuar masën ”detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i…

Read More

”Po bien brinjët e Trekëndëshit të Bermudës”,-shkruan Lulzim Basha në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Për të tashmë kambanat po bien për kryeministrin e Rama, pasi brinjët e këtij trekëndëshi të së keqes nuk qëndrojnë pa njëri-tjetrin. ”Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Read More

Gjatë konferencës për mediat, shoferi me të cilin udhëtonte Ilir Meta, Artemis Peca ka treguar momentin e arrestimit. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë vendim për të ndaluar kreun e PL-së, ndërsa hodhi akuza ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. “Ne po vinim me makinë dhe po vinin disa makina nga pas dhe unë ula shpejtësinë dhe më pas na rrethuan makinën. Pastaj dolën disa banditë me maska dhe nuk kishin as uniformë dhe kishin armë dhe na hapën dyert dhe na thanë hajdeni me ne. Ne menduam se po na grabisnin dhe në një moment u trembëm, por…

Read More

Nënpresidenti i PL-së Tedi Blushi, në një konferencë të jashtëzakonshme, u shpreh se Ilir Meta u rrëmbye me forcë nga banditë me uniformë. Blushi thotë se gjithçka është politike dhe sipas tij nuk ka asnjë akuzë të mbështetur në fakte dhe prova ndaj Metës. Me tone kërcënuese Blushi i quan agjentët e BKH si grup terrorist, për të cilët thotë se po i identifikojnë se cilët ishin dhe do të faktojnë lidhjet e tyre me grupet kriminale. ”Garda, çuditërisht në moment e ndalimit nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht atëherë çdo shqiptar sot ndihet i kërcënuar. Kjo nuk…

Read More

Përplasja mes Rovenës dhe Gresës që nisi në natën e parë të ”Big Brother Kosova Vip 3”, vazhdon akoma. Gresa e akuzoi Rovenën për vjedhjen e këngës së saj “Dasma” nga një artist turk, një pretendim që ka shkaktuar tension mes dy këngëtareve. Nga ana tjetër, Rovena ka kundërshtuar këtë akuzë, duke shpjeguar se kishte marrë lejen dhe të drejtën autoriale për të përdorur atë këngë. Në mëngjesin e sotëm, situata u përshkallëzua edhe më shumë kur në shtëpi po luhej kënga e Rovenës. Të gjithë banorët e tjerë po e shijonin dhe kërcenin, ndërsa Gresa u ndanë nga grupi…

Read More

Ish-presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër nga SPAK. Për këtë, kanë reaguar dhe mediat e huaja, ku i kanë dhënë peshë këtij zhvillimi të madh politik në Shqipëri. Washington Post: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është i dyshuar arrestuar për pastrim parash, thotë partia e tij”. ABC News: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar pasi dyshohet për pastrim parash, thotë partia e tij”. Yahoo! News: “Ish-presidenti i Shqipërisë përballet me akuzat për pastrim parash”. BalkanInsight: “Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion”. Sky Italia: “Arrestohet në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”. Lettera 43:…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, raportojnë mediat në Shqipëri. Meta kishte shërbyer në postin e presidentit të Shqipërisë nga viti 2017 deri më 2022. Meta ka qenë edhe kryeministër, kryetar Kuvendi dhe ministër i Jashtëm. Policia dhe SPAK-u ende nuk kanë dalë zyrtarisht me ndonjë njoftim për shtyp lidhur me arrestimin e Metës. Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar. Bashkëshortja e Ilir Metës,…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e quan arrestimin e Ilir Metës si të papranueshëm. ”Është një njeri që ishte kryetar partie, që drejtonte opozitën në Shqipëri, është e papranueshme. Shumë e rëndë”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK-ut dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai e cilësoi Prokurorinë e Posaçmë një ‘strukturë terroriste’ e ndërsa efektivët ‘horra me kapuçë’. Sipas tij, ky arrestim është çështje krejtësisht personale me ish-Presidentin dhe Partinë e Lirisë.

Read More