Author: tirana

Një nga politikanët që ka qenë në tre nga postet më të larta të vendit, sot u arrestua në rrugë. Ish-Presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, sot president i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Ilir Meta ka mbajtur postet më të larta shtetërore ndërsa aktualisht ishte president i Partisë së Lirisë. Ilir Rexhep Meta, i lindur më 24 mars 1969 në Skrapar, Shqipëri, është një nga politikanët më të njohur në vend. Ai ka ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku ka përfunduar me sukses dhe ka vazhduar…

Read More

VLORËNjë 69-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në banesën e tij në Vlorë. Policia deklaron se i moshuari jetonte me motrën e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Rreth orës 09:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi K. M., 69 vjeç, i cili jetonte me motrën e tij, shtetasen K. M., 63 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, bëri të ditur policia. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Përfaqësuesin e UNICEF, z. Murat Sahin. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj., për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre. “Fëmijët janë të parët në politikat tona. Kam angazhim maksimal si Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive…

Read More

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët për skemën e pensioneve. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se indeksimi i pensioneve me 4.1% mund të duket i vogël, por 4.1% do të thotë 100 milionë euro shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve. Rama: Ai 4.1% që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 milionë euro. 100 milionë euro që janë menjëherë shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve. Fondit të përgjithshëm të pensioneve i mungojnë aktualisht rreth 500…

Read More

Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë në orën 18:00 nën drejtimin e kreut të PS-së Edi Rama. Mbledhja do të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Mbledhja vjen në një kohë që situata mes dy kampeve politike mbetet e nxehtë dhe vetëm një ditë më parë SPAK arrestoi një ish-deputet të PS-së.

Read More

Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Gonxhja dhe Ministri Petrit Malaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me pensionistët në lidhje me skemën e pensioneve. Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe renditi problemet me skemën kontributive për pensionet, ku evidentoi se një nga problemet madhore është fakti që nuk plotësohet raporti i nevojshëm mes të punësuarve dhe pensioneve, si dhe problemi i informalitetit dhe mosdeklarimit të plotë të pagave. Gonxhe shtoi se po bëhet një punë e konsiderueshme në lidhje me debitorët e sigurimeve shoqërore, ku përmendi se jo korrektësi ka pasur edhe nga ndërmarrjet publike. Ministri deklaroi gjithashtu se…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit A. Q., 40 vjeç, dhe I. C., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Ndërsa një 38-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Read More

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara pensionistëve, tha se kush është punonjës në Shqipëri e nuk paguan sigurimet shoqërore, vjedh pensionistët. Rama tha se pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet. Kreu i qeverisë shtoi se duhet që të rriten kontributet, me qëllim që pensionet të rriten. “Pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet. Pensionet janë çështje e përbashkët e qeverisë, çështje e atyre që në Republikën e Shqipërisë fitojnë para. Për të rritur pensionet në vazhdim, duhet të rrisim kontributet. Por, duhet ta them se ka nga ata që fitojnë për vete dhe…

Read More

Një 26-vjeçar shqiptar është arretsuar në zonën e Santa Croce bashkë me një 22-vjeçare nga Firence, me akuzën e mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike. Gjatë një operacioni për të luftuar krimet e lidhura me drogën, oficerët e Komisariatit të Policisë Rifredi dhe Policisë Bashkiake të Firences ndaluan për një kontroll rutinë të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimore nga një shofer transporti. Por, dyshohet se i riu u ka rezistuar me forcë policëve, duke i shtyrë me dhunë dhe duke i goditur vazhdimisht me bërryla. Pavarësisht gjithçkaje, oficerët (dy prej të cilëve kanë…

Read More

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme: i. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor. ii. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një…

Read More