DASHI Në dashuri, dita premton emocione të mëdha dhe momente bashkëpunimi të fortë me partnerin. Nëse jeni beqarë, mund të keni një takim të veçantë. Në punë jeni në një fazë shumë produktive: angazhimi juaj do të njihet dhe shpërblehet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 21 tetor 2024), në dashuri mund të ketë disa tensione për t’u përballur: përpiquni të mos mbyteni nga emocionet dhe qëndroni të qetë. Në punë gjërat nuk janë plotësisht të qarta, është më mirë të vazhdoni me kujdes dhe të prisni që situatat të përcaktohen. BINJAKËT Në dashuri, dita do jetë mjaft…
Author: tirana
Furnizimi me ujë të pishëm ende mbetet sfida kryesore për shumicën e bashkive edhe për shkak se është një prej ndërhyrjeve më të kushtueshme.Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, në emisionin “Vendi Im’, tregon se në 2019 kur ai mori detyrën qyteti i Burrelit furnizohej gjatë verës me vetëm një orë ujë në ditë. Sot ai ka arritur që qyteti i Burrelit të ketë furnizim 24 orë me ujë të pishem dhe po ashtu edhe 90% e territorit të bashkisë së Matit.”Bashkia e Matit me 490 km në treçerekun e territorit nuk furnizohej me ujë të pishëm. Po të…
Bumi turistik që Shqipëria po përjeton dy vitet e fundit ka bërë që bashkitë të shohin tek turizmi motorrin e zhvillimit ekonomik të tyre. Bashkia e Matit ka zgjedhur nje strategji ndryshe për të joshur turistët duke shfrytëzuar historinë dhe traditën e kësaj zone. Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, shpjegon ne emisionin “Vendi im” se kjo zonë ka kulla të ndërtuara edhe 300 vite më parë të cilat mund të shndërrohen nga banorët në shtëpi pritëse, pasi turistët janë më të interesuar për këto shtëpi pritëse. “Zona e Matit është një zonë e larmishme pasi ne kemi kulla…
Bashkia e Matit ka hedhur në gjyq INSTAT-in për rezultatet e censusit. Agron Malaj, kryetari i bashkisë së Matit tregon në emisionin “Vendi Im”, se numri i qytetarëve që realisht banojnë në Mat është shumë më i lartë se sa numri që tregon censusi i realizuar në vitin 2023. “Ne kemi hapur si bashki një aktpadi për censusin, sepse bashkia e Matit ka qenë diku tek 29 mijë dhe sot sipas censusit jemi 17 mijë që është një diferencë shumë e madhe. Në të vërtetë ne kemi bërë një përllogaritje duke marrë nga numri i abonentëve të OSHE-së, nga numri…
Napoli ia del të fitojë në transfertë ndaj Empolit me shifrat 0-1. Në pjesën e parë, vendasit nga Stadio Carlo Castellani (Empoli) u treguan kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë, napoletanët fituan penallti pas një kontakti në zonë. Kvara u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Në këtë ndeshje, nga minuta e parë për Empolin luajti Ardjan Ismajli. Me këtë rezultat, ekipi i Contes kryeson me 19 pikë kampionatin, pas 8 ndeshjesh të luajtura. Ndeshja e radhës për Napolin është ndaj Lecces. Shiko videon më poshtë:…
VLORË- Një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Flakët kanë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, ndërsa po përhapen me shpejtësi. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa është një banesë që rrezikohet, por aty nuk jetojnë banorë.
RROGOZHINË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Peqin, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve policore, rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ishulli italian i Sardenjës po përballet me një krizë demografike të paprecedentë, një humnerë e vërtetë që po prek të gjithë rajonin, shkruan adnkronos.it. Raporti ”ACLI 2024”, i paraqitur në Kaliari, qyteti kryesor i ishullit, nxori në dritë të dhëna alarmante. Nga viti 2015 e deri më sot, popullsia e Sardenjës është ulur me 88 306 persona, ku vetëm vitin e fundit ishulli ka humbur 8 000 banorë. Një rënie që kryesisht i atribuohet emigracionit. Që nga viti 2023, popullsia e ishullit është 1 569 832 njerëz, parashikimet për të ardhmen janë dramatike: deri në vitin 2050 popullsia e Sardenjës…
ELBASAN- Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në Elbasan. Sipas informacioneve, e moshuara doli për të kullotur bagëtitë, por nuk u kthye më. Pas kërkimeve në terren, mëngjesin e sotëm, ajo u gjet nga policia në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete. 82-vjeçarja, sipas familjarëve vuante nga skleroza. Viktima dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. NJOFTIMI I POLICISË: Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet…
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të dielën që mund të përcaktojnë nëse vendi fqinj i Ukrainës, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të mbetet në rrugën pro-perëndimore mes akuzave të vazhdueshme se Rusia është vënë në përpjekje të dëmtojë procesin zgjedhor. Presidentja aktuale Maia Sandu, është favorite për të siguruar një mandat tjetër në një garë presidenciale në të cilën konkurrojnë 11 kandidatë. Votuesit do të votojnë me “po” ose “jo” në një referendum për të vendosur nëse do të përfshihet në kushtetutën e vendit rruga e tij drejt Bashkimit Evropian. Anketat e institutit WatchDog…
Një 44-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, ai u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”. Pas kontrolleve u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe disa fishekë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Njoftimi: U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar…
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh drejt Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë të dielën. Po ashtu, raportohet për një sulm në një zonë industriale, ku ndodhet një fabrikë e rëndësishme armësh. Këto sulmet vijnë një ditë pasi dronët ukrainas thuhet se sulmuan një impiant mikroelektronik që është jetik për ushtrinë ruse. Një ditë më parë, ministrat e Mbrojtjes së Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e mbështetën rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO. Këtë javë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e shpalosi “planin e fitores” para BE-së dhe NATO-s, por nuk…