Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot u zotua për mbështetjen e tij për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare me Rusinë, duke u thënë gazetarëve në Kiev të shtunën se do të punojë me zyrtarët ukrainas për të siguruar mbështetjen e vendeve të tjera për propozimin. I zbuluar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave, i ashtuquajturi “plani i fitores” i Kievit shpreson të detyrojë Rusinë t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes negociatave, raporton AP. Propozimi po shqyrtohet nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, ndihma e të cilëve është jetike për Kievin për…
Author: tirana
Ndërsa fqinji i madh grek nuk ka më asgjë për të dëshmuar në aspektin turistik, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë pikë në zemrat e udhëtarëve. Dhe me të drejtë, shkruan Pauline Duvieu në një artikull të botuar në revistën franceze “Luxus Magazine”. Midis vendeve të tij arkeologjike, plazheve të tij qiellore dhe vargmaleve të egra malore, vendi ballkanik vazhdon të tërheqë adhuruesit e peizazheve piktoreske. Së fundmi në rrjetet sociale, videot dhe fotot e kanë portretizuar Shqipërinë si një vend idilik për pushime nën diell. Një lëvizje e shkëlqyer promovimi për rajonin, që ndodhet pranë Greqisë, i cili…
SHKODËR- Qyteti i Shkodrës njihet për vlerat historike, të cilat të ftojnë t’i shohësh nga afër dhe të shijosh peizazhin e mrekullueshëm natyror. Një prej destinacioneve turistike dhe me vlera të rralla historike është e “Ura e Mesit”, një prej atraksioneve turistike shumë të vizituar nga turistë vendas dhe të huaj. Kryeministri i vendit, Edi Rama me një postim në “Facebook” shkruan se “Ura e Mesit” në Shkodër ka bërë që shumë turistë të huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës. “Mirëmëngjesi dhe nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen…
Këtë të dielë rikthehet në kryeqytet maratona e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.Maratona e Tiranës që do të zhvillohet ditën e diel, 20 Tetor, do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndërkohë është hartuar edhe një plan që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban…
DASHI Mos i humbisni këto ditë që po jetoni duke qëndruar të mbyllur, të barrikaduar, në shtëpi. Të shumtë do të jenë personat që do ta kuptojnë se sa e fortë je, është një moment më pak koprrac nga pikëpamja sentimentale. Bëhu i zënë. Shikoni përreth! DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 20 tetor 2024), kjo fazë e vitit është një rilindje për shumë prej jush. Çdo gjë piqet ditë pas dite, maksimumi do të arrihet gjatë muajit dhjetor që tashmë është vetëm një hap larg. Pas muajsh kontrasti të fortë, dashuria do të kthehet në të qenit…
SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu; shira më të akët do të këtë në jug të territorit. Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga1 0°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang…
Një 30-vjeçar me precedent penal është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Shkodrës. Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme shkoi në lagjen “Guerile”, pas njoftimit për një rast dhune në familje. Por, në momentin që efektivët e Policisë shkuan te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç. Në mbështetje të efektivëve ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i…
Zv/kryeministri i Italisë, Mateo Salvini, ka reaguar në lidhje me kthimin në Itali të emigrantëve nga kampi i Gjadrit, pas vendimit të Gjykatës së Romës se vinin nga vende të sigurta të origjinës. Në një intervistë për Tg1, Salvini pyeti se cili do të mbante përgjegjësinë nëse nesër dikush nga këto 12 persona do të kryente një krim të rëndë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës, gjykatësi? ”Nëse do të isha dënuar, problemi nuk do të ishte i imi, por i Italisë, sepse nga e nesërmja kontrabandistët dhe trafikantët do të dinin se ku do të shkonin.…
Në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League, Arsenali u mposht me rezultatin 2-0 nga Bournemouth. “Topçinjtë” luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 30-të, pasi Saliba u ndëshkua me karton të kuq. Kjo vështirësoi punën për skuadrën e Artetës, që rezistoi deri në minutën e 70-të, kur Christie i dha avantazhin vendasve. Në minutën e 79-të, ishte Kluivert që dyfishoi shifrat dhe vulosi takimin. Hap fals nga Arsenali, që mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, 1 më pak se Liverpool kryesues, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Ish-Presidenti Bamir Topi, teksa komenton punën e Shqipërisë në çeljen e negociatave, thotë se Sali Berisha dhe Edi Rama i kanë futur stërkëmbësha jo njëri-tjetrit, por demokracisë dhe ecjes normale të Shqipërisë drejt Europës. ”Janë krijuar kushtet që njëri të qëndrojë në krye të qeverisë sa të ketë jetë, ndërsa tjetri sa të ketë jetë të marrë institucionin e opozitës. Problemet në Shqipëri kanë të bëjnë me Kushtetutën, institucionet dhe në Europë nuk na çon vetëm një individ. Rruga për në Europë nis në vitin 1992, me dëshirën e madhe të shoqërisë. Kishte një situatë ku njerëzit vërtet e ëndërronin…
Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel. Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj personale, nga marrëdhënia me Luizin, ardhjen në jetë të vajzës Lunës dhe mëmësinë. ”E kam akoma atë dëshirë, edhe pse është herët natyrisht, por do kisha dëshirë të kisha 2 vajza t’i vishja bukur bukur. Të parën po që po e vesh, gjithë ditën rri duke e kombinuar, tani pres edhe të dytën”,-tha Kiara. Po punoni për të dytën? ”Jo , jo, është një dëshirë e të ardhmes patjetër”, u shpreh moderatorja.
Ulliri, një bimë mijëvjeçare, pjesa më e madhe të cilit kultivohet në rajonin e Mesdheut për shkak të kushteve klimatike të përshtatshme, tashmë po shtrin plantacionet edhe në malësi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të plantacioneve të ullirit nga Hoti në Malësi të Madhe, produkt i njerëzve të punës dhe përkushtimit të tyre për bujqësinë. ”Plantacionet e ullirit në Hot të Malësisë së Madhe, produkt i njerëzve të punës dhe përkushtimit të tyre për bujqësinë, që i përkasin Shqipërisë që nuk bën zhurmë e rrëmujë nëpër kanale e portale (ku të vërtetat përvëlohen në ujrat e vluar ditë-natë të…