Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel. Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj personale, nga marrëdhënia me Luizin, ardhjen në jetë të vajzës Lunës dhe mëmësinë. ”E kam akoma atë dëshirë, edhe pse është herët natyrisht, por do kisha dëshirë të kisha 2 vajza t’i vishja bukur bukur. Të parën po që po e vesh, gjithë ditën rri duke e kombinuar, tani pres edhe të dytën”,-tha Kiara. Po punoni për të dytën? ”Jo , jo, është një dëshirë e të ardhmes patjetër”, u shpreh moderatorja.
Author: tirana
Ulliri, një bimë mijëvjeçare, pjesa më e madhe të cilit kultivohet në rajonin e Mesdheut për shkak të kushteve klimatike të përshtatshme, tashmë po shtrin plantacionet edhe në malësi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të plantacioneve të ullirit nga Hoti në Malësi të Madhe, produkt i njerëzve të punës dhe përkushtimit të tyre për bujqësinë. ”Plantacionet e ullirit në Hot të Malësisë së Madhe, produkt i njerëzve të punës dhe përkushtimit të tyre për bujqësinë, që i përkasin Shqipërisë që nuk bën zhurmë e rrëmujë nëpër kanale e portale (ku të vërtetat përvëlohen në ujrat e vluar ditë-natë të…
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca ka hedhur poshtë akuzat e Belind Këlliçit, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Tiranës. Ndreca ka paralajmëruar se do ta padisë Këlliçin në SPAK për shpifje, ndërsa tha se do t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Arsimit për “pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme”. Postimi i Ndrecës Sot paska dalë në konferencë për shtyp e përmendur emrin tim, i vetmi drejtues politik në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar që ka mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. Doktori i shkencave të tetologjisë (shkenca e…
Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti minimalisht Udinese-n për javën e tetë në Serie A. Kuqezinjtë iu falën një goli të shënuar nga Chukwueze në minutën e 13-të, për të marrë një sukses shumë të rëndësishëm. Vlen të përmendet se skuadra e Fonseca-s luajti me 10 lojtarë nga minuta e 29-të, pasi Reijnders u ndëshkua me karton të kuq. Miqtë barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë me Ehizibue, por goli i anulua për pozicion jashtë loje. Në fraksionin e dytë Milani vuajti shumë për të ruajtur avantazhin dhe fitoren. VAR-i u bë protagonist edhe në…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar dokumente që provojnë se Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste, është nën hetim nga SPAK për shkelje të ligjit në tenderin e rikonstruksionit të disa komisariateve. Bardhi thekson se Ndreca është akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe për abuzime që i kanë shkaktuar dëm të rëndë buxhetit të shtetit. Ai ka shpjeguar sesi Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ndreca ka paracaktuar fituesin e tenderit dhe ka rritur fiktivisht vlerat e prokurimeve. Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: “Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmur…
Dy makina u përplasën këtë mbrëmje në Pogradec, e për pasojë njëra prej tyre përfundoi mespërmes trafikndarëses. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lin, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Pavarësisht përplasjes së fortë, shoferi dhe pasagjerët nuk kanë marrë dëmtime serioze. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Kancelari Scholz po qëndron për një vizitë në Turqi. Ka shumë për të folur mes kancelarit gjerman e presidentit turk, por edhe interesa të ndryshme. Temat kryesore janë lufta në Ukrainë, migracioni, situata në rajon. E tensionuar dhe e rënduar apo me besim dhe e fortë? 100 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë, është pothuajse e pamundur të përmblidhen kaq shkurt marrëdhëniet mes dy vendeve. Nëse e pyet studiuesin e shkencave politike, Jens Bastian nga Qendra për Studime të Aplikuara Turke CATS, ai flet për “hijezime të shumta” që formësojnë marrëdhëniet gjermano-turke. “Nuk mund të përshkruhet…
Kampioni kuqezi, Myrto Uzuni ka shënuar dy gola këtë të shtunë në La Liga 2 të Spanjës. I rikthyer nga dëmtimi, beratasi u fut në fushë nga minuta e parë dhe kaloi Granadan në epërsi pas vetëm 20 minutave lojë, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit kundër Tenerifes. Sulmuesi nuk u mjaftua dhe në të 34 dyfishoi shifrat. Uzuni ishte pjesë e Kombëtares, por u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe mesa duket e ka marrë veten dhe ka gjetur formën, duke shënuar dopietë në Spanjë. Katër gola në tetë ndeshjet e luajtura këtë sezon…
Kreshnik Spahiu, teksa analizon zhvillimet politike, thotë se PD dhe PS kanë një marrëveshje për të mos lejuar votën e emigrantëve. E vetmja arsye pse po diskutohet këto kohë mes tyre është prej presionit shoqëror. Por në fund thekson Spahiu për Report Tv, do t’ja lënë fajin Ilirjan Celibashit dhe KQZ-në. ”Do ti mbetem mendimit që PS dhe PD kanë një marrëveshje për të mos lejuar emigrantët të votojnë në 2025, por për ti shpëtuar presionit publik dhe akuzave të diasporës dhe përgjegjësinë do ta kalojnë te Celibashi dhe KQZ. Do thonë ishte e paaftë. Mesa duket kreu i KQZ…
Klea Prenga ka reaguar sërish pas vendimit të gjykatës ndaj motrave Mariela dhe Antonela Berisha. Ajo e konsideron vendimin e Gjykatës së Tiranës të padrejtë, ndërsa i bën thirrje gjyqtares që dha vendimin Migena Laska. Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë. Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e…
12 refugjatët që as nuk shkuan në Gjadër, sipas një vendimi të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari të Italisë. Shtatë bangladeshas dhe pesë egjiptianë do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Bari. Agjencia e lajmeve Ansa,raporton se një dekret ligjor do të kalojë të hënën në Këshillin e Ministrave, i cili do të funksionojë nga dita e nesërme. Ditën e djeshme seksioni i emigracionit në Gjykatën e Romës nuk e ka vërtetuar ndalimin e tyre brenda qendrës. Në orët e ardhshme më pas emigrantët do të hipin në varkën e patrullimit të mbërritur në Bari.…
Armando Sadiku po kalon një formë të jashtëzakonshme në Indi, aty ku këtë sezon është pjesë e skuadrës së Goa. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat. Sadiku shënoi golin e vetëm për Goa-n në humbjen 2-1 ndaj Mumbai City. 33-vjeçari u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 55-të, ndonëse në fund goli i tij kishte vetëm vlerë statistikore. Në katër ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon, Sadiku numëron pesë gola të shënuar, duke konfirmuar se ndodhet në formë shumë të mirë.