Janë mbyllur ndeshjet e para të javës së 9 të kampionatit shqiptar. Derbi Tirana-Dinamo përfundoi në barazim 0-0, me dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje. Edhe dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave (karton të kuq, shumë raste dhe penallti të humbur). Laçi ka marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit mposhtën me shifrat 3-1 Vllazninë, duke lënë kështu vendin e fundit.
Author: tirana
Drilon Rama edhe pse një emër jo popullor, është banori i cili iu bashkua spektaklit të famshëm, ”Big Brother Kosova Vip 3”. Ai siç duket fitoi një simpati të madhe me t’u futur brenda, sipas videove të shumta të shpërndara në TikTok. Hiri i tij siç duket ka bërë që të bie në sy, duke fituar zemrat e të gjithëve. Përdoruese të shumta kanë publikuar video duke treguar tërheqjen që kanë për boksierin. Ai mbrëmë u fut në shtëpinë e famshme, pas një ringu me banorin Burim Vatovcin.
Alba Kepi, gazetare shqiptare që jeton dhe punon në Itali, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Romës për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë. Kepi tha se kampi i Gjadrit është vetëm për emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta, ndërsa Gjykata italiane i konsideroi shtetet nga vinin refugjatëve si jo të sigurta ç’ka detyroi autoritetet t’i kthenin pas të huajt. Gazetarja tha gjithashtu se qeveria italiane do të vendosë të hënën nëse drejt Shqipërisë do të nisen grupe të tjera emigrantësh apo jo. Ajo shtoi se qeveria e Melonit është vënë përpara ngërçit nga vendimmarrja e Gjykatës së…
Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski janë jashtë skuadrës së Interit për t’u përballur me Romën të dielën. Mesfushori shqiptar është lënë jashtë nga trajneri Simone Inzaghi, pas problemeve të shfaqura në stërvitjen e së premtes. Mediat pranë klubit zikaltër flasin për një dëmtim në gju, i cili duket i lehtë momentalisht, por tek Interi nuk donin ta rrezikonin. Asllani vinte nga supergoli që i dha fitoren 0-1 Shqipërisë në Tbilisi. Lajmi i mirë për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Nicolò Barella, i cili u detyrua të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare për Italinë në Ligën e Kombeve për një problem…
Lufta me sëmundjet e këqija nuk bëhe vetëm, ndaj dhe gratë me kancer gjiri kanë parashtruar problematikat që hasin gjatë betejës së tyre në luftën me kancerin para deputetëve, në një tryezë organizuar nga YWCA, Shoqata e Grave Kristiane. “Është e tmerrshme kur ti shkon dhe thonë nuk ka ardhur ilaçi. E kam bërë 23 ditë nga shtëpia në spital për të bërë skaner dhe ishte i prishur. Por skaneri duhet bërë kur duhet jo kur të rregullohet. Unë sot dua përgjigje konkrete, vitin tjetër mund te mos jem më”, u shpreh Ornela Nura. Gratë me kancer i mbështet fortë…
Në Fletoren Zyrtare është botuar rregullorja dhe procedurat e përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit, të zëvendës drejtorit të përgjithshëm, të drejtorit të departamentit dhe drejtorive vendore si dhe Shefave të Komisariateve. Thirrja për aplikimet duhet të shpallet në Drejtori i përgjithshëm, dhe qëndron e hapur për 7 ditë. Kandidatët duhet të paraqesin një aplikim të plotë me dokumentacionet dhe platformën e tyre, që mund të jetë deri në 15 faqe, dhe që më pas verifikohet nga një komision i posaçëm. Pas përfundimit të afatit 7 ditor, Policia e Shtetit duhet të publikojë në faqen zyrtare emrat e kandidatëve.…
”Big Brother Kosova Vip 3”, ka nisur me debate. Gazetari Vullnet Krasniqi dhe modelja Xheneta Fetahu, e nisën ditën me debate tensionuese. Ata i hodhën thumba njëri-tjetrit, derisa Xheneta i thoshte se i njëjti po jepte vetëm energji negative. I njëjti më pas i reagoi duke i thënë se nuk jep energji negative, porse njerëzit të cilët i ka përballë i hulumton. “Përse nuk je shku ti si gazetar kur është dhunu dhe vrarë një grua?”, ishte reagimi i saj ndaj Vullnetit, ky i fundit ia ktheu se ishte vetë ai që kishte raportuar për këto raste. “Për çka je…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin LOG me gazetarin Endri Xhafo në televizionin “News 24”, ku foli për ndeshjet e fundit të Kombëtares në Nations League, punën e trajnerit Sylvinho me Kombëtaren, aktivitetet e UEFA-s në Shqipëri apo edhe kandidatura për të organizuar finalet e Euro 2027 për U-21. Presidenti Duka foli edhe mbledhjet e rëndësishme të UEFA-s, që do të zhvillohen në Tiranë apo marrëdhëniet me qeverinë. Më poshtë, intervista e plotë: – Ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë: E lëmë për një moment aspektin sportiv dhe flasim për atë moment shumë…
Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga transfmorimi i Parkut Drilon-Tushemisht. “Një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec”, e quan Rama destiancionin turistik. “Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec. Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe…
Tre shqiptarë, të burgosur për vepra të lidhura me drogën, rrezikojnë dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar. Mariglen Markaj, 22 vjeç, Altin Marku, 23 vjeç dhe Refik Shehi, 31 vjeç, u përballën me Gjykatën e Ipswich Crown të premten. Secili nga të pandehurit, pa vendbanim të caktuar, kishte pranuar se kishte komplotuar për furnizim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale, që lidhej me dy javët midis 16 korrikut dhe 31 korrikut të këtij viti. Me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, gjykata dëgjoi se Marku po ngiste një biçikletë elektrike nëpër Ipswich kur u pa nga policia të hidhte një paketë cigaresh,…
Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë për të hetuar deklaratat e bëra publikisht nga Argita Malltezi. Gjoka ka kërkuar që të verifikohen deklaratat e Malltezit, e cila në 23 shtator ka pretenduar se gjyqtarja ka marrë një shumë prej 500 mijë eurosh dhe se është korruptuar. Për këto deklarata Gjoka e ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar që të hetohen. Menjëherë pas kësaj kërkesë, ka reaguar përmes një letre publike Argita Maslltezi, e cila shprehet ndër të tjera se është njohur me kallëzimin,…
Irani po zhvillon stërvitje detare ku përfshihen Rusia, Omani dhe vëzhgues nga nëntë vende të tjera, të cilat filluan sot në Oqeanin Indian, njoftoi televizioni shtetëror iranian. “Stërvitjet e quajtura “IMEX 2024″ synojnë të forcojnë sigurinë kolektive në rajon, të zgjerojnë bashkëpunimin shumëpalësh dhe të demonstrojnë vullnetin e mirë dhe aftësitë për të ruajtur paqen, miqësinë dhe sigurinë detare,” thuhet në njoftimin zyrtar. Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit do të zbatojnë taktika për të garantuar sigurinë e anijeve tregtare ndërkombëtare, për të mbrojtur korsitë detare, për të zgjeruar masat humanitare dhe për të shkëmbyer informacione për operacionet e shpëtimit dhe ndihmës, sipas Press TV. Trajnimet përkojnë me tensionet në rritje në rajon, teksa…