Një ditë para aktivitetit të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, në kryeqytet u zhvillua sot gara e vrapimit “Fun Run Tirana” që mblodhi së bashku 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit që i motivuan për t’u bërë pjesë e kësaj gare që ka si qëllim angazhimin e të rinjve në sport dhe që të përgatiten për të garuar pas disa vitesh edhe në Maratonën e Tiranës. “Jemi shumë…
Author: tirana
Një plantacion i madh i kultivuar me marijuanë dhe një sasi tepër e madhe e tharë dhe gati për shitje janë zbuluar nga një operacion i policisë greke në një zonë pyjore në Tripoli. Operacioni është zhvilluar nga policia e Tripolit, në bashkëpunim me njësitë OPKE të Arkadias dhe Lakonias, ekipit të qenve të Mesinias, Departamentit të Hetimeve Kriminale të Peloponezit dhe njësinë e helikopterëve të policisë greke. Pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe të dhënave, u krye një operacion i organizuar policor në zonën e mësipërme, ku ndodhej një plantacion i organizuar marijuane, i përbërë nga 28 nivele,…
Gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan në Mirditë dhe Lezhë dy operacione të koduara“Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit. Si rezultat janë arrestuar 5 persona dhe janë sekuestruar 200 kilogramë kanabis. Policia sqaron se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, bazuar dhe në informacionet marra në rrugë operative se në fshatin Shtuf, Mirditë dhe në fshatin Gjobardhaj, Lezhë, disa persona kishin përshtatur magazinat për tharje dhe përpunim të kanabisit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Lezhë ,…
Dy të mitur janë vendosur në procedim penal, pasi kanë shpërndarë një video të një 16-vjeçareje në rrjetet sociale. Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar, pasi të dy ata kanë shpërndarë në “Snapchat” videon e një tjetër të miture. Gjithashtu stacioni i Policisë së Këlcyrës arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bënjë, Përmet, pasi më datë 17.10.2024, në një lokal, në Këlcyrë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta 27-vjeçari ka tentuar të qëlloi me mjetë prerës (thikë) një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u…
Pas 72 orëve qëndrim në Shqipëri, sot 12 emigranët u larguan nga Gjadra drejt Italisë. Ata u moren këtë mengjes nga kampi dhe më pas u bë nisja nga Shëngjini me anijen e rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit. Menjëherë pas nisjes së emigrantëve, mediat italiane kanë raportuar se qeveria nuk do tërhiqet. “Një transferimi i ri pritet këtë javë”, shkruan la Repubblica. Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane. Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të…
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka hequr aplikacionin e Current Time nga versioni rus i App Store, me kërkesë të Roskomnadzorit, agjencisë ruse për rregullimin e mediave. Në një letër drejtuar REL-it, Apple sqaroi se arsyeja e heqjes së aplikacionit është se ai përmbante përmbajtje që cilësohet e paligjshme në Rusi dhe materiale nga një organizatë që autoritetet ruse e kanë shpallur “të padëshiruar”. Current Time është rrjet televiziv dhe platformë digjitale në gjuhën ruse, e udhëhequr nga REL-i. REL-i, një organizatë e pavarur mediatike e financuar nga fondi i Kongresit amerikan përmes Agjencisë…
Nën sloganin “Ia vlen të jetosh”, njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Në kuadër të tetorit rozë i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të rritur vëmendjen dhe diagnostikimin e hershëm ndaj kësaj sëmundjeje, u organizua edhe një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu. Nënkolonelia e Forcave të Armatosura, Esmihan Durbaku e cila prej…
Policia italiane arrestoi 35-vjeçarin Klajdi Merkaj, i shpallur në kërkim nga SPAK. Merkaj u arrestua nga policia italiane pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit. Arrestimi i Merkajt u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. “Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më…
Tirana do të mbajë nesër Maratonën, e cila organizohet çdo vit. Në kuadër të këtij aktiviteti, do të bllokohen për disa orë disa akse në kryeqytetet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 të paradites të dielën dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ndërkohë është hartuar edhe një plan që parashikon devijimin e…
Sanitarja e Kopshtit nr.3 në Sarandë, e cila dyshohet se dhunoi drejtoreshën, është lënë në “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Sarandës. Vendimi është marrë nga Gjyqtari, Mikel Hysometaj, paraditen e djeshme, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që kishte kërkuar të njëjtën masë për shtetasen Etleva Meta. Kjo e fundit u ndalua nga policia e Sarandës pas kallëzimit të shtetases Valbona Mehmeti, Drejtoreshë e Kopshtit nr.3, e cila e akuzon sanitaren se e ka goditur për shkak të detyrës. Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë një debat për motive të dobëta mes Mehmetit dhe Metës, që ka…
Gjykata e Korçës ka vendos masën e arrestit me burg për 68 vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. 68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar 11-vjeçaren në fshatin Strelcë. Nga ana tjetër avokati i 68-vjeçarit ka deklaruar: Çështja është tepër delikate sepse bëhet fjalë për një fëmijë të mitur. Klienti im nuk pranon asnjë gjë përveç pafajësisë dhe nuk pranon të ketë ngacmuar vajzën e mitur. U vendos arrestimi…
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e tre shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat gjatë kontrolleve u kapën shtetasit: – M. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj…