Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do të mbledhë të hënën qeverinë në lidhje me vendimin e marrë sot nga Gjykata e Romës për dërgimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit në Itali. Meloni e ka quajtur vendimin e gjyqtarëve, me paragjykime, ndërsa ka deklaruar se mbledhja e së hënës do të mbahet për të zgjidhur këtë problem.
Author: tirana
Një faqe ukrainase, pretendon se në një video shfaqen ushtarët e Koresë së Veriut duke marrë në dorëzim pajisjet ushtarake ruse. Thuhet se gjithçka ka ndodhur në kampin stërvitor Serheev në territorin rus. Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut ka dërguar trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, një zhvillim që mund të intensifikojë përplasjen midis Koresë së Veriut dhe perëndimit. Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS) njoftojnë se anijet e marinës ruse transferuan 1500 forca të operacionit special të Koresë…
Përmes programeve të strehimit qeveria shqiptare po synon ofrimin e zgjidhjeve të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut. Programet aktuale për këtë qëllim janë programet e banesave me kosto të ulët dhe skemat e kredive të përballueshme hipotekare. Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Entit Kombëtar të Banesave zhvilluan një takim në bashkinë e Dibrës për të diskutuar mbi strehimin social në këtë zonë. Në Dibër është parashikuar ndërtimi i një objekti 6-katësh në të cilin…
E gjithë bota e muzikës është ende në tronditje dhe pikëllim për vetëvrasjen e Liam Payne. Ai është parë duke debatuar ashpër me një grua në hollin e hotelit ku po qëndronte në lagjen e Palermos, në qytetin e Buenos Aires. Gruaja i kërkoi para Payne, megjithëse pa që muzikanti u largua pa i dhënë asgjë. Michael Fleischmann, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është personi që komentoi diskutimin me zonjën dhe tha se edhe Payne është parë duke qëndruar në hotelin luksoz dhe pretendon se vetëm tre orë para vdekjes së Payne, këngëtari dukej i acaruar. ”Unë do t’ju…
Seksioni i imigracionit në Gjykatën e Romës vendosi këtë të premte që refugjatët të cilët mbërritën në portin e Shëngjinit të rikthehen në Romë, pasi Bangladeshi dhe Egjipti nuk janë “vende të sigurta”. Edhe pse kërkesa për azil e 12 emigrantëve që u vendosën në Gjadër është refuzuar nga vendi fqinj, sipas vendimit të Gjykatës së Romës ata do të duhet të kthehen mbrapsht dhe do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar vendimin. Vendimi i Gjykatës së Romës është një zhvillim i brendshëm i shtetit Italian që bazohet në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4…
Kur u deshën shumë muaj që të vinin 16 refugjatë, por që sot një gjykatë italiane ka vendosur që refugjatët që kanë ardhur dhe do të vijnë në Gjadër, duhet të kthehen menjëherë në Itali, edhe pse kërkesa e tyre për azil në vendin fqinj është refuzuar. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se vendimi i gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni, rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri. ”Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën…
Një komision hetimor i caktuar nga Kombet e Bashkuara, tha sot në një raport ligjor se të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare kanë për detyrë t’i japin fund pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli. “Të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë detyrime sipas ligjit ndërkombëtar për t’i dhënë fund pranisë së paligjshme të Izraelit në Territorin e Pushtuar Palestinez. Izraeli duhet të tërheqë të gjithë kolonët, të kthejë tokën dhe të shfuqizojë ligjet diskriminuese. Vendet e tjera nuk duhet ta mbështesin pushtimin financiarisht, ushtarakisht apo politikisht”, sipas raportit. Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut…
Dashi-Aktivë dhe të vendosur, Dashët janë natyrshëm liderë që marrin iniciativa dhe inkurajojnë të tjerët. Luani-Me një personalitet karizmatik dhe besim, Luanët shpesh tërheqin vëmendjen dhe janë të aftë të frymëzojnë. Bricjapi-Praktikë dhe ambiciozë, Bricjapët janë të organizuar dhe dinë si të arrijnë qëllimet e tyre, duke udhëhequr me shembuj. Akrepi-Të vendosur dhe intuitivë, Akrepat kanë aftësinë të lexojnë situatat dhe të drejtojnë grupet në drejtimin e duhur. Shigjetari-Me optimizëm dhe vizion, Shigjetarët shpesh e ndihmojnë ekipin të shohë mundësi të reja dhe të arrijë horizonte të reja.
Mariela dhe Antonela Berisha sot ishin në gjyq, për sulmin ndaj Klea Prengës. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Marielën dhe ”detyrim paraqitje” për Antonelën. E dëmtuara Klea Prenga ka reaguar duke nxjerrë në dritë prova të reja, por edhe akuza të tjera ku ajo pretendon se motrat Berisha janë në proces gjyqesor në itali për tentativë vrasje të një mashkulli. Klea ndër të tjera i ka konsideruar të rreme edhe dëshmitë e motrave Berisha në gjykatë ditën e sotme ku shprehen se kishin shkuar për të darkuar dhe se nuk e kishin planifikuar këtë sulm.…
Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Maratona Fun Run, që do të zhvillohet më 19 Tetor, ditën e shtunë, ku do të marrin pjesë të rinj, do të sjellë ndalimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 09:00 deri në 11:00 për segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fundin e…
Sekretariati i Etikës në Kuvend, me votat e PS-së vijon që të përjashtoi deputetët e PD. Sot ka pezulluar me 10 ditë dy deputetët e PD-së Elda Hoti dhe Petrit Doda për kaosin gjatë seancës së djeshme në Parlament. Përjashtimi i tyre me 10 ditë erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Një kërkesë tjetër në dorë të Sekretariatit të Etikës sot, ishte dhe ajo e grupit të PD-së për përjashtimin e deputetëve socialistë, Erion Braçe, Ilir Metaj dhe Plaurent Ndreca nga komisioni hetimor në shëndetësi. Por kjo këkresë nuk u mor në konsideratë, pasi ishte dorëzuar jashtë…
Ekipi shqiptar “Çamëria” që përfaqëson vendin tonë në turneun ndërkombëtar të minifutbollit 5×5 që po zhvillohet në ishullin e Kretës nga data 17-20 tetor, nuk është lejuar që të luajë. “Çamëria” supozohej të ishte pjesëmarrëse në Socca Champions League, ashtu siç ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet joprofesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International. Ekipi shqiptar i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko ka luajtur në këtë turne ndërkombëtar që është ekuivalent i Champions League-s së minifutbollit, duke zhvilluar dy ndeshje (një të fituar dhe një të humbur), por organizatorët dhe…