Author: tirana

Nga avokat Gurali Brahimllari Më 17 tetor 2024, GJEDNJ publikoi vendimin e datës 24 shtator për dy kërkesa të veçanta të shtetasve anglez A.L etj si dhe E.J, Angli, kundër Republikës Franceze. Vendimi, ashtu sikurse pritej, ka ngjallur interest të veçantë jo vetëm të profesionistëve të ligjit, por edhe për mediat dhe opinionin publik, për shkak se për herë të parë, GJEDNJ kishte për shqyrtim një çështje që lidhej me pretendimet për shkeljen e të drejtave të mbrojtura nga Konveta për shkak të kapjes së të dhënave të përdoruesve të një prej platformave të koduar, me pasojë përdorimin e tyre…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut. Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së…

Read More

Sali Berisha e cilëson si “akt puçist” ndërhyrjen e Policisë së Shtetit një ditë më parë në Parlament, ku u përplas me deputetët e opozitës. Për të veprimet e djeshme ishin tipike të një diktature dhe se kurrë nuk ka ndodhur që policia të futet në parlament. ”Dëgjova opinionistë të krahut qeveritar se këto kanë ndodhur, nuk kanë ndodhur kurrë, u them unë atyre, që policia të hyjë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë. Por mos shfrytëzoni mikrofonat për të mashtruar publikun. Pra, ka një ligj dhe një Kushtetutë, por ky regjim nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë”,-tha Berisha…

Read More

Babai i Enea Themoraj, i riu që humbi jetën tragjikisht dhe pa faj, pasi u plagos nga një tritol që iu vu dy motrave Nikolli në Elbasan, ka bërë apel për ndihmë. Ai thotë se djali iu vra brenda në banesë teksa po shkonte në tualet ku i ra dera nga shpërthimi i tritolit, ndërsa kërkon ndihmë përmes linkut të Gofoundme të shpërndarë nga mbesa e tij. ”Unë nuk kam pasus ndihmë nga autoritet bashkiake. Fare nuk kam pasur mbështetje. Mu vra çuni brenda në shtëpi. Gjendja ime e familjes ka qenë shumë e vështirë. 3 muaj nusja te Trauma…

Read More

Marinela Berisha nuk do të shkojë në burg, por në ”arrest shtëpie”. Ky është vendimi që ka dhënë sot Gjykata e Tiranës për veprën penale të dhunës që kjo e fundit bashkë me të motrën, Antonela Berisha, ushtruan ndaj Klea Prengën. Kurse ”detyrim paraqitje” për ish-banoren e ”Big Brother Albania Vip 1”. Në fakt seanca gjyqësore do mbahej ditën e djeshme më 17 tetor, por për shkak të arsyeve të Mariela nuk ishte e pranishme- arsyeja nuk dihet ende seanca u shty për sot në orën 12:00. Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në…

Read More

Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për rastin e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të Jakodinës, fshat i bashkisë Elbasan i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin Indrit Kasa, pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin mësuesit. Konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi pretendojnë se sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë duke ushtruar ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm. Ndërkohë pas këtij konflikti ZVAP Elbasan pezulloi nga detyra mësuesin sepse të gjithë prindërit gjatë një mbledhje në shkollën e Jakodinës shfaqën ankesa për mënyrën se si mësuesi Erion Kushi…

Read More

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohet se shisnin mallra kontrabandë, kryesisht online. Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Hidden money”. Gjatë operacionit janë ndaluar 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve. Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të…

Read More

Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ndërkohë është hartuar edhe një…

Read More

Në datë 24 tetor në orën 12:00 do të mbahet seanca paraprake për kreun e PD, Sali Berisha. Në këtë seancë gjyqtarja Fjorela Davidhi do të vendosë nëse dosja do të shkojë për gjykim apo jo. Kujtojmë që Berisha deklaroi mbrëmjen e djeshme në “Quo Vadis” se nuk e njeh gjyqtaren dhe se nuk ka iluzione për vendimin e mundshëm. “Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shtetërore asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtyarë që kanë firmosur…

Read More

Policia ka proceduar penalisht juristen Adriana Kalaja, për protestën e djeshme përpara Bashkisë së Tiranës, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;. Ndërsa, është proceduar penalisht edhe Klevis Balliu për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Të proceduarit nga policia për protestën e djeshme janë Adriana Kalaja, Klodijan Bajrami, Klevis Balliu, Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja. “Tiranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje…

Read More

Pas Japonisë, radhën e ka Java Kulturore Amerikane që do të sjellë në vendin tonë nga data 19-të deri më 23 tetor, një sërë aktivitetesh kulturore. Ndërthurja e muzikës, inovacionit dhe aktivitetet që kanë në fokus riciklimin, do të festojnë më së miri miqësinë dhe bashkëpunimin shqiptaro-amerikan. Aktivitetet nisin të shtunën e 19 Tetorit tek Pazari i Ri me një koncert rock nga Elton Deda dhe banda e tij. Hyrja është falas dhe të gjithë mund të përjetojnë një atmosferë të bukur muzikore.Ndërsa pasditja e 21 tetorit i është rezervuar Space Night, një eventi që ka si objektiv ofrimin e…

Read More