Vdekja e liderit të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, nga një sulm izraelit të enjten, ka nxitur thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës. Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha për gazetarë të enjten vonë pasi mbërriti në Gjermani se tani është koha për një armëpushim në Gazë dhe për “t’u siguruar se…
Author: tirana
Ka ndërruar jetë 80-vjeçari që disa ditë më poarë u dhunua bashkë me bashkëshorten e tij në Povelcë të Fierit. Ndërkohë, ka rënë në pranga autori i ngjarjes. 80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, por ka ndërruar jetë sot. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier. Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimes N.R, Shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me…
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke falenderuar të gjithë ata persona që kërkuan të hapej një biblioteka audiodigjitale, një kërkesë e cila tashmë është realizuar. “Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e falenderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.
Ditën e sotme (e premte) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë deri 21°C, në zonat…
DASHI Do të ishte vërtet turp të humbisni ditët që po jetoni të mbyllura në shtëpi. Të shumtë do të jenë personat që do ta kuptojnë se sa e fortë je, është një moment më pak koprrac nga pikëpamja sentimentale. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 18 tetor 2024), kjo fazë e vitit ka rilindur përfundimisht. Çdo gjë piqet ditë pas dite, maksimumi do të arrihet gjatë muajit dhjetor. Pas muajsh kontrasti të fortë, dashuria bëhet sërish e gëzuar, të paktën nga ana juaj ka disponueshmëri maksimale. Për sa i përket punës, yjet shkëlqejnë lart në qiell dhe…
Ministri i Jashtëm i Izraelit, bën me dije se trupat izraelite vranë në Gazë udhëheqësin më të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar, një prej organizatorëve kryesorë të sulmit të vitit të kaluar ndaj Izraelit, ku u vranë mbi 1000 njerëz dhe u morën peng rreth 300 të tjerë. Yahya Sinwar ishte në krye të listët izraelite për më të kërkuarit që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit tetorin e kaluar. Eliminimi i tij përbën një goditje të fuqishme ndaj grupit militant. Deri në publikimin e këtij lajmit organizata Hamas nuk e ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj.…
Ish-gjyqtari, avokati Gurali Brahimllari ka reaguar pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se marrja dhe përdorimi në procese gjyqësore i komunikimeve të SKY Encrochat nuk shkel të drejtat themelore të njeriut. Sipas tij, problematikat kryesore që ai dhe ish-ministri Ylli Manjani kanë ngritur në çështjet që kanë ndjekur lidhur me të drejtat e mbrojtjes në procesin penal, gjejnë mbështetje të plotë nga gjykatësit e Strasburgut. Postimi i plotë GJEDNJ publikoi vendimin e dhënë më 24 shtator 2024 për dy aplikantë nga Britania e Madhe, të arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, me ndihmën edhe të të dhënave…
Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit i shpjegoi opozitës përmes një shkrimi në Facebook konceptin e mosbindjes civile e që sipas saj nuk ka asnjë lidhje me aktet e dhunshme ”Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës. Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfillë ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka një koment për të gjithë situatën e krijuar sot në seancë plenare dhe jashtë Kuvendit, dhe akuzave nga ana e PD-së, që një efektiv tentoi që të gjuajë me armë drejt dy deputetëve. Spiropali ka shpjeguar gjërë e gjatë se çfarë është mosbindja civile, por që ndalet më shumë tek dhuna, për të cilën shkruan se ”Forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të…
Në vijim të vizitës së tij në punimet e “Bloomberg CityLab”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar me disa kryebashkiakë amerikanë, mes tyre të St. Louis, Missouri, Chattanooga, Tennessee, Oklahoma City, Oklahoma dhe Hartford, Connecticut. Veliaj ka ndarë foto në rrjetet sociale, ku shprehet se gjatë diskutimeve ka ndarë projekte të rëndësishme të Tiranës, nga kurset falas për të rinjtë te Piramida, kreditë e buta, transportin falas për pensionistët dhe studentët, si dhe vaktet shkollore për fëmijët. Ai thekson se këto iniciativa janë përtej ndarjeve politike, duke u siguruar që askush të mos mbetet pas. “Një takim fantastik në…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Kuvend dhe më së shumti për akuzën që ata bëjnë që një efektiv tentoi t’i drejtonte armën deputetit demokrat Luan Baçi. Për të efektivi i Forcave Speciale ishte i armatosur, duke theksuar se nuk mund t’i besohet kësaj policie, e cila ka gënjyer në disa raste. Bardhi thotë se policia ka gënjyer në rastin e Klodian Rashës, Egli Progës apo edhe në rastet kur ka thënë se në Shqipëri nuk ka sipërfaqe të mbjella me kanabis. Postimi i plotë Është e njëjta Polici që…
Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me Lille, në Francë dhe Europë. Sulmuesi shqiptar ka spikatur në Champions League, aty ku me driblimet e tij në dy ndeshjet e para të fazës së ligës është i pari në listë. Zhegrova ka lënë pas yje si Vinicius i Real Madrid apo Musiala i Bayern Munchen. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është në kuotën e 17 driblimeve, si askush tjetër në kompeticionin më të madh për klube në botë. Vinicius ai që mendohet se do të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit, ka realizuar deri tani 14 driblime.