Rreth 8 mijë vite më parë, në vendin ku sot shtrihet qyteti i Pogradecit, ka qenë i zhvilluar me banesa katërkëndore, me struktura druri dhe me mure balte të pjekur. “Ndodhemi në zemër të vendbanimit, i cili fillon diku në fillim të mijëvjeçarit të gjashtë para Krishtit dhe fundi i jetesës në këtë vendbanim duhet të jetë në fund të këtij mijëvjeçari. Vendbanimi i neolitit ndodhet rreth 1 metër poshtë sipërfaqes së tokës dhe ne jemi fokusuar pikërisht në rrënojat e banesave të ndërtuara me konstruksion drurësh dhe të veshura me baltë”, tha Edlira Andoni, arkeologe. Jo shumë larg qytetit…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryeparlamentares Elisa Spiropali, pas ngjarjeve të ndodhura në seancë dhe jashtë Kuvendit. Në letrën e Bardhit, shtrohen disa pyetje, ku njëra është se ”Kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?”. Për Bardhin, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit. ”Ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të…
Vijon puna për ndërtimin e urës së Bilçës në Berat, ku pas vendosjes së trarëve fillon puna për mbistrukturën e urës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna për ndërtimin e kësaj ure, ku nënvizon edhe se është një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar. ”Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve, që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar”, shkruan…
Raporti i fundit i Bankës Botërore që analizon trendin e rritjes përgjatë këtij viti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënvizon që Shqipëria ka pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë 2024-tës. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe ndërtimet. Shkalla e varfërisë, theksohet ne raportin që mban titullin ”Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, pritet të zbutet ndërkohë që pagat do të vazhdojnë të rriten. Investimet e huaja në vendin tonë po ashtu gjatë kësaj periudhe kohe janë rritur me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Në përgjithësi, sipas institucionit të rëndësishëm ndërkombëtar, pjesa më e…
Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan do nisi punën për hapjen e shkollës “Ecole 42” te Piramida e Tiranës dhe implementimin e projektit “Plug & Play” ku Tirana do të jetë epiqendra për Evropën Juglindore. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me kryetarin e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, ku diskutuan lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit për shkollën franceze që do të përgatisë të rinjtë e Tiranës në fushën digjitale. Veliaj foli edhe projektin që lidh Parkun e Tiranës dhe atë të Farkës, pa pasur nevojë të futesh në trafikun e kryeqytetit. “Këtë javë…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se dënon me ashpërsi kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen e jetës së deputetëve të opozitës, teksa efektivët blu i cilësoi edhe si ”narkopolicia”. Me një postim në rrjetin social Facebook, Meta e cilëson si ”akt të rëndë kriminal dhe antiligjor, në shërbim të mafias në pushtet dhe ngjarje të paprecedentë”. Ai shton se përballë kësja junte, e vetmja zgjidhje mbetet ”përballja dhëmbë për dhëmbë”. Postimi i plotë Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia.…
KQZ-ja i jep mandatin e deputetit demokratit Andrea Mano, i cili do të zëvendësojë Ervin Salinjin, pasi ky i fundit ndodhet në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin prej 1 viti për akuzën e kallëzimit të rremë. Mësohet se betimi në Kuvend, do të bëhet në seancën e ardhshme plenare.
Motrat Mariela dhe Antonela Berisha u dorëzuan në polici ditën e djeshme, pasi ishin shpallur në kërkim pas sulmit të rëndë fizik të 24-vjeçares Klea Prenga. Kjo e fundit në një reagim ka qartësuar se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim mes palëve. Prenga kërkon drejtësi për dëmin e shkaktuar ndaj saj dhe thotë se s’mund të ketë falje për një akt të tillë. “Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë:…
Deputetët e opozitës akuzuan se gjatë mosbindjes së tyre në Kuvend, një polici tentoi të nxjerrë armën ndaj deputetëve, dhe më pas Policia e Shtetit reagoi me një deklaratë zyrtare. Në deklaratën e policisë theksohet se efektivi ishte me spray në brez, jo armë. Partia Demokratike ka reaguar ndaj policisë duke thënë se po tentohet të fshihet tentativa e vrasjes së deputetëve. Sipas PD, në video tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj. ”Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin…
Dhjetëra klinika estetike në Tiranë aplikonin botoks kontrabandë. Kjo u zbulua pas kontrolleve të kryera pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës të nisur në muajin maj. Por një informacion i ditëve të fundit, lidhur me kompaninë Capo –Al ka bërë që prokuroria të kërkojë miratimin në gjykatë për kontrollin e 30 qendrave estetike dhe disa magazina doganore dhe automjete, kontroll gjatë të cilit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme botoksi të sjella nga Koreja e Jugut apo Turqia. Pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, është vënë në pranga bashkë me dy të…
E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy Vanhorn po zhvillon një vizitë në SPAK. Ajo sapo ka mbërritur, ndërsa nuk dihet arsyeja spe mund të jetë thirrur.
Nga hetimet e policisë mësohet se 70-vjeçari Iqmet Skënderi, e ka ngacmuar të miturën 11 vjeçaren në dyqanin e tij në një fshat të thellë të Maliqit. 11-vjeçarja ka shkuar pasditen e djeshme në dyqan për të blerë, ndërsa 70-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër. Sipas deklarimeve të 11-vjeçares, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit. Ajo ka…