Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris foli për herë të parë në rrjetin televiziv Fox News, i njohur për qëndrimet konservatore, në një intervistë e cila u shoqërua me tensione për çështjen e emigrantëve dhe ndryshimin e qëndrimeve politike. Harris pranoi dështimet në kufirin jugor me Meksikën, ndërsa fajësoi republikanët për pengesat në miratimin e një projektligji për kufirin. “Nuk jam krenare të them se ky është një sistem i përsosur emigrimi. Kam qenë e qartë, mendoj se të gjithë jemi të qartë që duhet rregulluar. Është gjithashtu e vërtetë që nëse një siguri kufitare do të ishte miratuar nëntë…
Author: tirana
Vetëm pak minuta pas largimit të deputetëve të PD nga oborri i parlamentit si dhe protestuesve, në Kuvend ka mbërritur policia shkencore. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se një grup ekspertësh të policisë shkencore janë futur në sallën e seancave për të kryer hetime për lëndën e hedhur nga deputetja e PD-së Elda Hoti. Vetë deputetja e cila spërkati mes rreshtave të ulëseve tha se ishte parfum, por kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë, duke e përjashtuar dhe ligjvënësen demokrate nga seanca. Tani do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse ishte parfum apo benzinë.
Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit. Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni. Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e…
Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit u përfshi në zhvillime të vrullshme kryesisht në ndërtimin e banesave rezidenciale në Tiranë dhe bregdet, por të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vetëm 5.4% e familjeve shqiptare banojnë në ndërtesat e ndërtuara pas vitit 2016.Pjesa më e madhe familjeve shqiptare, 37.5 për qind e tyre, jetojnë në ndërtesa që janë ndërtuar ndërmjet viteve 1981-2000. Grupi i dytë më madh i familjeve jeton në banesat e ndërtuara ndërmjet viteve 2011-2010, me 24%. Ndërsa 2.4 për qind e familjeve jetojnë në banesat që janë ndërtuar mbi 100 vite më parë.Të dhënat sugjerojnë se, një…
Një burrë agresiv, që mund të jetë, nën efektet e drogës dhe alkoolit, po shkaton zhurmë”, kështu u shpreh në telefonatën që i bëri policisë, menaxheri i hotelit nga ku ndërroi jetë këngëtari me famë botërore, Liam Payne. Mediat argjentinase raportojnë se menaxheri i hoteli njofton policinë duke thënë se në dhomë kishte drogë dhe mobiljet ishin shkatërruar. Po ashtu, ai i tha policisë së Liam ndodhet në ballkon dhe po sillet agresivisht dhe çuditshëm, ndërsa siç raportohet, shprehu frikën se mund të binte. “Ka një ballkon dhe ne kemi frikë se mund të bëjnë diçka për të vënë në…
Deputeti i PD-së Luan Baçi deklaroi sot se policia i ka vendosur armën te gjoksi në kohën e përplasjes me policinë. “Ne ishim duke hyrë brenda dhe gjithë policia me skafandra, duke shtyrë. Më vuri pistoletën te gjoksi. E gjithë policia që është futur brenda është jashtë rregullat. Ishin shumë aty, me mua u përplasën. E nxori këtu dhe tha: e do këtë? Shqip e tha, e doni shqip? Mund të gjendet te kamerat. E gjithë policia që është e paligjshme këtu”, tha Baçi.
Tensione në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë. Gazment Bardhi është shprehur për mediat se forcat e policisë u kanë drejtuar armën. “Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.
Përplasje e fortë mes Sulës, Nokës dhe policisë, demokratët shtyjnë FNSH. Shtohen forcat e policisë dhe të Gardës në oborrin e Parlamentit. Me ardhjen e protestuesve nga Bashkia dhe zgjerimin e turmës së qytetarëve në Kuvend, janë shtuar forcat e policisë. Siç shihet policë me kaska janë bashkuar me ata të gardës, ndërkohë që një tjetër grup i Gardës është afruar me vrap.
Një ministër nga partia e ekstremit të djathtë të Holandës ka diskutuar mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve të refuzuar në Ugandë, ndërsa qeveria kërkon masa për të frenuar emigracionin. Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Reinette Kleffer, vizitoi Ugandën këtë javë dhe diskutoi këtë çështje me ministrat nga ai vend, njoftoi transmetuesi publik NOS. “Ne duam të frenojmë imigracionin dhe është e rëndësishme që azilkërkuesit e refuzuar të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Dhe kjo ndonjëherë vonohet. Ne mbajmë një marrëdhënie shumëvjeçare me Ugandën dhe është një vend mikpritës”, siguroi ministri. Kleffer është anëtar i…
Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese. Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia greke ka zbuluar një plantacion hashashi me të paktën 6000 fidanë kanabis. Ky është plantacioni i dytë i zbuluar brenda dy javësh. Sipas mediave greke, në prangat e policisë ranë ranë kultivuesi kryesor dhe dy shqiptarë të cilët kujdeseshin për hashashin. Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm në një sipërfaqe prej 20 hektarësh ku kultivohej misër në zonën rurale “Pavlos” në Orchomenos. Pronar i plantacionit me misër ishte një grek nga Fthiotida. Por mes misrit ai kishte zgjedhur të kultivonte edhe hashash. Shitja e kanabisit do të sillte mbi 12 milionë euro fitim. Në zonën e plantacionit u gjetën…