Me Rivierën e saj verbuese, qytetet e lashta dhe peizazhet spektakolare malore, nuk është çudi që ky vend ballkanik shumë shpejt po shndërrohet në një destinacion i preferuar turistik në Evropë, shkruan Dilvin Yasa në një artikull të botuar në revistën australiane “Escape”. E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Kroacisë dhe Greqisë, Shqipëria ka një kulturë dhe histori magjepsëse dhe një bukuri natyrore të pacënuar. Po mendoni të vizitoni Shqipërinë? Më poshtë kemi renditur disa rekomandime përpara se të nisni udhëtimin tuaj: Monedha zyrtare mund të jetë leku shqiptar, por euro pranohet kudo. Pavarësisht rritjes së turizmit, Shqipëria vazhdon…
Author: tirana
Në postimet në platformën e mediave sociale Snapchat pak ditë para vdekjes së tij, Liam Payne rrëfeu detaje nga pushimet që po kalonte në Buenos Aires. Ai komentonte kalërimin, polon dhe ndjekjen e koncertit të shokut të tij Niall Horan duke performuar në Buenos Aires. Videot që ai shpërndau nga koncerti i 2 tetorit e tregojnë atë duke kërcyer me të dashurën e tij Kate Cassidy, duke përshëndetur fansave në turmë dhe duke kënduar së bashku hitet e vjetra të One Direction. Ai ka postuar një selfie me Horanin, dhe ka treguar se sa krenar ishte për këngëtaren Slow Hands.…
Një konflikt mes dy kushërinjve në Kukës ka përfunduar me një të lënduar. Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin R.Z, banues në fshatin Brekije. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije. Ky i fundit është jashtë rezikut për jetën. Policia njofton se 42-vjeçari u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Liam Payne, një ish-anëtar i grupit One Direction, ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, sipas policisë atje. Vdekja e Payne, 31 vjeç ndodhi të mërkurën në një hotel në rrugën Costa Rica në lagjen Palermo, sipas një deklarate nga policia dhënë CNN. Policia e Buenos Aires tha se personeli nga Stacioni i Policisë 14B shkoi në hotel të mërkurën pasdite pasi mori një telefonatë 911 për një burrë agresiv, i cili ndoshta ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit. Deklarata e policisë nuk e identifikoi atë person si Payne. Payne u…
Partia Socialiste jep dakordësinë e saj që në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës votimi elektronik të aplikohet në qarqet Durrës dhe Elbasan, sikundër propozon Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Por në anën tjetër socialistët propozojnë që votimi elektronik të aplikohet edhe në Qarkun e Tiranës. Në një shkresë drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, PS shprehet se shprehim dakortësinë tonë që votimi elektronik të shtrihet në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit. Në vijim, socialistët kërkojnë që votimi elektronik të shtrihet dhe në Qarkun e Tiranës, për arsyet si më poshtë: “Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm…
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare teksa pritet të ketë zhvillime në dy të dy kampet politike. Me maxhorancën që kërkon të vijojë punën pa 24 deputetët e përjashtuar të opozitës dhe opozitën që ka paralajmëruar mosbindje civile. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj. Ndërkohë, në seancën e sotme do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera. Kujtojmë se seanca e kaluar nuk u zhvillua për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen…
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 9 deri 24°C në zonat e ulëta 14 deri 27°C në zonat bregdetare 14 deri 26°C.
Dashi Ju mund ta gjeni veten duke marrë përgjegjësinë për çështjet financiare. Bisedat mund të duken si ndeshje shahu, të ndërlikuara por emocionuese. Puna e palodhur do të shpërblehet, por shmangni konfrontimet agresive. Kontrolloni vazhdimisht emailet, mund të vijë një njoftim i rëndësishëm. Demi Në punë, mund të ndiheni të pamotivuar, por me durim mund të fitoni garën. Merrni parasysh të adoptoni këtë qasje. Shkëndija të mundshme romantike, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Nëse planifikoni një udhëtim, qëndroni në pikat lokale. Binjakët Përpiquni të jeni të qartë në komunikim, pasi kjo do t’ju ndihmojë të shkëlqeni në detyrat që kërkojnë…
Motrat Antonela dhe Mariela Berishaj janë vetëdorëzuar në polici, dy muaj pas shpalljes në kërkim për rrahjen e Klea Prengës. Kjo e fundit u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.
Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i strehimit të tyre nuk u bë me Qeverinë amerikane, sikurse më herët. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me ta, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha se “kërkesa për mbrojtjen e përkohshme të tyre është bërë nga organizata Infinitus Salvator, e regjistruar në SHBA”. “Në respektim të plotë të procesit, por edhe të të dhënave personale të personave që kemi pranuar, ne nuk mund t’i ofrojmë të dhënat e tyre personale dhe as vendqëndrimin e tyre”, tha MPB-ja.…
Tayna, e cila është një nga reperet më të njohura dhe ka këngën ”Si Ai” një hit botëror, ka treguar suprizën që i ka bërë nënës së saj. Dhurata është jo më pak sesa një makinë e tipit ”Range Rover”. ”Kush ka vajzën botën ka”, është kënga që Tayna ka vendosur në video, ku i ka bërë edhe nënës këtë suprizë që është e paparë më parë nga një artiste femër.
Më 23 tetor, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës do të jenë në Strasburg. Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, Koordinatori Rajonal për Tiranën, thotë se do të informojë ndërkombëtarët për narko-shtetin e ngritur nga Edi Rama. Sipas tij, situata në Shqipëri është alarmante. ”Protesta në PE bëhet për të informuar çdo ndërkombëtar për ngritjen në Shqipëri të një narko-shteti. Ndërkombëtarët duhet që të informohen për situatën këtu. Po kërkohet t’u hidhet hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Nuk ka sesi të quhet situata normale në vendin tonë, ku deputetë të opozitës arrestohen pa prova, ku lideri i opozitës mbahet…