Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju York, Mike Bloomberg gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”. Veliaj shprehet se është shumë mirënjohës që Tirana ka qenë një ndër përfituesit kryesorë të programeve të ndryshme në fushën e arsimit. Ai thekson se mezi pret që projektet e ardhshme për të rinjtë, klimën dhe inovacionin në qytet të vihen në zbatim. “Kënaqësi të takoja “Kryebashkiakun e Botës”, Mike Bloomberg, në Bloomberg CityLab. Jam shumë mirënjohës që Tirana ka qenë ndër përfituesit kryesor në Europën Juglindore nga Bloomberg Philanthropies nga programi “Rrugët për Fëmijët” (Asphalt Art),…

Read More

Një grindje nisi me fjalë, por shkoi në dhunë të ashpër mes një sanitare dhe drejtoreshës së një kopshti. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës. Sanitarja Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës. Raportohet se fillimisht ajo është grindur me fjalë, por konflikti mes të dyjave ka degraduar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës. Pas ngjarjes u njoftua policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares…

Read More

Psikologia Irsa Ruçi flet për rritjen e numrit të adoleshentëve që përdorin lëndë narkotike. ”Sa herë që mbaron mësimi, më ka rastisur që të shikoj në cep pallate të vjetër ulen grupe fëmijësh dhe pinë hashash, që ndodhsta prindi nuk arrin ta dallojë”, tha ajo në A2. Sipas të dhënave të një studimi të shëndetit publik në vitin 2016, rreth 360,000 adoleshentë janë evidentuar në vend. Përdorimi i alkoolit në moshën 15-19 vjeç arriti në 44% tek meshkujt dhe 7% tek femrat, ndërsa përdorimi i marijuanës ishte 13% tek meshkujt dhe 2% tek femrat. Sipas saj, këto shifra janë një…

Read More

Analisti Ergys Mërtiri, teksa komenton mosbindjen civile të opozitës, nënvizon se ferri në Shqipëri është edhe për shkak të opozitës. Sipas Mërtirit, PD dhe Berisha po luftojnë për vendin e dytë në zgjedhjet e 2025, pasi e kanë të qartë që Ramën nuk e mundin dot. ”Unë mendoj se situata në Shqipëri nuk është aq keq sa ç’e bën opozita, por gjithsesi është keq. Ky ferr këtu është edhe nga qeveria, por edhe nga opozita. Edhe qeveria bën propagandë, duke vizituar një realitet që nuk ekziston. Europa e ka izoluar opozitën, për shkak se mban personin ”non grata” në krye. Kjo…

Read More

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se çdo sukses që Shqipëria arrin në procesin e integrimit në BE, duhet të shihet si një hap tjetër përpara për të gjithë rajonin. Sipas Ramës nga 2025 transfertat e parave të shqiptarëve të Europës me Shqipërinë do të jenë njësoj si brenda BE-së. ”Një nga plot të mirat e ditës së djeshme: Nga fillimviti i ardhshëm transfertat e parave të shqiptarëve të Europës me Shqipërinë do të jenë njësoj si brenda BE-së miliona euro të kursyera në vit nga heqja e tarifave të derisotme”,-shkruan Rama.

Read More

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. “Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Trajtim më të…

Read More

Kurorën e ”Miss Globe 2024” e ka marrë Diana Moreno nga Kolumbia, në garën e cila u zhvillua në Tiranë. 27-vjeçarja e cila ka mbaruar shkollën për biznes ndërkombëtar fitoi mbi 40 konkurrente për të fituar titullin global. Ajo bëri histori si gruaja e parë kolumbiane që u bë Miss Globe. Prada Thansita Dilhokanansa e Tajlandës u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Jasmin Bungay nga Filipinet, Andromeda Schuster nga Gjermania dhe Ha Trang Do nga Vietnami ishin përkatësisht shoqëruesja e dytë, të tretë dhe të katërt. Konkursi i këtij viti shënoi edicionin e 21-të të konkursit vjetor të Miss Globe.…

Read More

Mjete taktike të blinduara për efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (BKL), i janë shtuar prej pak ditësh flotës së Forcës Tokësore të ushtrisë shqiptare, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj operacionale. Falë asistencës së SHBA-ve , tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër të madh drejt standardeve që Aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon për anëtarët e saj, pas rritjes së buxhetit për shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur se falë asistencës së aleatit strategjik, SHBA-së, tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër drejt modernizimit, një proces që do të…

Read More

Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje KQZ-së për votimin elektronik për zgjedhjet parlamentare në 2025, ku i ka kërkuar që përveç Durrësit dhe Elbasanit të përfshihet edhe Tirana, si qarku më i madh. ”Është fakt se qarku Tiranë, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësippër realizimin me sukses të këtij procesi. Vlen për tu përmendur, afërsia e KQZ me zonat zgjedhore, pasi do të jetë kjo e fundit që do të trajnojë aktorët dhe do të ofrojë shërbimin për realizimin efektiv të këtij procesi”,-thuhet në letrën nga Damian Gjiknuri. Shkresa drejtuar KQZ I…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur një delegacion të fondacionit arsimor turk ”Maarif”, i kryesuar nga Prof. Dr. Birol Akgün. Kreu i Shtetit vlerësoi misionin e këtij fondacioni që sikundër e tregon edhe emërtimi i tij, do të thotë ”ndriçim i mendjes përmes arsimit”. Presidenti përgëzoi Akgyn për arritjet e deritanishme në Shqipëri, duke ndërtuar një cikël të plotë në edukim, nga sistemi parashkollor në doktoratë. Po ashtu Begaj vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë si partner mjaft të rëndësishëm edhe në fushën e arsimit, tema që u prekën edhe gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Recep Tayyip Erdogan.…

Read More

Do të jetë ylli i së ardhmes. Fjala është për Alp Idrizin, talenti i ri nga Gjilani i cili ka nënshkruar një kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman, një marrëveshje që është bërë publike nga vetë klubi. Idrizi i cili më parë ishte pjesë e SC Gjilanit, ka qenë gjithashtu në prova te klubi i Atleticos në Spanjë disa muaj më parë. 19-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në futbollin kosovar, duke tërhequr vëmendjen e klubeve ndërkombëtare me aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Nënshkrimi i kontratës me klubin gjerman shënon një hap të madh në karrierën e tij.

Read More