Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Në 9-vjeçare pihet hashash, kanë probleme me shëndetin mendor

18:37 / October 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nxenesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Psikologia Irsa Ruçi flet për rritjen e numrit të adoleshentëve që përdorin lëndë narkotike. ”Sa herë që mbaron mësimi, më ka rastisur që të shikoj në cep pallate të vjetër ulen grupe fëmijësh dhe pinë hashash, që ndodhsta prindi nuk arrin ta dallojë”, tha ajo në A2.

Sipas të dhënave të një studimi të shëndetit publik në vitin 2016, rreth 360,000 adoleshentë janë evidentuar në vend. Përdorimi i alkoolit në moshën 15-19 vjeç arriti në 44% tek meshkujt dhe 7% tek femrat, ndërsa përdorimi i marijuanës ishte 13% tek meshkujt dhe 2% tek femrat. Sipas saj, këto shifra janë një tregues i rëndësishëm për nevojën e ndërhyrjes dhe sensibilizimit mbi pasojat e këtyre praktikave.

Një tjetër problem në rritje që u diskutua në studion e A2 është edhe shëndeti mendor i të rinjve. Sipas psikiatres Sonila Tomorri, një në 6 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas saj sëmundjet mendore janë theksuar të kenë prirje gjenetike dhe ndikohen nga faktorë ambientalë si tensioni familjar apo bullizmi në shkollë. ”Një në 6 fëmijë deri 19 vjeç vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë këtu shqetësime të humorit dhe të sjelljes. Kjo është në të gjithë botën. Edhe pas covid është parë rritje e prevalencës”, tha psikiatrja Tomorri.

Për psikologen Ruçi fenomenet sociale, siç është bullizmi, janë faktorë të përhapur që ndihmojnë në përkeqësimin e këtyre problemeve. “Bullizmi, që ndoshta nuk diskutohet mjaftueshëm, ndikon dukshëm në shëndetin mendor të të rinjve duke i çuar ata në gjendje vetmie dhe izolimi. Stresi, ankthi dhe frika nga ndëshkimi social janë shqetësime të zakonshme që shumë të rinj përballen në këtë fazë kritike të jetës”.

Sipas tyre lajm i mirë është që gjithnjë e më shumë adoleshentë po kërkojnë ndihmë për këto probleme. Të rinjtë janë duke ndërgjegjësuar veten mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe kanë filluar të drejtohen tek prindërit apo profesionistët e shëndetit mendor për ndihmë.

adoleshnte Hashash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.