Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 2”, Santiana Maloku ka reaguar për komentet negative që po merr në rrjete sociale. Në një lidhje direkte me ”Kosova Today”, ajo tha se sulmohet shumë, veçanërisht nga femrat. Modelja shton se nuk e di përse populli shqiptar ka urrejtje të madhe për të, dhe kjo lidhet më së shumti pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother. ”Në Instagramin tim marrë pafund mesazhe të nënave, të grave, të femrave që më komentojnë, më shajnë me fjalët më të ndyra. Nuk e kuptoj pse. Nëse unë e kam bërë një lojë në Big dhe ajo…
Author: tirana
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar nisjen e zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për refugjatët, që 16 prej tyre mbërritën sot në Lezhë. Për të shqiptarët duhet të ngrihen në protestë që Shqipëria të mos kthehet në një vend konglomerat emigrantësh. ”E gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në protestë në mënyrë që vendi të mos jetë më një vend konglomerat emigrantësh, të huajsh dhe ku të mos flitet më as gjuha shqipe. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë”, tha Meta. Të vonuar e quan edhe hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë, edhe pse thotë se është…
Kryetari i komisionit kundër dezinformimit, deputeti i PS-së, Erion Braçe evidentoi disa mangësi që ka në bazën ligjore kundër këtij fenomeni, ndërsa u shpreh se është e nevojshme që të adoptohen instrumentet dhe standardet më të mira europiane. Gjatë një prononcimi për mediet, Braçe u ndal te përballja institucionale me dezinformimin, ndërsa u shpreh se institucionet nuk duhet t’i kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës. ”Baza ligjore është realisht e mangët dhe duhet rregulluar me standardet më të mira europiane. Ka instrumente shumë të vlefshme europiane që mund të adoptohen”, tha Braçe. Nga ana tjetër, Braçe kërkoi që institucionet duhet të fillojnë të…
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka ndarë planin e detajuar për të kryer kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme në qendrat e pritjes së emigrantëve në Lezhë. Ajo theksoi rëndësinë e këtyre inspektimeve për të siguruar respektimin e të drejtave të refugjatëve, një angazhim që mbetet thelbësor për institucionin që ajo drejton. Në kontekstin e marrëveshjeve ndërkombëtare, qeveria shqiptare nuk ka kompetencë absolute brendapërbrenda territorit për menaxhimin e emigrantëve. Proceset janë të përcaktuara qartë për të realizuar aktivitetet përkatëse drejtpërsëdrejti nga organet italiane. Avokati i Popullit, së bashku me të gjitha strukturat kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ruajnë juridiksion të plotë…
Pasi Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian, zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari bën me dije se sot është zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kyçe në luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët. Gjatë takimit është diskutuar për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i cili përfshin ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm mbi Substancat e reja Psikoaktive dhe Observatorit Kombëtar të Drogave ”Nuk ka kohë për të humbur! Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu, ku Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitujt ”Themelorë” dhe u njoh zyrtarisht dhe me kriteret e…
Më 23 tetor, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës do të jenë në Strasburg. Pas mosbindjes civile dhe letërkëmbimeve me ndërkombëtarët për t’i ndërgjegjësuar për situatën në Shqipëri, demokratët do të nisin një tur takimesh me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët. Ligjvënësit demokratë pritet të denoncojnë situatën politike në vend, ku sipas tyre arrestimi i liderit të PD dhe i ish-deputetit Ervin Salianji, janë të motivuara politikisht. Pas protestës në Strasburg, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim rrugësh. Deputetët pritet që edhe ditën e enjte në Parlament opozitarët do të organizojnë protestën e radhës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot nga Vlora se ”shërbimi shëndetësor në destinacionet turistike ishte një tjetër sukses i këtij sezoni për Shqipërinë”. Për sezonin turistik veror, 34 qendra shëndetësore verore kanë ofruar shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë. Ministrja Koçiu bëri të ditur se nga 1 qershori deri më 30 shtator, 34 qendra shëndetësore verore realizuan 80,765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj. “Këtë vit risia ishte që ne hapëm qendrat shëndetësore verore nga 1…
Bashkëpronari i servisit të mjeteve ku punoi për afro katër muaji shtetasi afgan në Shkodër, ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë. Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku, tregojnë se afganin e kanë mbajtur si të ishte njeri i familjes duke i dhënë bukë, ilaçe, para dhe duke e strehuar në banesën e tyre. Ata shprehen se e kanë takuar rastësisht në një lokal aty afër dhe e kanë marrë për ta ndihmuar duke qenë se ishte i uritur…
Dritan Shakohoxha ka reaguar pas incdentit në stadiumin e Pragës në ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë, ku tifozët vendas përdhoshën flamurin kuqezi. Ai ka akuzuar drejtëpërdrejtë drejtuesit e lartë të FSHF-së, të cilët edhe pse u vunë në dijeni të kësaj gjëje nuk bën asnjë reagim për të ndalur ndeshjen, derisa ato flamuj të hiqeshin. “Ajo që mua më ka mërzit është se zëra brenda Federatës dhe gazetarë pranë tyre duan të nxjerrin fajtor futbollistët se pse nuk reaguan. Futbollistëve nuk u lejohet kjo gjë, drejtuesit e Federatës kanë qenë në stadium, e kanë parë shumë mirë atë gjë. Fotografia…
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci i është përgjigjur opozitës, pasi kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas asaj që e quan “skandal” të trajtimit ushqimor të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Madje, ai është quajtur nga opozita si tradhtar që ka lënë pa bukë ushtrinë. ”E gjitha është edhe pjesë e fushatës, pasi për herë të parë vendi po shkon në zgjedhje të rregullta dhe opozitës i është lënë hapësirë për të filluar para kohe fushatën. Këto janë çështje që nuk do të duhej të ngriheshin në këtë nivel. Të gjitha përpjekjet që janë bërë nga unë dhe Komandanti…
Policia Rrugore e Luccas në bashkëpunim me atë të Massas në Itali, përgjatë autostradës A12, kapën dhe arrestuan një të dyshuar trafikant droge që i’u gjet në posedim rreth 4 kg kokainë. Rreth orës 20:00 të së hënës, një patrullë e Policisë Rrugore të Viareggio, pas një denoncimi nga kolegët e policisë së autostradës Pontremoli, ndaloi për një kontroll përgjatë karrexhatës jugore të automobilit A12 një Audi me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, i cili po vazhdonte me shpejtësi të madhe me manovra të rrezikshme. Shoferi, një 30-vjeçar shqiptar, ka shfaqur menjëherë nervozizëm pasi është…
Një investim i qeverisë gjermane përmes KfW dhe BE, përmes Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nisur tri vite më parë do t’u përmirësojë cilësinë e jetesës në konvikte mbi 3000 studentëve në Tiranë. Melisa Shaqiri, studentja nga Elbasani që ndjek degën e “Administrim Biznesi” në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ka ardhur të shohë nga afër godinat e reja të “Qytetit Studenti”. Aktualisht, ajo jeton në godinat që presin të rikonstruktohen. “Qiratë janë shumë të shtrenjta dhe shpeshherë të papërballueshme nga studentët. Kam vendosur të jetoj në konvikt, sepse me kushtet e reja, më duket më e lehtë të…