Author: tirana

Deputetët e PD kanë tentuar t’i vënë flakën banderolës së vendosur në gardhin metalik para Kuvendit, të cilën Flamur Noka e leu me benzinë. Në pamundësi që materiali i banderolës të ndizej nga zjarri, ka qenë deputeti i PD Dashnor Sula, ai që i vuri zjarrin xhaketës së tij. Më pas, banderola e vendosur në gardhin metalik është hequr nga Garda e Republikës.

Read More

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë.Dy qeveritë duhet të takohen dhe t’i realizojnë këto marrëveshje. Bindëset e të dyja shteteve kanë kërkesa konkrete për Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Rama. Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka treguar se ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit për ekonominë kombëtare dhe rritjen e konsumit të prodhimeve vendëse në…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda. Hoti derdhi një lëng, në dukje benzinë, në tavolinën dhe ulëset e Kuvendit, nga një shishe parfumi. Spiropali pas përjashtimit u ka bërë me dije se këto janë akte që vënë rrezik jetën e deputetëve, ndërsa tha se do të ketë edhe një kallëzim mbi ngjarjen. Spiropali: Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë. Mos provokoni, Akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda po rrezikoni jetën e deputetëve. Jeni e përjashtuar. Me ju do…

Read More

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka thënë se blloku mund të “nxjerrë mësime” nga politika e kontestuar italiane e përpunimit të emigrantëve në det të hapur në Shqipëri, përpara një samiti të BE-së me fokus migracionin. Ajo i bëri komentet në një letër drejtuar vendeve anëtare përpara takimit në Bruksel të enjten dhe të premten, ku tha se Komisioni Evropian do të paraqiste një propozim të ri për legjislacionin për rritjen e dëbimeve të emigrantëve. Von der Leyen, e cila sapo po fillon mandatin e dytë pesëvjeçar si shefe e Komisionit Evropian duket se po i…

Read More

Elda Hoti ka hedhur një lëndë të dyshimtë në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar duke thënë se ajo që hodhi ishte benzinë. Spiropali: Keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete mos provokoni, mos dhunoni deputetët, jeni e përjashtua nga seanca, dilni jashtë, Garda. Po rrezikoni jetën e deputetëve në Kuvend, do të merret SPAK me juve.

Read More

Garda nuk ka lejuar as mediat të hyjnë në Kuvend gjatë paradites së sotme. Tre deputetë të Partisë Demokratike, Dashnor Sula, Sajmir Korreshi dhe Bledion Nallbati tentuan të hyjnë nga hyrja e Akademisë së Shkencave, por efektivët e Gardës u vendosën menjëherë në pozicion për të mos lejuar gazetarët dhe operatorët të afrohen.

Read More

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës vendosin karriget para foltores. Garda vendoset në gardh. TIRANË Ndërsa jashtë parlamentit është krijuar një situatë e nxehtë me deputetët e përjashtuar të opozitës që tentojnë të hyjnë në sallë, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka hapur seancën. Megjithatë edhe brenda sallës, deputetët e opozitës që kanë hyrë në sallë kanë grumbulluar karriget në foltore.

Read More

Dy automjete janë djegur gjatë ditës së djeshme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në rrugën ‘Bavaria’, ku një 26-vjeçar u vuri flakën dy makinave të parakuara, të cilat ishin në pronësi të babë e bir. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin: – P. D., 26 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën “Bavaria” ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara”-njofton policia.

Read More

Kuvendi është ‘blinduar’ para nisjes së seancës plenare. Në oborr janë pozicionuar zjarrfikës, makina policie dhe efektivë për të shmangur tensionet që pritet të ndodhin. Një gardh metalik është vendosur në derën kryesore, ku është pozicionuar edhe Garda. Opozita pritet të vijojë me të njëjtin skenar si në dy seancat e kaluara, ku dogjën karriget e tyre dhe bllokuan socialistët që të hynin në seancë plenare.

Read More