Romeo Veshaj ka qenë në heshtje që pas finales së ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe sot ai ka publikuar këngën më të re, ”Ta Fal” që vjen në bashkëpunim me Semin. Kujtojmë se Romeo po përflitet për një ndarje nga Heidi Baci. Kurioziteti është i madh për të parë mes rreshtash nëse Romeo ka ndonjë mesazh për lidhjen e tij. Kjo pasi këngëtarët e kanë bërë zakon tashmë që pas ndarjeve u dedikojnë këngë ish partnereve apo partenrëve të tyre.
Author: tirana
E ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u prit në një takim nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Sipas një postimi në Facebook nga Ambasada e SHBA-së, thuhet se VanHorn tha se vlerëson se arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani…
Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë, në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam. Kryeministri Edi Rama poston foto të pikturave murale, të cilat sipas tij, po rilindin nga e para përmes restaurimit që po iu bëhet detaj pas detaji për të ruajtur dekorin autentik të tyre. ”Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë, në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam, ku janë zbuluar disa piktura murale të cilat po rilindin përmes një restaurimi tejet të kujdesshëm”,-shkruan Rama. Në Manastirin e Mesopotamit ndërhyrjet nisën…
Nesër (e premte) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë publike për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste. Vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e PS për zgjedhjet e 2021. Çyrbja vendosi të dorëzojë mandatin vetëm disa ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, megjithatë, ai thekson se kjo nuk ka lidhje me vendimin e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin e tij.
Rita Ora ka shprehur trishtimin e saj të thellë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Liam Payne në një postim emocional në Instagram. Ajo e përshkroi atë si një njeri me shpirt të mrekullueshëm. ”Unë jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të, ai ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për Ty” merr një kuptim krejtësisht të ri…
Një tjetër protestë do të mbahet në vend. Është grupimi ”Pensionistët Bashkë” që bëjnë thirrje për bashkim më datë 23 tetor para Kryeministrisë. Sipas njoftimit, Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta në Evropë për shkak se deri më sot është qeverisur nga pushtetarë të korruptuar. ”Sot grupimi ”Pensionistët Bashkë” vendosi të thërrasë në protestë të gjithë pensionistët dhe shtresat në nevojë të mërkurën, data 23 tetor, në orën 10:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta në Evropë për shkak se deri më sot është qeverisur nga pushtetarë të korruptuar dhe të pandjeshëm ndaj të…
Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë hollësi për takimet. Në BE gjithmonë e përdorin fjalën “takime”, pasi nuk janë të sigurt nëse do të ketë takim trepalësh, pra takim mes dy delegacioneve në prani të lehtësuesit nga BE-ja. Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun,…
Ish-ministri i Mbrojtjes, kreu i PR-së Fatmir Mediu ka kundërshtuar sërish akt-ekspertimin ekonomiko financiar për çështjen Gërdeci. Në një deklaratë për mediat pas procesit gjyqësor, Mediu theksoi se kjo nuk ka as logjikë ekonomike dhe as logjikë aritmetike. Duke iu përgjigjur pretendimit të ekspertëve, Mediu tha se asnjë fishek nuk shkonte pa u raportuar në NATO. “Pretendimi është sipas ekspertëve që shefi i shtabit të përgjithshëm të FA dhe strukturat ushtarake nuk ishin në dijeni për transportin e municioneve. Ky është një operacion ushtarak dhe jo civil dhe si i tillë komandohet e zbatohet dhe raportohet dhe çdo ditë shkon…
Lulzim Basha zhvilloi një takim në Berlin me deputetin e CDU-së, Knut Abraham, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin. Gjatë takimit, Basha theksoi sfidat e vendit, si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe përpjekjet për respektimin e shtetit ligjor. Ai shprehet se pjesë e bisedës ishte bashkimi i votave mes qeverisë dhe një pjesë të opozitës për lirimin e zyrtarëve të korruptuar, duke e cilësuar si një mesazh negativ për drejtësinë, si dhe mbylljen e listave. Postimi i plotë Sot pata kënaqësinë të takoj në Berlin mikun tim, deputetin e CDU-së, Knut Abraham, i cili…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe u shpreh i shqetësuar gjatë seancës plenare sot në Kuvend, ku tha se kolegët e tij nga PD, vijnë në seancë me shishe me benzinë që i mbajnë në çanta. Teksa veprimet i quan si penale, Braçe shton se sjellja është e ardhur nga mendësia kriminale e rrugës. Postimi i plotë Sulmi fizik është reagimi më i ndyrë që një qenie njerëzore mund ti bëj një tjetër qenie njerëzore; e bën një kafshë, por një deputet nuk mund të kthehet në kafshë. Sulmi fizik po bëhet agresiv dhe i rrezikshëm brenda sallës së Kuvendit; të…
Krerët e 27 shteteve dhe qeverive të BE-së mblidhen në Bruksel për një samit që temë do të ketë kufizimin e emigracionit dhe kthimin e azilkërkuesve të refuzuar, siç ka ndodhur disa herë përgjatë muajve të fundit. As pakti i BE-së për azilin, i cili u miratua gjashtë muaj më parë, ende nuk i ka dhënë fund debatit. Nën trysninë e hovit që po marrin nëpër Europë partitë populiste të krahut të djathtë, por edhe një fluksi të shtuar të emigrantëve, shumë vende po kërkojnë masa më të shpejta ose veprime që shkojnë përtej rregulloreve të dakorduara. Madje disa anëtare…
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e paraqitur nga ish kreu i ARRSH Evis Berberi, lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë. Rekursi u shqyrtua këtë të enjte në dhomë këshillimi nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi. Beberi ka bërë disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, kërkesë që është rrëzuar nga GJKKO dhe nga Apeli si dhe nga Gjykata e Lartë. Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficencën e Energjisë por edhe në krye të…