Author: tirana

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar nga Shkodra për akuzat e opozitës, se deputetët demokratë u kërcënuan me armë nga policia. Ai tha se e drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e policisë kurse e drejta e dhunës, shkatërrimit e goditjes së punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Megjithatë ai ka siguruar se efektivët në protesta nuk pajisen me armë zjarri, duke hedhur kështu poshtë akuzat e opozitës. “Efektivët në protesta nuk pajisen me armë zjarri”, ka thënë ministri. “Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për…

Read More

Tiranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit: – E. H., 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;– F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ditën e djeshme, në ambientet e sallës…

Read More

Ergys Gjencaj: PS ka bërë kërkesë që pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës, që të merren masa për Elda Hotit dhe Petrit Dodës. Grupi Parlamentar i PS pretendon se ketë dy deputetë kanë penguar zhvillimin normal të seancës. Zonja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që sipas zonjës Spiropali ishte benzinë. Ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme. Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.

Read More

Gjashtë persona u vranë dhe 25 u plagosën kur një autobus u përmbys të premten në provincën qendrore të Turqisë Aksaray, tha guvernatori lokal. Guvernatori Mehmet Ali Kumbuzoglu u tha gazetarëve se ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin në autostradën Aksaray-Ankara. Autobusi po çonte pasagjerët nga provinca perëndimore e Balikesir në rajonin e Kapadokisë, një destinacion popullor turistik në Turqinë qendrore. “Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital. Ka nisur hetimi për aksidentin”, tha ai.

Read More

Vdekja tragjike e ish-yllit të One Direction, Liam Payne tronditi botën e artit, i cili u shua në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë. Liam Payne vdiq nga traumat e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, ka thënë zyra e prokurorit argjentinas. Një autopsi tregoi se lëndimet në kokë të yllit të popit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e tij. Në hetimin e kryer, duke përfshirë intervistën e pesë dëshmitarëve në një përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të muzikantit…

Read More

Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i kushtojnë një fokus të veçantë kapitalit njerëzor. Emigracioni i lartë në Shqipëri në dhe në Rajon, po pakëson popullsinë, teksa ekonomitë po shtojnë gjithnjë e më shumë kërkesën për punonjës. Banka Botërore në përditësimin e fundit të zhvillimeve ekonomike në Rajon vuri në dukje se ka nisur furnizimi me punonjës të huaj, por vendet janë në fillesa të përgatitjes së infrastrukturës për sjelljen dhe menaxhimin e tyre. Shumica e vendeve të Ballkanit dhe sidomos Shqipëria po përfshihen në menaxhimin e flukseve hyrëse të imigracionit. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe…

Read More

Garda Civile e Kuenkës në Spanjë, në kuadër të operacionit të koduar në shqip “Shikoni”, ka shkatërruar një plantacion marijuanë me më shumë se 8500 bimë, që ndodhej në komunën e Mirës. Në operacion u arrestuan dy persona, të dy me kombësi shqiptare, të moshës 46 dhe 38 vjeç, si autorë të dyshuar të krimit kundër shëndetit publik, pasi ishin në krye të procesit të kultivimit. Ky hetim filloi më shumë se dy muaj më parë, kur u bë e ditur se persona të panjohur në zonë mund të kultivonin marijuanë. Pas kryerjes së shërbimeve operacionale në disa vende, agjentët…

Read More

Kapitali njerëzor në Shqipëri po cenohet nga shërbimet e dobëta arsimore dhe shëndetësore. Këto shërbime në vend që të përmirësohen duket se janë përkeqësuar me tej duke bërë që potencialet e njerëzve që jetojnë në Shqipëri në vend që të rriten të ulen. Banka Botërore në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se, se në të gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri kanë një rritje të prevalencave të sëmundjeve që janë duke ndikuar negativisht cilësinë dhe produktivitetin e njerëzve. “Produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit shpjegohet me një prevalencë e lartë e faktorëve të rrezikut…

Read More

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Shkodër, i cili u kap në lagrancë duke vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar, një kaçavidë. U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohet një kaçavidë, që iu gjet 24-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si…

Read More

Grupi One Direction ka publikuar një deklaratë pas vdekjes së ish-anëtarit të tyre, Liam Payne, duke shprehur se janë “të shkatërruar plotësisht” nga ky lajm. Në deklaratën e firmosur nga “Louis, Zayn, Niall dhe Harry”, yjet e muzikës shprehen: “Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Liam. Në një të ardhme, kur të gjithë të jenë në gjendje, do të kemi më shumë për të thënë. Por për momentin, do të marrim pak kohë për të përpunuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë. Kujtimet që ndamë me Liam do të jenë gjithmonë të çmuara. Për…

Read More

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet me dron që tregojnë momentet e fundit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, i vetëm në një apartament të rrënuar në Gaza me muret e shpërthyera nga bombardimet, i ulur në një karrige të mbuluar nga pluhuri, me kokën dhe fytyrën e mbuluar nga një shall. Me krahun e tij të djathtë që duket i plagosur rëndë, video tregon Sinwar duke hedhur një shkop në drejtim të dronit që po afrohej, shkruan The Guardian. Kur u morën pamjet, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se Sinwar u identifikua vetëm si një ushtar. Ushtria më…

Read More

Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për qendrat e mbyllura për azilkërkuesit mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një debat mbi migracionin në samitin e Brukselit. Sipas burimeve në qeverinë e Romës, i gjithë arsyetimi i kryeministres italiane është se trafikantët nuk mund të garantojnë më me siguri destinacionin përfundimtar të udhëtimeve që organizojnë. Në të njëjtën kohë, siç raporton televizioni publik italian Rai, Meloni nënvizoi se prioriteti kryesor është parandalimi i largimit të emigrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Së fundi, në lidhje me Paktin për Migracionin dhe…

Read More