Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe për këtë arsye po janë duke harmonizuar rregulloret, dhe po forcojmë aftësinë konkurruese dhe kapacitetin e ekonomisë sonë. Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës, i cili është mbajtur në Paris, ka thënë se vitin e kaluar lidhëm fshatin e fundit me internetin me brez të gjerë, duke vendosur vendin tonë në mesin e tetë vendeve më të mira evropiane. Ai është ndalur edhe te turizmi dhe kultura, ku ka thënë se Kosova është një perlë e fshehur në sektorin e turizmit. “Kujtoni peizazhet befasuese të…

Read More

Universitetet janë një ndër hallkat kryesore të procesit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. ndaj edhe ektorët u ulën në tryezën e thirrur nga Kuvendi ku ishin të qartë në ç’ka kërkuan. “Mos lejoni të prodhohen ligje të korruptuara se korrupsioni do të shkojë me keq. Ne ndodhemi në dilemën të përgatisim qytetarët e mirë se qytetari individ do të vdesë. Ka ardhur koha të rishikohet ligji”, tha Gjergj Sinani rektori i Kolegjit Universitar ”Bedër”. Për drejtuesit e universiteteve shumë burokraci ligjore po pengojnë zhivillimin e arsimit, ndër to procesin e ngadaltë të akreditimit të tyre dhe përthithjen…

Read More

Lulzim Basha dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg, nga Berlini e quajti një rast të paprecedent. Bashkë me deputeten Oriola Pampuri, ata zhvilluan një takim me Stefan Kaufmann, raportuesin për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman. Po ashtu Basha tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është nën presion, ndërsa e cilësoi korrupsionin, pastrimin e parave dhe varfërinë si sfidat kryesore që përballet Shqipëria. “Diskutuam për situatën politike në vend, ku së fundmi po shohim një teatër të përsëritur që synon të legjitimojë një pazar të ri politik, si ai i disa muajve…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim drejtorin rajonal të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe ekipin e tij. Denaj tha se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive të reja për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. “Gjatë bisedës u ndalëm në përballimin e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë në rehabilitimin e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe stacioneve të pompimit. Ndërsa u ndalëm edhe tek ekonomia e gjelbër si dhe mbështetja konkrete për përmbushjen e standardeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Denaj. Ministrja vlerësoi se…

Read More

Enea Karakaçi, administrator i OSHEE grup, ka reaguar pasi kreu i grupit, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike. Karakaçi iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se janë akuza false dhe abuzime politike. Ndër të tjera ai tha se po hidhet pluhur mbi këtë sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor. ”Ju them që janë disa akuza false dhe abuzime politike që vijnë pasi denoncuesi është në të njëjtën zonë politik me zv.kryeministren, nga paaftësia për tua përgjigjur me punë dhe me debate politike, patjetër…

Read More

Mosbindjen civile, deputetët e opozitës do ta zhvendosin më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg. Depuetja e PD-së, Jorida Tabaku zbulon skenarët e protestës, ku ndër të tjera thotë se do të bëhet për të informuar ndërkombëtarët lidhur me situatën në Kuvend dhe kauzat që ka opozita. ”Grupi Parlamentar i PD-së është duke ngritur shqetësimet që po ngre edhe këtu në Tiranë edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe është një fushatë ndërgjegjëimi që do të vijojë edhe më kolegë të Parlamentit Europian. Do të jetë informim për atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë dhe cilat janë kauzat kryesore që…

Read More

Gjykata e Tiranës, në seancën e kësaj të premte ka vendosur që të lirojë Mariela Berishën duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për motrën e saj, Antonela Berisha u la në fuqi masa “detyrim për paraqitje”. Të dyja motrat janë të akuzuara për një incident të dhunshëm që ndodhi në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, ku modelja Prenga u godit me shishe në fytyrë, duke pësuar plagë të rënda. Në dëshmitë e tyre, motrat Berisha janë shprehur të penduara dhe që kërkojnë që të normalizojnë marrëdhëniet. ”Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e…

Read More

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 refugjatët nga kampi i Gjadrit do të nisen drejt portit të Vlorës dhe më pas për në Itali. Refugjatët nga Egjipti dhe Bangladeshi, do të transferohen drejt Vlorës, nga ku më pas do të realizohet edhe kthimi në Itali. Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur që 12 refugjatët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Magjistratët…

Read More

Një gjykatë italiane ka vendosur që refugjatët që kanë ardhur dhe do të vijnë në Gjadër, duhet të kthehen menjëherë në Itali, edhe pse kërkesa e tyre për azil në vendin fqinj është refuzuar. Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në vendin tonë do të dërgohen azilkërkues meshkuj, pa familje, dhe nëse kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, do të kthehen në vendin e origjinës; nëse u pranohet, do të dërgohen në Itali. Gjykata vendosi që ata të kthehen në Itali, ku do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar vendimin, duke mos lejuar që ata të presin vendimin e…

Read More

Antonela Berisha, në një rrëfim para togave të zeza për ngjarjen ku bashkë me të motrën dhunuan Klea Prengën, ka thënë se nuk ka qenë një ngjarje me synim goditjen e Prengës. ”Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar…

Read More

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë të përbashkët me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, në Horën e Arbëreshëve, në një ditë dhe ngjarje historike për komunitetin arbëresh që jeton në rajonin e Sicilisë. Pas pritjes së ngrohtë të rezervuar nga banorët dhe autoritetet drejtuese, të dy presidentët, Begaj dhe Mattarella, vizituan Muzeun e Kulturës Arbëreshe “MusArb”, dhe Katedralen e San Demetrio Megalomartire (Shën Mitri Dëshmor i Madh). Presidenti Begaj i shprehu falënderime homologut italian Mattarella dhe komunitetit të rajonit të Sicilisë për këtë pritje, ndërsa ndau me të pranishmit gjatë takimit emocionet për vizitën e tij të parë në…

Read More

Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, janë drejt përmbylljes punimet infrastrukturore. Tashmë ka mbërritur edhe makineria moderne, Tamping, përmes së cilës bëhet e mundur paketimit, shtypja e çakëllit përmes të cilave rritet qëndrueshmëria e binarëve. Po përmes kësaj makinerie bëhet e mundur korrigjimi i shtrirjes së shinave, për ti bërë ato paralele dhe në nivel, për një udhëtim sa më komod. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Shkozetit, ku kalon ky projekt, ku u njoh nga afër me punimet dhe ecurinë e tyre. Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho sqaroi deri më tani…

Read More