Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh drejt Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë të dielën. Po ashtu, raportohet për një sulm në një zonë industriale, ku ndodhet një fabrikë e rëndësishme armësh. Këto sulmet vijnë një ditë pasi dronët ukrainas thuhet se sulmuan një impiant mikroelektronik që është jetik për ushtrinë ruse. Një ditë më parë, ministrat e Mbrojtjes së Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e mbështetën rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO. Këtë javë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e shpalosi “planin e fitores” para BE-së dhe NATO-s, por nuk…
Author: tirana
Një 42-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohet si autori i vjedhjes së 4 automjeteve në Rrogozhinë dhe Kavajë. Në pranga është vënë shtetasi Elton Tafa. Ditën e djeshme ai ka vjedhur një automjet tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga. NJOFTIMI I POLICISË: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “FOUR”.…
Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord kombëtar në këtë edicion të tetë të garës. Ajo shprehu emocionet e saj pas përfundimit të garës, duke theksuar se ishte një sfidë e dyfishtë për të, pasi gjatë dy ditëve të fundit kishte kaluar një grip të fortë. “Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja,” tha Gega. “Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty,…
Një personazh i njohur i botës së krimit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për Elidon Kotorrin, teksa burime për mediat bëjnë me dije se ai është vënë në pranga për kundërshtim të uniformave blu. Mësohet se Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin kur efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për ta shoqëruar në komisariat, ai i ka kundërshtuar. 49-vjeçari Elidon Kotorri në vitin 2000 u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi…
Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave, në akset rrugore, qendrat urbane e rurale. Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ‘kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme’. “Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore. E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo”, shkruan Meta. Postimi i Metës: Rreth 80 për qind…
Kohët e fundit është aluduar se Arbana Osmanin do ta shihnim duke moderuar BBVK e pas rikonfirmimit të moderatorëve, u tha se do të bënte një podcast. Në emisionin “Oxygen” ajo u pyet drejtpërdrejt nga Besim Dina nëse do të jetë në televizion dhe moderatorja u përgjigj e bindur. Sa për podcast-in, jo, nuk bëhet fjalë aspak për një të tillë. -A do të të shohim në televizion, po, jo? Arbana Osmani: Po. Mund të më shohësh në televizion, në telefon, në frigorifer do të të dal, te soba do të të dal, do të më shohësh ku të kesh…
SHBA- Këngëtari Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij të ardhshëm në SHBA pas ndarjes nga jeta të ish-mikut të tij, Liam Payne. Payne vdiq në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i tretë i ballkonit të hotelit në Argjentinë të mërkurën. Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme, duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën. Por këngëtari lajmëroi fansat se po i shtynte shfaqjet për shkak të vdekjes së shokut të tij dhe ish-yllit të “One Direction”. “Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar këtë javë, unë kam marrë…
ITALI – Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte hyrë ilegalisht në territorin italian, janë arrestuar nga policia italiane, pasi tentuan të vidhnin dy banesa në Mantova. Policia u njoftua përmes një telefonate nga një djalë, i cili kishte raportuar se kishte dëgjuar zhurma në ballkonin e apartamentit të tij. Kjo sepse dy shqiptarët po tentonin të hapnin me mjete të ndryshme derën e ballkonit për tu futur brenda. Pas mbërritjes së efektivëve, u zbulua se hajdutët kishin plaçkitur shtëpinë e djalit por nuk ishin aty më pasi ishin ngjitur në katet e tjera të pallatit, shkruajnë mediat italiane. Pasi dëgjuan britma…
IZRAEL- Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vrasja e të mërkurës e shefit politik të Hamasit, Yahya Sinwar do të thotë se “Hamasi nuk do të sundojë më Gazën”. Sipas Netanjahut, vdekja e Sinwarit, e cila u konfirmua të enjten, shënon fillimin e “ditës pas Hamasit”. Vëzhguesit, megjithatë mendojnë ndryshe për milicinë e Hamasit të mbështetur nga Irani, e cila është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shumë vende të tjera. “Vrasja e Sinwar-it është padyshim një goditje për Hamasin duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ai luajti brenda organizatës,” tha për DW, Neil Quilliam, bashkëpunëtor në Programin e Lindjes së Mesme…
Starton Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet. Në orën 09:00, nga sheshi “Skënderbej” nisën maratonën vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km”. Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme. Edicioni i tetë i maratonës ka mbledhur në kryeqytet rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë në kategori të ndryshme. Prej 8 vitesh, maratona është kthyer në një traditë për kryeqytetin. Ajo ka nisur…
Reshje të denduar shiu kanë përfshirë këtë fundjavë Italinë nga veriu në jug, duke shkaktuar edhe përmbytje masive, teksa kjo “valë” ka përfshirë edhe Siçilinë, e cila ka qenë në një thatësirë prej muajsh të tërë. Mediat vendase raportojnë se mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Përmbytjet shkaktuan edhe viktimën e parë, pasi një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje. Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena,…