Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, raportojnë mediat në Shqipëri. Meta kishte shërbyer në postin e presidentit të Shqipërisë nga viti 2017 deri më 2022. Meta ka qenë edhe kryeministër, kryetar Kuvendi dhe ministër i Jashtëm. Policia dhe SPAK-u ende nuk kanë dalë zyrtarisht me ndonjë njoftim për shtyp lidhur me arrestimin e Metës. Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar. Bashkëshortja e Ilir Metës,…
Author: tirana
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e quan arrestimin e Ilir Metës si të papranueshëm. ”Është një njeri që ishte kryetar partie, që drejtonte opozitën në Shqipëri, është e papranueshme. Shumë e rëndë”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK-ut dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai e cilësoi Prokurorinë e Posaçmë një ‘strukturë terroriste’ e ndërsa efektivët ‘horra me kapuçë’. Sipas tij, ky arrestim është çështje krejtësisht personale me ish-Presidentin dhe Partinë e Lirisë.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe është drejtuar për në bllokun e sigurisë te Komisariati nr 3 në Tiranë. Në dalje nga ambientet e Policisë së Tiranës, Meta është përshëndetur nga Tedi Blushi dhe disa mbështetës, madje njëri prej të cilëve dëgjohet të thërrasë “Che Guevara”. Avokati i tij mbrojtës, Genci Gjokutaj sqaroi se vendimi i prokurorit të posaçëm Erion Çela përfshin akuza për tre vepra penale. ”Nuk e kam lexuar akoma vendimin e Erion Çelës. Por është për tre vepra penale. Janë tre akuza. Është korrupsion, pastrim i…
Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për arrestimin e Ilir Metës. Noka shkruan se ndalimi i makinës në forcën e aksionit blic është një shfaqeje e turpshme teksa e cilëson këtë vendim si urdhër politik nga qeveria. Për të populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Postimi i plotë Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë që…
Detaje të reja kanë dalë nga akuzat ndaj Ilir Metës dhe deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. Kështu që presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale. Meta është arrestuar për skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta është në akuzë për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA. Arrestimi i tij ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40. Meta është arrestuar teksa shkonte me makinë në seli për të mbajtur konferencën. Prangat i janë vënë pranë…
Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit. Meta po kthehej nga Kosova kur është ndaluar te Kthesa e Kamzës nga Agjentët e BKH. Duket se ka pasur rezistencë dhe Meta në momentin e arrestimit.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmeve se SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitjeje”. “Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi. Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike”, shprehet Kryemadhi. “Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare. Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi…
Në total nga SPAK janë lëshuar 4 masa sigurie. Dy masa janë lëshuar për Metën dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhin. Ndërsa, dy masa të tjera janë lëshuar për dy bashkëpunëtorë të presidentit të Partisë së Lirisë. Masa për arrestimin e Metës janë dhënë nga prokuror Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Erjon Çela ditën e djeshme. Shoferi i kreut të PL-së ka bërë rezistencë policisë dhe agjentëve të BKH-së. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar për dosjen e Lobimit në SHBA, në dy fraksione të saj dhe masën “arrest me burg”, kurse bashkëshortja Monika Kryemadhi ndodhet me masën “detyrim…
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, analizoi ecurinë e kuqezinjve, në kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë. Ai deklaroi se objektivi nuk ishte kualifikimi në Europian, ndërsa theksoi se vetëm një i çmendur mund të donte vendin e parë. Bushi deklaroi se kombëtaret e tjera, marrin lojtarë nga kombëtarja A, ndërsa te Shqipëria ndodh e kundërta. Shqipëria U-21 mbylli kualifikueset në vendin e katërt në grupin E, me 16 pikë të grumbulluara, pas Rumanisë, Finlandës dhe Zvicrës. ”Nuk mund të them që pritshmëritë ishin më të mëdha. Ne bëmë mirë në këtë edicion. Kundërshtarët kanë qenë shumë të fortë. Grupi…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua këtë të hënë në afërsi të Casa Italia në Tiranë. Në këtë foto, shihet momenti i arrestimit të kreut të PL-së, automjeti i të cilit është rrethuar nga agjentët e BKH-së. Meta u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga SPAK për akuzën zyrtare të ngritur ndaj Metës. Për arrestimin e tij kanë reaguar kryetari i PD-së, Sali Berissha dhe Tedi Blushi. Ky i fundit e quajti arrestimin e Metës si akt kriminal.
Vjen reagimi i parë nga Partia e Lirisë pas arrestimit të Ilir Metës mesditën e kësaj të hëne në Tiranë. Tedi Blushi në një prononcim për mediat e u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast. “Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore”, tha ai.
Monika Kryemadhi i është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje nga SPAK. Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Deputetja Monika Kryemadhi ishte në qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.