SHKODËR- Një banesë është shkrumbuar plotësisht në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Mësohet se paraditen e sotme në banesën e 64-vjeçarit me iniciale G.M ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Siç raportohet zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Author: tirana
Një konflikt me armë mes disa personave ka ndodhur në aksin Gjepalaj-Shijak. Në pranga ka rënë 28 vjeçari Fabina Calliku, i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë dy personat me të cilët u konfliktua. Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua nga policia. Gjatë veprimeve, policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.
FIER- Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i cili tentoi të digjte prindërit e tij. Autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e tij Shaqir dhe Selside Sulejmanaj, doli sot para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë. Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë dhe trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj. Në sallën e gjyqit, gjatë marrjes në pyetje, 42-vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë. Pasi ka dëgjuar akuzën dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takim po marrin pjesë edhe ministra të qeverisë së Kosovës. Më herët, Von der Leyen u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën mbajti edhe një konferencë për shtyp. Vizita e Von der Leyen në Kosovë vjen në kuadër të turit rajonal.
Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit/Finalizohen 3 operacione të tjera, në bashkëpunim me partnerët europianë, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Greqi dhe në Itali, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, përkatësisht për llogari të autoriteteve gjyqësore në Gjirokastër, në Korçë dhe në Mat, policitë partnere finalizuan 3 operacione policore për kapjen dhe ndalimin e tyre. -Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi A. M., 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në…
UKRAINË- Sulmet raketore ruse kanë lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë, në qytetin Dnipro në Ukrainë, ndërkaq një adoleshent dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve në Kiev dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët më 26 tetor. Sulmet ajrore gjatë natës në Dnipro kanë plagosur edhe 19 persona të tjerë dhe kanë shkatërruar disa ndërtesa, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut. “Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, katër nga ta fëmijë. Tetë persona janë hospitalizuar”, tha Lysak. Në sulmet e ndara ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, u vranë dy persona,…
ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe nëntë persona që ndodheshin në lokal duke organizuar lojëra fati. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde dhe shuma parash lekë, euro dhe paund. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, angazhim maksimal për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.…
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar për vjedhje, ndërsa katër të tjerët për veprat pena si: drejtim i motomjetin pa leje drejtimi dhe drejtim i automjetin në gjendje të dehu. Gjithashtu një tjetër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një…
KAKAVIJË- Një 55 vjeçare, që po udhëtonte drejt Greqisë, është proceduar penalisht në pikën kufitare të Kakavijës pasi nuk deklaroi shumën prej 11 800 eurosh që mbante me vete. Gjithashtu 55 vjeçarja përballet me akuzën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Po ashtu shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë: Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja. Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin…
MAL I ZI- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Mal të Zi. Mësohet se vëlla e motër, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje. Siç raportohet vëlla e motër Milanka dhe Jovan Madžgalj rreth moshës 50-vjeçare dyshohet se janë vrarë nga një person që ka kryer edhe vrasje të tjera. Gjithashtu autoritet janë në kërkim të tij, prej orëve të mbrëmjes së djeshme. “Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh…
TIRANA- Një 26-vjeçar shqiptar me inicialet N. A., është ekstraduar nga Austria. Mësohet se i riu ishte dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet. NJOFTIMI: Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat…
A mjafton një ”arratisje” treditore për të kënaqur shpirtin tuaj? Nëse zgjidhni destinacione që nuk janë shumë larg, por mbi të gjitha emocionuese, mund t’ju sigurojmë se po. Ku do të niset fluturimi juaj këtë herë…? Kaloni një fundjavë në një nga këto opsione – të përshtatshme për një vizitë ekspres, por të paharrueshme! Ne ju rekomandojmë të zbuloni 27 qytete evropiane që ndoshta nuk i njihni ende, shkruan Marta Sader në edicionin spanjoll të revistës globale CN Traveler (Condé Nast Traveler). Tiranë, Shqipëri Ju kemi paralajmëruar që prej vitit 2016: është koha për të vizituar Shqipërinë, destinacioni i fundit i paprekur…