Author: tirana

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin me komunitetin shqiptar në New York për Shqipërinë 2030, dha lajmin se është në bisedime për të ngritur në Durrës një Akademi të NBA. “Shumë faleminderit edhe miqve më dhanë kënaqësinë e jashtëzakonshme të jem mbrëmë në hapjen e NBA, se aty ju e dini që po s’të ftoi njeri nuk shkon dot se nuk ka Zot që i blen dot ato bileta, por duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit, dua t’ju jap dhe një lajm se s’mund ta jepja dot në Shqipëri, pa iu‘a dhënë juve”, u shpreh…

Read More

Manchester City mposhti 1-0 Southampton falë golit të Erling Haaland në minutën e 5-të. Goli i shënuar nga norvegjezi dërgon “Qytetarët” në krye të Premier League, në pritja të sfidës mes Arsenal dhe Liverpool që do luhet të diel në 17:30. Ndërkohë spektakël në Londër, aty ku Brentford mposhti 4-3 në limite Ipsëich. Aston Villa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bournemouth. Formacioni i Emery barazoi 1-1 në shtëpi me Bournemouth, duke pranuar golin e barazimit në minutën e 96-të.

Read More

Gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama, teksa fliste për arritjet e qeverisë së tij në këtë dekadë, solli në vëmendje se “njerëz të veshur me pushtet ndodhen sot pas hekurave.” Teksa dy liderë të opozitës ndodhen sot në arrest, por edhe disa figura të partisë që ia drejton, kreu i qeverisë theksoi se gjatë qeverisjes së tij njerëz që veshur me pushtet, qoftë majtas apo djathtas, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Rama u kujdes të kujtonte se ndryshe nga drejtësia në kohën e demokracisë së hershme në Shqipëri, apo disa…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se PS-ja i dha fund kontrollit të drejtësisë. Nga New York-u i SHBA-së në takimin me shqiptarët, Rama tha se mbështeten reformën në drejtësi edhe pse me kosto politike, pasi po godet edhe në radhët e PS. Po ashtu Rama bëri të qartë se askush s’do ketë mbrojtje politike, madje duke thënë se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njëjtë si qytetarët shqiptarë. ”Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Jam krenar që me votën e shqiptarëve ne udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi të cilën nuk e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve të Amerikës për zgjedhjet në 2025, në takimin që zhvilloi me diasporën në Gotham Hall të New York-ut. Teksa e cilësoi votën e emigrantëve një premtim të mbajtur të qeverisë së tij, Rama u shpreh se e kërkon mandatin e katërt me synimin e vetëm për të ngritur flamurin e Shqipërisë në Bruksel si anëtare e BE. “Kjo është një ditë e posaçme që ndodhem këtu jo vetëm thjesht si bashkatdhetar apo qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por edhe si votues për herë të parë nga këtu në Amerikë. Më…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala, zbulon se Ilir Meta ka në qelinë tjetër, një ish-zyrtar të lartë të policisë. Lala thekson se Meta është pyetur paraprakisht se me kë ka pasur konflikte, me qëllim që të rriten parametrat e sigurisë për ish-kreun e shtetit. “Meta ka qëndruar dy ditë në observim, në izolim, pas caktimit të masës së sigurisë. Është pyetur për të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur me të burgosur të tjerë. Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president e duhet që të sigurohet jeta e tij. Duhet të pyetet…

Read More

Në një seancë maratonë, SPAK dhe përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve për aferën e incineratorit të Elbasanit parashtruan para Gjykatës së Posaçme të Apelit pretendimet e tyre, duke kërkuar të dyja palët prishjen e vendimarrjes. SPAK kërkoi dënim edhe për veprën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa të pandehurit kërkuan pafajësi. Për 8 orë e gjysmë, trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi dhe anëtarë gjyqtarët Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi, dëgjoi të premten më 25 tetor, konkluzionet dhe kërkimet e palëve në procesin për aferën e incineratorit të Elbasanit. Procesi pason atë të shkallës…

Read More

Nga Bledi Mane Më i zgjuar e më i rafinuar e më i lexuar i pari. Trim me prova nisur para viteve ’90 e zgjatur kjo trimëri nëpër tranzicion. Në sektorin privat revolucionalizoi gazeta e televizione, në politikë emancipoi mendimin ndryshe e u bë tmerr në luftën brenda apo jashtë llojit. Kur mbante fjalime në parlament e debatonte në studio televizive nuk fyente por ironizonte, nuk kërcënonte por irritonte, nuk mallkonte por frymëzonte. Në qeveri e në parti nuk e donte asnjë kryetar se i bënte me dhimbje koke e ua rrezikonte të nesërmen. Ka oratori, ka stilistikë, ka libra…

Read More

Demokratë e Berishës në New York, e kanë pritur me protesë kryeministrin Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim me shqiptarët atje, në kuadër të turit me Diasporën. Nga ana tjetër po ashtu është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit. Protestuesit hedhin parulla, si poshtë diktatura, poshtë komunizmi, poshtë Edi Rama.

Read More

Xuxi është banori më i ri në ”Big Brother VIP Kosova 3”, pasi iu bashkua garës mbrëmë. Ai ka shkelur menjëherë një rregull, duke dhënë një informacion nga jashtë. Artisti i ka treguar Rezit, për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. “E di se e futën në burg Ilir Metën?”, i tha Xuxi, Rezit, derisa ishin të pranishëm edhe banorë të tjerë. Ky i fundit më pas nuk qëndroi i qetë, duke bërë një reagim epik. “Çfarë ee?? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?”, pyeti Rezi, derisa Xuxi u përgjigj: “Para tre ditësh, SPAK-u”. “U…

Read More

Shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik dha trupi gjykues për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e moshuar Shaqir dhe Selside Sulejmanaj. Në sallën e gjyqit gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë. Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen gjyqtaria Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj. 42-vjeçari kërkoi nga babai i tij një shumë të vogël parash, të cilën ky i fundit refuzoi…

Read More

Propozimi për pagimin e punonjësve sezonalë edhe gjatë periudhave jashtë sezonit, është mirëpritur nga operatorët turistik dhe punonjësit. Gjergji Plasa, student që punon në turizëm, e cilëson këtë si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë në mbështetje të studentëve. Gjergji Plasa: Duke pasur një pagesë minimale është një suport si për nevojat tona personale, por është një suport nga ana profesioanle, pasi me këtë punë ne jemi të lidhur me punën që kemi bërë tre muajt e verës, me subjektin përkatës dhe na motivon për të vazhduar përpara dhe për t’u zhvilluar në atë fushë që kemi zgjedhur.…

Read More