Pas vizitës në Shqipëri dhe Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, destinacionin e radhës kishte Malin e Zi. Ursula von der Leyen ka theksuar se është pritur nga presidenti malazez, Jakov Milatoviç, duke thënë se është e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë. “Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”. “Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Ursula von der Leyen.
Author: tirana
Një ”tërmet” të vërtetë ka shkaktuar për opinionin publik në SHBA lëvizja e fundit e ”Washington Post”, e cila njoftoi se nuk do të mbështesë këtë radhë asnjërin kandidat në zgjedhjet presidenciale. Pronari i gazetës, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos prek mbështetjen për demokraten Kamala Harris. Ai ka ngjallur pakënaqësinë e stafit të Washingtonit Post, sindikata e të cilit doli me një deklaratë ku shprehte “shqetësimin thellë” për këtë vendim, veçanërisht duke marrë parasysh se “roli i bordit editorial” përfshin dhe mbështetjen e kandidatëve për të shërbyer kështu si një lloj udhërrëfyesi për lexuesit. Deklarata vë në dukje gjithashtu se…
Ardjan Ismajli është mbrojtësi i momentit në Serie A italiane dhe ylli kuqezi ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj. Pas Juventusit, në skenë kanë hyrë edhe Interi e Napoli. Paraqitjet mbresëlënëse të Ismajlit dhe statistikat prej një mbrojtësi të madh, kanë bërë që skuadrat më të njohura italiane ta shohin si përforcim cilësor. Kësaj i shtohet fakti që lojtarit të Kombëtares i përfundon kontrata me Empolin në fund të sezonit dhe të gjithë kërkojnë të përfitojnë. Te Interi synojnë ta afrojnë me parametër zero gjatë verës, ndërsa si kundërpërgjigje, Juventusi po mendon të paraqesë një ofertë për kapitenin…
Ish-zv/ministri i Zhvillimit urban në Shqipëri, Gjon Radovani ka reaguar pasi emri i tij është përmendur në dosjen e deputetit socialist Plarent Ndreca, nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera. Ai shprehet se deklaratat që kanë qarkulluar nëpër media janë ose pjesërisht të sakta ose tërësisht të pasakta ndërsa ka dhënë një deklaratë të plotë se si është përfshirë në tendera dhe konkursin ku ka marr pjesë. Deklarata e plotë Duke marrë shkak nga informacione të mediave shqiptare të ditës së sotme në të cilat përmëndet edhe emri im dhe duke konstatuar se informacionet e dhëna për publikun janë…
Kënd nga qelia nr.6 Për Shqipërinë në BE. Lajmet e mira, pak më vonë se të këqijat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara. Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që…
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi akuzon drejtësinë e re se është duke e goditur atë me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë. Kryemadhi publikon edhe një dokumentet, me anë të cilit pretendon se është shfuqizuar ligji më 26 qershor të vitit 2020. “Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë. Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Shikoni,…
Shqipëria e vajzave zhvilloi dje ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”. Vajzat kuqezi u mposhtën në këtë takim me rezultatin 0-5. Presidenti i FSHF para kësaj ndeshje pati një takim me krerët e Federatës Norvegjeze, ku dhe ndau përvoja nga zhvillimi i futbollit të femrave në të dyja vendet. Postimi i Dukës Ishte kënaqësi të takohesha me Lise Klaveness, Presidente e Fotballandslaget, dhe Karl-Petter Løken, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Norvegjeze, përpara ndeshjes vendimtare Shqipëri-Norvegji dje – një sfidë e rëndësishme në përpjekjet e…
Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër ndërsa një 19 vjeçar është proceduar penalisht pasi janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte e sende të forta dy persona të tjerë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në Këlcyrë. “Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 19 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe…
Garda Civile e Mequinenza në Spanjë ka zhvilluar operacion “MEFA”, i cili ka përfunduar me zbulimin e një plantacioni me më shumë se 1500 bimë marijuanë në komunën e Fayón, dhe arrestimin e tre burrave, njëri prej tyre i mitur, si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik dhe anëtarësimit në grup kriminal. Agjentët e gjetën plantacionin në një zonë të quajtur “Barranco de los lobos”, në një zonë pyjore, e cila arrihej përmes shtigjeve që ishin të vështira për t’u lundruar në këmbë dhe afër lumit Matarraña. Operacioni çoi në arrestimin e tre burrave, njëri i mitur dhe…
SHKODËR- Një mjet tip “Fiat Panda” në pronësi të një kompanie me administrator 66-vjeçarin me iniciale L.B. është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levozhë të njësisë administrative Iballe në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Deri më tani, nuk ka ende një version zyrtar teksa policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e zjarrit teksa historiku i kompanisë në fjalë karakterizohet që prej fillimit të aktivitetit në këtë zonë me disa konflikte me banorë të zonës.
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e 26 tetorit në Pejë. Pas sulmit, Muhaxheri ka publikuar një fotografi në Facebook, duke thënë se është mirë me shëndet. Nga Prokuroria e Pejës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se dy personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe prokurori i çështjes ua ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh. Avokati i Muhaxherit, Dukagjin Kërveshi, tha përmes një postimi në Facebook se kryetari i Pejës beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare, duke shtuar se ai tashmë…
Gerti Gjici, ish-konkurenti në ‘Përputhen’ ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin “Ora News”. Siç e dimë ai krijoi një romancë me Saide Buzin gjatë kohës që ishin në “Për’puthen”. Mirëpo romanca e tyre nuk ishte e gjatë. Në intervistën e fundit të zhvilluar prej Gertit, ky i fundit tregoi më shumë për ndarjen nga Saide Buzi. Ish-konkurrenti i ‘ Përputhen ’ ka tronditur studion ku tha se Saidja e tradhtoi me këngëtarin e njohur Noizy. Gerti: E kam vërtetuar me video. Ditën që u ndava në mëngjes i mora telefonin dhe po fliste me një person të lidhur me…