Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Biznesmen në dosjen e deputetit, Radovani: Jam në faliment

15:46 / October 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1729937075xscreenshot 4 598
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv/ministri i Zhvillimit urban në Shqipëri, Gjon Radovani ka reaguar pasi emri i tij është përmendur në dosjen e deputetit socialist Plarent Ndreca, nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera. Ai shprehet se deklaratat që kanë qarkulluar nëpër media janë ose pjesërisht të sakta ose tërësisht të pasakta ndërsa ka dhënë një deklaratë të plotë se si është përfshirë në tendera dhe konkursin ku ka marr pjesë.

Deklarata e plotë

Duke marrë shkak nga informacione të mediave shqiptare të ditës së sotme në të cilat përmëndet edhe emri im dhe duke konstatuar se informacionet e dhëna për publikun janë ose pjesërisht të sakta ose të pasakta deklaroj si më poshtë:

Në vitin 2019 unë, ark. Gjon Radovani kam marrë pjesë në një KONKURS PROJEKTIMI të organizuar nga Ministria e Brendshme me temë: “Studim projektimi për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit”.

Pjesëmarrja në konkurs është bërë nëpërmjet bashkimit të operatorëve ekonomik “Derby-E” dhe “APE.shpk”, kjo e fundit në pronësinë time. Unë si arkitekt i pavarur kam bërë një kontratë bashkëpunimi me bashkimin e operatorëve ekonomik në bazë të së cilës unë do të zhvilloja projekt idenë dhe normativat e projektimit të komisariateve, ndërsa dy shoqëritë do të zhvillonin projektet e zbatimit nën mbikqyrjen time në rast nevoje, në rast lidhjeje kontrate.

Bashkimi i operatorëve ekonomik “Derby-E” dhe “APE.shpk” është shpallur fitues i konkursit të projektimit. Në bazë të termave të referencës së konkursit faza e konkursit të projektimit ka qenë pa rimbursim ekonomik.

Bashkimi i operatorëve ekonomik në bazë të termave të referencës së konkursit ka lidhur kontratë bashkpunimi për projektimin ekzekutiv të dy reparteve të Policisë së Shtetit, atë të Vlorës dhe atë të Rrëshenit. Bashkimi i operatorëve ekonomik ka dorëzuar projektin e zbatimit pranë MB dhe sipas kontratës ka lëshuar faturën tatimore.

  1. Bashkimi i operatorëve ekonomik ka paguar tatimin mbi vlerën e shtuar përfaturën e lëshuar.
  2. Edhe sot e kësaj dite fatura për punën e bërë nuk është likuiduar nga MB dhe dy

shoqëritë e bashkimit të operatorëve ekonomik janë në limitet e falimentit, sepse përveç që nuk janë paguar për punën e bërë, kanë paguar edhe taksat sikur të kishin arkëtuar shumën e faturës.

Në këto kushte unë dhe kolegë të tjerë të përfshirë në projekt me të drejtë kemi kontaktuar kohë pas kohe funksionarët e MB për të kërkuar të drejtën tonë të munguar. Pas një kalvari prej tre vitesh të gjendur para një padrejtësie për ne tashmë të pazgjidhshme i kemi kaluar çështjen një avokati për të marrë rrugën e mundshme të një procesi civil kundër debitorit.

Për sa më sipër posedoj të gjithë dokumentat që faktojnë se kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta e kësaj cështje.

Me nderime Gjon Radovani

Tiranë, 25.10.24

gjon radovani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.