Author: tirana

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Policia e kryeqytetit njofton se ky shtetas, mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati. Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit. 31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë. Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka folur për gabimin më të madh që ai ka bërë gjatë kohës kur ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Sipas Trump, gabimi më i madh i presidencës së tij 2017-2021 ishte se kishte zgjedhur disa njerëz të gabuar. “Njerëz të këqij ose njerëz të pabesë”, tha ai në podacstin e Joe Rogan, duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA. Trump gjithashtu e përshkroi ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton si “një idiot”. Ai tregoi edhe çfarë i tha liderit të Koresë së Veriut. Ish…

Read More

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar sërish lidhur me alarmin e ngritur pas denoncimit në rrjete sociale për çamçakëzin ngjyrë jeshil që dyshohet se përgjum nxënësit. Në njoftimin e bluve bëhet me dije se pas kontrolleve të ushtruara, u vërtetua se tableti i gjetur në ngjyrë jeshile në shkollën në Yzberisht, nuk rezulton të ketë prani të ndonjë lënde psikotrope. Po ashtu mësohet se substanca ka në përbërje vitaminë E. Më tej thuhet se pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, shërbimet e policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat. NJOFTIMI I POLICISË: Tiranë Në vijim të njoftimit të…

Read More

Në fund të programit të kësaj të shtune, Heidi Baci konfirmoi lajmin se ajo do të largohet nga “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes në një periudhë jo shumë komode për të. Fillimisht, ajo tregoi mirënjohjen ndaj ekranit dhe producentëve të Top Channel për hapësirën që i kanë dhënë dhe më pas shpjegoi arsyen e vërtetë të këtij largimi. “Fillimisht doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, por vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale.…

Read More

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e së dielës në një banesë në Ishull Lezhë. Familjarët kanë parë menjëherë flakët dhe kanë arritur ta nxjerrin menjëherë bombolën jashtë banesës, duke parandaluar një rrezik më të madh. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur neutalizimin e flakëve. Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë rrjedha e tubit të gazit.

Read More

GJERMANI- Udhëheqësit kryesorë të biznesit dhe politikanët gjermanë kanë shkuar në Indi këtë javë për një mbledhje të madhe ku do të kërkojnë mënyra për të forcuar më tej lidhjet ekonomike midis Gjermanisë dhekëtij rajoni të Azisë. “Rajoni po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Gjermaninë dhe BE-në për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe dëshirës në rritje për të diversifikuar”, tha për DW Friedolin Strack, kreu i tregjeve ndërkombëtare në Shoqatën e Industrive Gjermane (BDI). “Rëndësia në rritje është e dukshme në vlerën e eksporteve nga Gjermania në këtë rajon, sepse eksporti arriti në 214.6 miliardë euro (231.9 miliardë dollarë) në 2023,” thotë ai.…

Read More

Ushtria izraelite thotë se avionët e saj luftarakë bombarduan depot e armëve të Hezbollahut dhe vendet e përdorura “për prodhimin dhe mirëmbajtjen e armëve” në Dahiyeh të Bejrutit gjatë natës. Ushtria gjithashtu pretendoi se kishte vrarë 70 luftëtarë të Hezbollahut dhe sulmoi më shumë se 120 nga pozicionet e grupit të armatosur të shtunën. Në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut. Si pasojë e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në Liban janë vrarë më shumë se 2.500 persona.…

Read More

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj. Këmbësori 72-vjeçar u përplas nga një “Benz”, që drejtohej nga një 63-vjeçar. Ky i fundit, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, duke përplasur edhe një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, 72-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës. Drejtuesi i automjetit, 63-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Dashi Kjo fundjavë do të jetë plot nervozizëm për ju. Kushtojini vëmendje fjalëve tuaja për të shmangur diskutimet e panevojshme. Ka ende shqetësime dhe shqetësime që ju shkaktojnë tension. Kafshoni gjuhën tuaj. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, gjatë kësaj fundjave mund të ketë disa emocione për të përjetuar, por janë gjithmonë Dielli, Venusi dhe Mërkuri në kundërshtim, të cilat ju krijojnë probleme në dashuri dhe marrëdhënie marrëdhëniet, madje edhe brenda familjes. Binjakët Gjatë orëve të ardhshme do të bëni një hap përpara. Situata do jetë shumë më e mirë. Mund të zgjidhni edhe një problem që ka lindur rreth…

Read More

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin shqiptar ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër megjithatë nuk priten reshje; Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës para shqiptarëve në New York, ndër të tjera komentoi edhe akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta tashmë të arrestuar dhe deputetes së PL, Monika Kryemadhi. ”Nuk jeni vetëm ju, ka plot të tjerë që kanë probleme me tokën, çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore. Antikomunistët që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli rreth arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pasi dënoi dhunën dhe inskenimin e arrestimit të Metës, Blushi rrëzoi dhe pretendimet se ish-presidenti ka pasur armë në momentin e arrestimit. “Meta jo vetëm që nuk ishte i armatosur, por edhe kur ka qenë president ka refuzuar Gardën, pasi nuk ka pasur nevojë. Këto janë pallavra që gatuhen nga kuzhina e ndyrë e Edi Ramës. Po të kishte armë do të kishin dalë në media nuk diskutohet. Nuk e dinim për një orë se ku ishte Meta. E dimë…

Read More