Author: tirana

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij sot në Fier. Mësohet se ai nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit. Njoftimi i Policisë: Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, shtetasi V. Gj., 58 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Read More

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga kova e fadromës. Viktima është identifikuar si Arbër Caka. Sipas informacioneve policore, Caka ishte duke riparuar një defekt hidraulik, kur kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur për vdekje. NJOFTIMI I POLICISË: Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në…

Read More

SHKODËR- Është vënë në pranga një 21-vjeçar në Shkodër, i cili përplasi mbrëmjen e djeshme për vdekje një të moshuar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale V. D. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Draçin, ku i riu ka përplasur me makinë shtetasi Pal Biçuku, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Read More

Korçë/ Lihen në burg 4 të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, ku u zbulua magazina me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në seancën e zhvilluar këtë të diel. Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë. Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet…

Read More

BULLGARI- Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare të mbajtura në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje. Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të…

Read More

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur javën e 10-të të saj dhe tashmë ekipet nuk kanë shumë kohë për të pushuar dhe do të rikthehen shumë shpejt në fushën e lojës. Madje që në mesjavë do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 11-të të kampionatit. Duele mjaft interesante janë në program që do të luhen në 2 ditë. Të mërkurën do të luhen 3 takime. Gjithçka do të ngre siparin e kësaj jave sfida mes Laçit dhe Egnatias, takim që do të luhet në Kurbin në orën 14:00. Më pas në orën 17:00 do të luhen paralelisht…

Read More

Sulmet ajrore izraelite në veri të Gazës kanë vrarë të paktën 22 persona, shumica gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët palestinezë më 27 tetor. Shërbimi i emergjencave i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se 11 gra dhe dy fëmijë ishin në mesin e 22 personave që u vranë gjatë një sulmi në orët e vona të së shtunës në Beit Lahija në veri të Gazës. Kjo ministri tha se edhe 15 persona u plagosën, duke shtuar se numri i viktimave mund të rriten. Shumica e viktimave ishin nga tri familje.

Read More

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi, ishte një nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar paraditen e sotme në hyrje të Portit të Durrësit, kundër mbetjeve toksike që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port. Deputeti Bylykbashi, një prej ligjvënësve të opozitës që në zgjedhjet e fundit mori mandatin pikërisht nga qarku Durrës,  tha se ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit. Bylykbashi i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet lidhur me këtë skandal. Ai tha se nuk mjafton vetëm…

Read More

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësi të Madhe. Emirjon (Mirush) Hasaj u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të një shtetasi me armë zjarri në muajin shkurt të vitit 2024. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Read More

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në Libanin jugor, ka thënë ushtria izraelite. Forcat izraelite kanë operuar në zonë për disa javë pasi nisën një inkursion tokësor që synonte grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Disa ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë operacionit.

Read More