Pas Greqisë edhe Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tërmet i fortë. Mediat turke raportojnë se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5. Tërmeti ka shkatuar panik te banorët e Adanasë, pasi lëkundjet kanë qenë të forta. Sipas lajmit në faqen e AFAD-it tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometra nën tokë. Aktualisht nuk raportohet për të plagosur apo dëme materiale
Author: tirana
Një pallat 10-katësh në lagjen “Beslidhja” në Lezhë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym. Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.Veç disa dëmeve materiale nuk raportohet për probleme tek banorët apo banesat e tyre.
Një aksident i tmerrshëm i ka marrë jetën 19 personave, pasi një kamion mallrash që transportonte misër u përplas me një autobus pasagjerësh në Meksikë.
Kanë kaluar 40 ditë nga ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-deputetit Gerti Bogdani. Kunati i tij, Arbër Çepani ka ndarë një postim në rrjetet sociale teksa shkruan se ende nuk e beson që ai nuk është mes tyre. “40 ditë pa ty shoku im… akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjejë tek tavolina jonë dhe të pijmë kafen bashkë, për të folur për çdo gjë që lamë në gjysmë”, shkruan Çepani. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti iu ka dërguar letra drejtuesve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për siç bëjnë të ditur, për “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike që ajo ka ndërtuar”. “Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Sekretarit të…
Të paktën nëntë persona u vranë në një tjetër sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së që strehonte civilë të zhvendosur në perëndim të qytetit të Gazës të dielën, tha një burim mjekësor. Njëzet persona të tjerë u plagosën në sulmin që kishte në shënjestër Shkollën Asma, e drejtuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në kampin e refugjatëve Shati, shtoi burimi. Sulmi ishte i dyti që kishte në shënjestër të njëjtën shkollë brenda disa ditësh. Një sulm ajror izraelit goditi shkollën më 19 tetor, duke lënë të paktën 10 persona të vdekur dhe duke plagosur të…
Qëndrim Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Tirana pret kuqeblutë më 30 tetor dhe Ismajli shihet si mungesë që peshon pasi ka luajtur çdo ndeshje si titullar. Sfida vlen për javën e 11-të të Superiores. Ismajli do të mungojë ndërkohë sepse ka plotësuar numrin e kartonëve. Mbrojtësi i Tiranës u ndëshkua në sfidën e djeshme kundër Laçit. Ismajli mori karton të verdhë në minutën e 31-të dhe plotësoi numrin për një ndeshje pezullim.
Në orët e para të së enjtes së 23 marsit 2023, banorët në qytetin gjerman të Kronberg u zgjuan nga gjumi nga disa shpërthime. Kriminelët kishin hedhur në erë një bankomat të vendosur poshtë një blloku banesash në qendër të qytetit. Sulmi shkaktoi dëme të rënda në ndërtesë dhe detyroi evakuimin e banorëve të saj. Sipas raporteve të mediave lokale, dëshmitarët panë njerëz të veshur me rroba të errëta duke ikur me një makinë të zezë drejt një autostrade aty pranë. Gjatë grabitjes, hajdutët vodhën 130 mijë euro cash. Ata gjithashtu shkaktuan një dëm kolateral në vlerë prej gjysmë milioni…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka vizituar shkollën shqipe “Alba Life” në New York. Ai thotë se kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’. “Kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën shqipe “Alba Life” në New York – një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. Në këto 17 vite, kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’. Me këtë rast, shpërndava 300 abetare për…
Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës. Sipas burimeve në vendngjarje, në automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës. Ndërkohë sipas të njëjtave burime, është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Mjete elektrike që klasifikohen njëlloj me biçikletat, por nga ana tjetër ecin në rrugën e automjeteve, nuk respektojnë sinjalistikat dhe janë kthyer në një problem serioz duke u përfshirë në aksidente të shumta. Të njohura ndryshe si monopatina dhe që kryesisht drjetohen nga të mitur dhe të rinjë, këto mjete përbëjnë një shqetësim të përditshëm për drejtuesit e mjeteve. Kjo për faktin se monopatinat duhet që të qarkullojnë në korsinë e biçikletave, por në shumë raste ata dalin në rrugë apo në trotuare. “Patinat elektrike dhe çiklistët janë në një kategori duke qënë se nëpërmjet nenit 180 apo 188 të…
Një nga personat e plagosur në një sulm me kamion pranë Tel Avivit të dielën ka vdekur nga plagët e marra, sipas spitalit Ichilov në Izraelin qendror. Më shumë se 30 persona u plagosën fizikisht, disa rëndë, kur kamioni përplasi një autobus pranë një baze ushtarake në Izraelin qendror, thanë shërbimet e urgjencës Magen David Adom të vendit. Kur skuadra e mjekëve arriti fillimisht në vendngjarje, ata thanë se tetë persona ishin bllokuar nën kamion. Shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të shpëtonin shtatë persona nga poshtë kamionit me ndihmën e civilëve dhe shpëtuan personin e fundit me ndihmën e…