Author: tirana

UNICEF apo Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka zbuluar në raportin e tij të fundit se 1 në 7 adoleshentë në vendet e Bashkimit Europian vuajnë çrregullime mendore. Po sipas këtij raporti 1/3 e problemeve të shëndetit mendor shfaqen përpara moshën 14 vjeç. “Ne mendojmë që kemi një trend edhe më të lartë të këtij numri në Shqipëri, d.m.th. ne kemi jo 1 në 7 adoleshentë, por ndoshta 1 në 5 ose 6 adoleshentë që përjetojnë problematika të shëndetit mendor. Ka një sërë arsyesh për këtë, ne si shoqëri nuk jemi të edukuar për problematikat e shëndetit mendor.…

Read More

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje, në fshatin Arrën. Një 60-vjeçar është arrestuar në fshatin Arrën në Kukës, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes të tij, si dhe kanoste atë dhe fëmijët e tyre, me armë zjarri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u…

Read More

SPAK grup hetimor edhe në Brazil. Siç bëjnë me dije burime të gazetares Anila Hoxha, një grup prej tre prokurorësh të posaçëm kanë udhëtuar drejt Brazilit pasi një grup i përbashkët hetimor po heton përfshirjen e disa dhjetrave shqiptarëve në linjat e trafikut të kokainës nga Brazili në drejtim të Evropës. Përpos bashkëpunimit tre prokurorët e SPAK, do të marrin pjesë edhe në një konferencë ndërkombëtare. Por gjatë kohës së qëndrimit në këtë shtet, grupi me tre prokurorë pritet të zhvillojnë takime dhe me drejtues të prokurorisë së Brazilit, ku qëllimi është ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore për rastet…

Read More

Kryetari i komisionit ad hoc antikorrupsion Fatmir Xhafaj foli sot në një konferencë me fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion. Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion do të jetë i përqendruar në 3 shtylla: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. Gjatë fjalës së tij Xhafaj tha se shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara më 2016 janë të panegociushme, duke theksuar se Kuvendi duhet të kryejë kontrolle dhe të vlerësojë procesin. “E kam shumë të vështirë të përcaktoj ku është e domosdoshme ndërhyrja. Është e vështirë të përcaktosh në këtë dokument se kush është me rëndësishme. Janë…

Read More

Deputetët e PD-së: Mazhoranca të heq dorë nga përdorimi politik mbi drejtësinë, të shkëputen lidhjet e politikës me kriminim e organizuar dhe të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet Reformë Zgjedhore gjithpërfshirëse bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR. Të martën në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e komitetit të përbashkët mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizm Asociimit. Mësohet se Partia Demorkatike, e ka kritikuar fort draft rezolutën duke bërë edhe propozime konkrete që i përgjigjen situatës që po kalon Shqipëria. Deputetët e Partisë Demokratike, në krye të herës garantojnë angazhim të pakushtëzuar në mbështetje të proceseve…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu është shprehur sot se 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se kujdesi për të moshuarit është objektiv i kësaj qeverie. “Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Read More

Fenomeni i largimit të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së apo drejt kryeqytetit ka prekur më shumë bashkitë e vogla si ajo e Libohovës. Në emisionin “Vendi Im”, kryetari i bashkisë Leonard Hide tregon se pavarësisht reformës së qeverisë për rritjen e pagave, bashkia nuk ia del të gjejë inxhinierë apo topografë. “Nuk është ndjerë reforma e rritjes së pagave për çfarë ne kemi nevojë për specialistë. Kemi nevojë për inxhinierë, inxhinierë hidro, topograf që është shumë e nevojshme dhe e kemi vendin bosh,” tregon sfidat kryebashkiaku Leonard Hide. Si pasojë e largimit të banorëve, në gjimnazin e vetëm të qytetit…

Read More

Libohova ofron disa prej pikave më interesante për të gjithë ata që preferojnë turizmin historik. Është tashmë e famshme Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Labovë që mendohet se është ndërtuar në vitin 551. Në qendër të Libohovës janë sarajet e Myfit bej Libohovës, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Myfit bej Libovova më 1912 ishte përfaqësues i vendlindjes së vet në Kuvendin e Vlorës ku firmos Shpallja e Pavarësisë. Ai është ministri i parë i Punëve të Brendshme i shtetit të pavarur shqiptar. Gjithashtu, ka qenë edhe kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër…

Read More

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, është vendosur data katër nëntor për nisjen e projekt buxhetit për vitin 2025. Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka dhënë “porosi” që socialistët të vijojnë diskutimet në zonat elektorale për platformën e pensionistëve. Po ashtu, është kërkuar angazhim i deputetëve për takimet e kryeministrit me diasporën, Selanik 3 nëntor dhe Londër 24 nëntor.

Read More

SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish nën kryetarin e Bashkisë Kukës Granit Gjana. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e ish zyrtarit në lidhje me akuzën për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. Përfundimisht SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare, në orën 17:00. Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren. Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi mosbindjen civile. Protesta u përshkallëzua pasi deputetë të opozitës u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisë. Kujtojmë se ditën e nesërme…

Read More