”France Football” dorëzon këtë mbrëmje trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris. Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi. Ceremonia starton në orën 20:00, me Realin që ka zgjedhur ta bojkotojë këtë pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, me çmimin e lavdishëm që pritet t’i shkojë spanjollit Rodri. 16-Granit Xhaka 17-Federico Valverde 18-Emiliano Martinez 19-Martin Odegaard 20-Hakan Çalhanoglu 21-Bukayo Saka 22-Antonio…
Author: tirana
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, si edhe ”analizoi” punën e SPAK-ut. Ai vlerësoi punën e organeve të reja të drejtësisë, duke thënë se deri më tani nuk duhet të kemi rezerva. Ngjela duke u ndalur tek arrestimi i Metës, apo edhe masa ”arrest shtëpie” për Berishën, thotë se janë persona me mbështetje shoqërore dhe duhet vlerësuar puna e SPAK, pasi ka goditur në nivele të larta. ”Nuk duhet të kemi rezerva deri tani, por profesionalisht nuk ka qenë aq e lehtë sa mendohet. Nuk janë arrestime që bëhen me fushata. Personat që janë nën akuzë kanë…
Mes tensioneve dhe vijim të mosbindjes civile, në përfundim të seancës plenare, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi njoftoi se nuk mund të ketë seanca normale në Parlamentin e Shqipërisë për sa kohë që nuk do të ketë qeveri teknike. Bylykbashi u ndal edhe tek çështja e anijes me mbetje të rrezikshme që u ankorua sot në portin e Durrësit, duke thënë se normaliteti në Kuvend është i lidhur edhe me të tilla problematika. Sa i përket kontejnerëve me mbetje toksike që u sekuestruan nga Prokuroria e Durrësit, ligjvënësi opozitar kërkoi që i gjithë zinxhiri komandues i Portit të dalë para drejtësisë.…
Artisti Xuxi ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë së famshme, ”Big Brother Kosova Vip 3”. Ai këtë periudhë është komentuar për disa gjëra, të cilat janë shpërndarë në rrjete sociale. Këngëtari duket se nuk ia ka idenë për formatin në të cilin është futur, meqë po i pengojnë shumë gjëra. Në një moment, ‘Vëllai i Madh’ ia ka tërhequr vërejten duke i thënë ta kontrollojë mikrofonin. “Xuxi kontrolloje mikrofonin”, dëgjohet duke i thënë. E artisti shqiptar nuk përtoi t’ia kthente me fjalët: “Boll më mos më lodh *”. Xuxi hyri të premten në BBVK 3, gjersa po atë…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale një javë pas arrestimit. Ndërkohë që Meta reagoi nga burgu me një postim tejet të gjatë, Monika Kryemadhi ishte në seancën plenare në Kuvend. Ajo dallohet teksa lexon në celular reagimin e Metës.
7 ditë pas arrestimit, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku shpjegon arsyet pse u arrestua tani. Meta ia hedh fajin Monika Kryemadhit, duke thënë se “kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit”, duke iu referuar shpenzimeve shëndetësore jashtë shtetit. “Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit. Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më…
Kuvendi ka nisur punimet në një seancë plenare, ndërsa nga opozita janë të pranishëm vetëm deputetët që nuk janë përjashtuar. Deputetët e opozitës hynë pa incidente në seancën që po drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi. Që në momentet e para ata u vendosën te foltorja e Kuvendit duke e bllokuar, ndërsa mbajnë pankarta në anglisht në duar dhe nisën t’i bien tavolinave. Në sallë ndodhet edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Përpara se të futej në seancën plenare, Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ajo akuzoi Ramën se është peshku i madh në…
Deputetët e përjashtuar nga grupi i PD-së, nuk do marrin pjesë në seancën e sotme parlamentare, pasi do të angazhohen për organizimin e protestës së nesërme. Është ky vendimi i grupit parlamentar demokrat, i cili u njoftua nga kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi. “Deputetët e përjashtuar do të shpërndahen menjëherë në kryesitë e degëve të PD për të organizuar protestën e nesërme”. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se deputetë që do marrin pjesë nuk do të lejojnë normalitet në sallën e Kuvendit. “Ata që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar…
Paralajmërimi i Policisë së Shtetit për protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike, është se kushdo që do të bllokojë rrugët do të përballet me pasojat. PD ka njoftuar bllokimine disa akseve të rëndësishme rrugore. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Policia njofton se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale, teksa u ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. “Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr…
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km. Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet në aksin që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës. Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga puna, ku shkruan se do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë. ”U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott. Duke i uruar njëri-tjetrit suksese në detyrat e reja që kanë, ministri Hoxha dhe ambasadori Abbott shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, sidomos sa u përket çështjeve të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të armëve dhe drogës, goditjen e transportit të parave dhe të migracionit të parregullt. Duke theksuar lidhjet politike dhe partneritetin e fortë mes vendeve, ata vlerësuan bashkëpunimin për Dokumentin e Dialogut kundër Krimit të Organizuar (SOC Dialogue) dhe shprehën gatishmërinë…
Topi i Artë është gati të marrë rrugën drejt Mançesterit. Konfirmimi se mesfushori i kombëtares spanjolle të futbollit, Rodri është gati të rrëmbejë trofeun prestigjioz ka ardhur çuditërisht nga Madridi, aty ku prej kohësh po përgatiteshin të shpërthenin fishekzjarrët për sulmuesin e tyre Vinicius Jr. Mediat prestigjoze spanjolle AS dhe Marca konfirmojnë se klubi “Los Blancos” ka vendosur të braktisë ceremoninë e planifikuar për t’u zhvilluar sot në mbrëmje në Paris. Edhe pse emrat e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë ndër pretendentët për të fituar, Merengasit nuk kanë planifikuar asnjë udhëtim në kryeqytetin francez. Përveç dy yjeve të Los…