Author: tirana

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:20, në Valias. 24-vjeçari E. S., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar 63-vjeçaren L. B.. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.

Read More

Mbahet në Tiranë sot dhe nesër takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Diskutimet do të përqendrohen në katër te,ma kryesore: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Hapja e takimit, do të bëhet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Read More

Një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë. Ndërkohë, në Valias një 24-vjeçar ka aksidentuar me makinë një 63-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë: Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës. Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën…

Read More

Opozita ka paralajmëruar sot protestën e radhës, e cilësuar si një nga hapat e radhës të mosbindjes civile. Si pjesë e këtij aksioni, opozita ka bërë me dije se do të bllokojë gjashtë segmente kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri si pjesë e strategjisë së saj dhe do të jenë deputetët e PD-së që do të shpërndahen në 6 akse kryesore duke bllokuar qarkullimin për tre orë. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut. PD ka paralajmëruar bllokimin e ish- Sheshit Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët…

Read More

Shqipëria është ndoshta destinacioi i ri më i famshëm në Evropë. Sipas statistikave vendi mesdhetar ka regjistruar 30% më shumë turistë brenda një viti, shkruan Moritz Maier në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Neue Presse” (FNP). Kryeministri Edi Rama është entuziast dhe po sakrifikon shumë për të.Shqipëria po lulëzon si një destinacion udhëtimi. Vendi ka shënuar rritjen e katërt më të lartë të turistëve ndërkombëtarë në mbarë botën.“Një levë e madhe për prosperitet për vendin ekonomikisht të dobët”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Megjithatë, rritja e turizmit nuk ofron vetëm mundësi zhvillimi – por ajo…

Read More

Zbulohet shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24 vjeç. Sipas burimeve, automjeti ku viktima po vendoste lëndën eksplozive i përket shtetasit Renato Çepa. Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët gjatë gjithë ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një i ri ka humbur jetën nga një shpërthim me eksploziv. Sipas policisë, 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti në pronësi të shtetasit R. Ç., por lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas burimeve zyrtare, “rreth orës 04:10, në lagjen ‘Shënkoll’, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari…

Read More

DASHI Në dashuri, dita është pozitive dhe plot momente bashkëpunimi me partnerin. Nëse jeni beqarë, sot mund të keni një takim interesant. Në punë, yjet ju inkurajojnë të merrni iniciativën: mos kini frikë të guxoni dhe të propozoni ide të reja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 29 tetor 2024), në dashuri mund të ketë disa keqkuptime të vogla, por asgjë serioze: përpiquni të qëndroni të qetë dhe t’i përballoni situatat me durim. Në punë ka ardhur koha për të sqaruar disa çështje të pazgjidhura. BINJAKËT Në dashuri, dita është premtuese dhe plot emocione: përfitoni nga ajo për…

Read More

Reperja e njohur Loredana së shpejti do të vij me një projekt të ri. Ky projekt nuk ka të bëjë me ndonjë këngë të re. Këtë herë Loredanën do ta shohim si një shkrimtare. Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Libri do të publikohet më 18 nëntor të muajit që vjen. ”Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është…

Read More

”Nesër mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë”,-tha Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij. Në fjalën e tij kreu demokrat thekson se opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet nesër e tëra në betejë për të marrë Shqipërinë në duart e saj! “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestarëve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Të kauzës së identitetit, të lirisë së shqiptarëve, kauzës së interesit kombëtar. Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë…

Read More

Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës së tij kundër rivales demokrate Kamala Harris, në një mbrëmje që u shoqërua me fyerje dhe gjuhë të ashpër ndaj saj dhe grupimeve të ndryshme. Në fjalimin që mbajti në qytetin e tij të lindjes Nju Jork, ish-Presidenti përsëriti temën e tij se amerikanët do të jenë në gjendje më të mirë nëse ai fiton. Nënpresidentja Harris e mban fjalimin e saj përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit. Kandidati republikan për president e mbajti fjalimin në Madison Square Garden, një nga arenat më të njohura të…

Read More