Author: tirana

Ndonëse vjen në Tiranë si eurodeputet, Fredi Belerit, është pritur me incidente nga qytetarët. Ai ndodhet në Tiranë si një ndër 10 eurodeputetët që erdhën në Shqipëri në kuadër të takimit të 18-të të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit. Një qytetar i është drejtuar Belerit duke i rikujtuar masakrën e Peshkëpisë, si dhe një nga të vrarët në atë ngjarje të rëndë. Qytetari e quajti Belerin vrasës. “A e mban mend Fatmir Shehun zoti Beleri? Turp të kesh! Rrugac! Vrasës!”, tha qytetari. Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, shënoi një ndër…

Read More

Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së. Në letër Salianji e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës. Ai u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.…

Read More

SPAK ka marrë të pandehur Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pasi Duro licensoi një biznes karburanti në Bilisht që ishtë ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër. “Sektori tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol” Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për…

Read More

Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kontrabanduar nga Greqia, 1637 kuti me ilaçe, për t’i shitur në farmacinë që administronte si biznes familjar. Procedohet penalisht dhe babai i saj, pasi në banesë iu gjetën kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, gjithashtu pa pullë fiskale. Sekuestrohen mallrat. Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se në një farmaci në Bilisht, shiteshin medikamente të kontrabanduara nga Greqia, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Relations”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 39…

Read More

Të paktën 60 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa, në Libanin lindor, thanë për Reuters dy burime sigurie dhe kryetari i bashkisë së Baalbek. Më herët, ministria e Shëndetësisë tha se, bazuar në numërimin e saj të përkohshëm, të paktën 23 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë sot nga “sulmet izraelite” në pesë komunitete në Libanin lindor. Ministria përmendi ndër të tjera fshatrat Al Alak dhe Bodai. E hëna e sotme ishte “dita më e dhunshme për Baalbekun” që nga fillimi i luftës, shkroi guvernatori i distriktit, Bashir Khodr, në platformën X.

Read More

Lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 11:21 me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter sipas Institutit të Gjeoshkencave. Epiqendra është evidentuar 19 km nga Tirana, pranë Shëngjergjit. Deri tani nuk raportohet për dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë më shumë në katet e sipërme.

Read More

Truri është pasuria më e vlefshme që kemi dhe kërkon mbrojtje të veçantë. Ja gjashtë “armiqtë” që mund të ndikojnë negativisht në funksionin njohës, gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj: SheqeriKonsumi i tepruar i sheqerit shkakton inflamacion në tru, duke ndikuar në kujtesë dhe rregullimin e humorit. Aktiviteti i ulët fizikMungesa e aktivitetit fizik ndalon qarkullimin e gjakut në tru, duke ulur funksionin njohës dhe rritur nivelet e stresit. Qëndrimi para ekranitKalimi i tepërt i kohës para ekranit mbingarkon trurin, duke rezultuar në lodhje dhe ulje të fokusit. Bëni pushime të rregullta dhe kaloni disa minuta pa teknologji çdo ditë. Mungesa…

Read More

Vodhi një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7, identifikohet në Kavajë, në pranga 32-vjeçari, me precedent për të njëjtin krim. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur,…

Read More

Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët shpresojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor, si në votimet e hershme që po zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, ashtu edhe kur miliona amerikanë t’u drejtohen qendrave të votimit, javën e ardhshme. Shteti veriperëndimor i Uashingtonit i konfirmoi Zërit të Amerikës të hënën se policia lokale dhe FBI-ja po hetojnë të dhënat lidhur mbi dyshimet se një “pajisje ndezëse” ishte vendosur në një kuti të mbledhjes së votave, në Vankuver, të Uashingtonit, herët të…

Read More

Bombardimet ruse kanë vrarë katër njerëz mëngjesin e së martës në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, njoftoi kryetari i qytetit Ihor Terekhov, në një mesazh në rrjetin social Telegram. Sulmi në qarkun Osnoviansk të qytetit shkaktoi edhe dëme në infrastrukturën civile dhe në shtëpitë e banimit, sipas tij. Ky ishte sulmi i dytë në këtë qytet brenda gjashtë orëve. Nëntë njerëz u plagosën në sulmin e parë, i cili u krye ndaj qendrës së qytetit, ku u dëmtua një ndërtesë historike, tha Terekhov. Në një sulm tjetër, dronët rusë goditën Kievin mëngjesin e së martës, duke…

Read More

Naim Qassem është lideri i ri i Hezbollahut pas vdekjes së Hassan Nasrallah. I lindur në vitin 1953 në Bejrut, Kassem ka qenë një zyrtar i lartë i Hezbollahut për më shumë se 30 vjet. Ai u emërua nënkryetar në vitin 1991 dhe mbeti në detyrën e tij kur Hassan Nasrallah u bë lider një vit më vonë. Qassem ishte anëtari i parë i udhëheqjes së lartë të Hezbollahut që bëri komente televizive që nga vrasja e Nasrallah muajin e kaluar. Ai tha se Hezbollahu do të zgjidhte një pasues të liderit të tij të vrarë dhe do të vazhdojë…

Read More

Identifikohet i riu që mbeti i vrarë në Elbasan. Mësohet se viktimae shpërthimit me eksploziv është identifikuar si Kristi Agron Balukja. I riu ishte duke i vendosur eksploziv makinës së 40-vjeçarit Renato Çepa, por lënda plasëse shpërtheu aksidentalisht, ndoshta para kohe duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Ai ndërroi jetë në spital. Policia njoftoi se rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Është ngritur një grup…

Read More